Rama: Kur është çështja për jetën është Kina, Rusia dhe Turqia ajo që të vjen në ndihmë!
2022-08-26 09:24:46

Foto: RTSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përsëritur kritikat e tij ndaj BE lidhur me integrimin në forumin European Alpbach në Austri me temë "Zgjimi gjeopolitik i BE-së".

Zoti Rama kujtoi se gjatë pandemisë së COVID 19, BE braktisi 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i detyroi ata të shohin drejt Kinës dhe Rusisë për të shpëtuar jetën e popujve të tyre.

Për zotin Rama, Shqipëria mundi të sigurojë vaksinat gjatë pandemisë falë Turqisë dhe Presidentit Erdogan.

“Kemi një pandemi dhe gjithkush po kërkon vaksina dhe jemi në mes të Europës dhe ata mblidhen në Bruksel, shpërndajnë vaksinat dhe nuk e vrasin mendjen për këto 6 vende. Ku ta gjemë ne pastaj? Atëherë do i drejtohemi Kinës dhe Rusisë" tha kryeministri shqiptar.

"Kur është çështja për jetën është Kina, Rusia dhe Turqia ajo që të vjen në ndihmë. Pa presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksina. Si do e mbajë atëherë Europa unitetin e saj?" tha zoti Rama në forumin European Alpbach në Austri me temë "Zgjimi gjeopolitik i BE-së".