Shqipëria blen 40 milionë euro grurë gjatë këtij viti
2022-08-26 10:44:15

Foto:Albeu

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka bërë të ditur se deri në muajin gusht, bizneset shqiptare kanë blerë 102.5 mijë ton grurë. Vlera e kësaj sasie është  4.7 miliardë lekë apo rreth 40 milionë euro.

Importi i grurit  filloi në muajin mars, menjëherë pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, ku fabrikat tentuan të sigurojnë sa më shumë rezerva për muajt në vijim.

Ndërsa, gjatë vitit 2021 u importuan  në total afro 212 mijë ton grur, me vlerë rreth 7 miliardë lekë. Nga viti 2017 dhe në vazhdim, çmimi i grurit të sjellë në Shqipëri ka pësuar rritje progresive. Varësia e Shqipërisë nga importi i grurit është në masën 35% të konsumit.  Importet nga Rusia qëndrojnë në vend të parë, të ndjekur nga Serbia, Franca dhe Ukraina. Ndërsa prodhimi vendas ka ardhur në rënie për shkak të kostove në rritje për fermerët. Sëfundi autoritetet e ministrisë së bujqësisë kanë ofruar skema subvencionimi për fermerët që kultivojnë grurë.(Fatosi)