Hainan do të ndalojë shitjet e makinave me karburant deri në vitin 2030
2022-08-25 14:40:14

Foto: VCG

Provinca ishullore e Kinës Jugore, Hainan, planifikon të ndalojë shitjen e të gjitha automjeteve me karburant deri në vitin 2030. Sipas planit të publikuar nga qeveria provinciale, të gjitha automjetet e reja dhe zëvendësuese në shërbimin publik dhe shërbimet tregtare në Hainan do të përdorin energji të pastër deri në vitin 2025 dhe shitja e automjeteve me karburant do të ndalohet deri në vitin 2030, bën të ditur “Xinhua”.

Plani e ka bërë Hainanin vendin e parë në Kinë që ndalon shitjen e makinave me karburant.

Plani thekson gjithashtu se Hainan do të ofrojë politika preferenciale në taksat e blerjes së automjeteve me energji të re dhe gradualisht do të avancojë përdorimin e energjisë së pastër në lloje të ndryshme automjetesh në provincë. Plani erdhi mes përpjekjeve të vendit për të arritur kulmin e karbonit dhe objektivat e neutralitetit. (Elona)