PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Restoranti kinez Xibei që është prezantuar edhe në OKB
2016-04-14 17:49:58 CRI Komenti juaj Printoni

Restoranti Xibei është një nga restorantët më të famshëm zinxhir në Kinë. Promovues i ushqimit të shëndetshëm dhe bio, Xibei ofron gatime tradicionale të Kinës veriperëndimore.

25 vjet pas themelimit të kompanisë, sot në Kinë ka mbi 60 degë të këtij restoranti dhe janë përqëndruar kryesisht në Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen dhe shumë shpejt Xibei planifikon të shtrihet në nivel global.

Makaronat në restorantit Xibei janë të gjitha të bëra në vend.

Kur dokumentari televiziv "A Bite of China" doli në vitin 2012, bëri që ushqimi tradicional të rifitonte popullaritetin.

Reputacionin më të madh restoranti e ka për makaronat nga tershera, që përgatiten duke shtypur brumin me pëllëmbë dhe duke e rrotulluar në formë tubi. Dhe në fund gatimi duket si një kosh bambuje me rigatoni. Me t'u gatuar, makaronat ngjiten me njëra tjetrën dhe shoqërohen me salcë domatesh.

"I♥莜" është një super simbol projektuar për restorantin Xibei. H&H ndihmoi në themelimin e projektit "Xibei Oat Noodle Village, Serving Food in the United Nations" dhe "A Bite of China Season 2: Hollow Fine-dried Noodles Handmade nga gjyshi Zhang".

Sot, restoranti Xibei është bërë shumë I famshëm në Kinë dhe njerëzit presin në radhë për minuta të tëra për të drekuar apo darkuar atje.

Në nëntor të vitit 2014, Xibei kishte rreth 80 restorante në Kinë. Çdo vit, restoranti mirëpret mbi 20 milionë klientë. Vizitoni i Xibei-t është shërbimi i ushqimit me delikatesë në çdo cep të globit, duke i dhënë këtij emrit një reputacion akoma më të madh.

Misioni i Xibei-t është të shtojë eksperiencat, të mbrojë sigurinë ushqimore dhe të kultivojë zakone të shëndetshme të ngrënies". Ka si synim të shërbejë ushqim të shëndetshëm dhe të shijshëm përgatitur nga përbërës autentikë dhe pa shtesa ushqimore.

Supersimbolet janë super-risi. H&H ka krijuar një symbol të mrekullueshëm për Xibei.

Pse "I♥莜"?

Në fillim një nga problemet ishte nëse të ftuarit e dinin karakterin kinez "莜". Sipas një sondazhi, H&H gjeti se shumë të ftuar nuk e dinin që shqiptimi i "莜" ishte "yóu", dhe disa e shqiptonin "xiǎo".

Për këtë, H&H krijoi një super logo "I♥莜" bazuar në prototipin "I♥NY". Shqiptimi " I♥莜" është "I LOVE YOU".

Çelësi për Xibei është që të bëhet restoranti më i preferuar i klientëve.

Restoranti Xibei u përzgjodh për të përfaqësuar në OKB kuzhinën kineze në vitin 2013. Gatimet nga ky restorant iu servirën disa udhëheqësve të lartë të OKB-së , përfshi dhe sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-moon.

Në vitin 2014, programi televiziv shumë i njohur për ushqimin "A bite of China 2" transmetoi: "Tek Xibei, ju mund të shijoni makarona speciale të bëra vetë me metodën e shpikur nga Gjyshi Zhang"

Menjëherë pas kësaj makaronat dhe kuzhina e Xibei mori një famë të madhe.

Xibei –kuzhina veriperëndimore

Në këtë kuzhinë futen rajonet e Kinës veriperëndimore përfshi atë të Ningxia Hui dhe të Xinjiang-ut. Këto zona konsumojnë ushqim hallall dhe mishi i derrit nuk gjendet në asnjë meny. Në këtë meny kryesojnë gatimet me mish qengji, me shumë proteina. Në Ningxia, mishi zakonisht zihet dhe është tepër i shijshëm. Ningxia ka gjithashtu poçen e saj të nxehtë, por i vetmi mish në meny është ai i qengjit.

Kuzhina e Xinjiang-ut është ndikuar nga vendodhja e saj historike përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Mishi serviret gjithashtu në formë shishkebabi i mbushur me erëza të ndryshme. Perimeve u hidhet zakonisht qimnon si dhe nuk mungon shumëllojshmëria e frutave të thata.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China