Kina kryen fluturimin e parë provë të mjetit nënorbital të ripërdorshëm
2022-08-26 19:22:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të premten u zhvillua prova me një mjet të ripërdorshëm nënorbital të prodhuar nga vetë Kina, që shënon fluturimin e parë të suksesshëm testues të këtij lloji nga Kina.

Mjeti u nis "vertikalisht" nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore, bëri të ditur prodhuesja e saj, Akademia e Teknologjisë së Nisjes së Mjeteve e Kinës (CALT) pranë Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirës Ajrore të Kinës (CASC).

Mjeti u ngrit pas inspektimit dhe mirëmbajtjes, dhe më pas përfundoi fluturimin nënorbital në përputhje me procedurën e përcaktuar, duke u ulur "në mënyrë të qëndrueshme dhe horizontale" në aeroportin “Alxa Right Banner” në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore.

Testi i suksesshëm i një mjeti plotësisht të ripërdorshëm dhe jo me një përdorim të vetëm është një dëshmi e mëtejshme e përparimit të madh që ka bërë Kina në teknologjinë e transportit hapësinor.