PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mozaik kulturor nga Kina
2016-04-07 16:22:10 CRI Komenti juaj Printoni

"Book of Love" hap Festivalin e Filmit të Pekinit

Komedia romantike kineze "Book of Love" do të hapë edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit, që nis më 16 prill. Ai pason për temën romantike filmin "Finding Mr. Right," i cili korri mjaft sukses në Kinë në vitin 2013. Filmi "Book of Love" me regji të Xue Xiaolu do të interpretohet nga Tang Wei dhe Wu Xiubo. Regjizori Xue Xiaolu dhe kasti ka shpenzuar afro 2 vjet për realizimin e filmit.  

Dy të rinjtë dashurohen në distance pasi njeri prej tyre punon në Makao dhe tjetri në Los Angeles. Kjo linjë e skenarit ngjan me filmin "Beijing Meets Seattle" por regjizori Xue thotë se filmi ndonëse ka të njejtën element ka dhe dallimet e veta.

Në filmin "Book of Love" interpretojnë dhe aktorët Paul Chun, Kara Hui, Wang Zhiwen, Lu Yi dhe Liu Zhihong.

Debutimi i filmit në natën e pare të Festivalit të Filmit të Pekinit do të jetë dhe premiere botërore e tij, ndërsa në kinematë kineze ai do të shfaqet më 29 prill.

Dokument për promovimin e filmit kinez jashtë vendit

Autoritetet kineze janë të vendosura të rrisin praninë ndërkombëtare në filmat vendës. Kjo është theksuar në një document të publikuar ditët e fundit lidhur me këtë prani dhe nxitjen e saj. Sipas dokumentit të botuar nga Administrata e Shtetit e Shtypit, Botimeve, Radios, Filmit dhe Televizionit, një producent apo agjent kinematografik kinez i autorizuar për të ngritur jashtë vendit biznesin e filmit vendës do të nderohet me çmim nëse prodhimi i tij kinematografik arrin të ardhura deri në 1 milion yuan, ose 153,400 dollarë amerikanë.

Në document nuk specifikohet sa është shuma që do të jepet , ndonëse është theksuar se çmimi nuk do të kalojë 1% të arkëtimit ndërkombëtar të filmit përkatës. Dokumenti nënvizon se kjo masë merret për nxitjen e sa më shumë prodhimeve kinematografike për të performuar jashtë vendit.

Sipas këtij dokumenti do të ndahen çmime çdo vit për 20 filma kinezë "me performance të spikatur shoqërore dhe ekonomike". Secili prodhim do të marrë "jo më shumë se 6 milion yuan nëse do të përzgjidhet nga komisioni i krijuar nga ky institucion. Për tu seleksionuar për marrjen e një çmimi të tillë, filmi duhet të shihet të paktën nga 100 mijë spektatorë si dhe të realizojë një arkëtim prej 20 milion yuanësh kur të shfaqet në Kinë.

Pritet që në vitin 2016 arkëtimet nga industria e filmit në Kinë të arrijnë në 66 miliard yuan, para parashikimit për të kaluar në vitin 2017 arkëtimet në industrinë filmike të SHBA-së. Kina po përpiqet të forcojë zhvillimin e kinematografisë vendëse,nëpërmjet rritjes së cilësisë.

Giuseppe Tornatore në Festivalin e Filmit në Pekin

Regjizori i njohur Tornatore do të jetë i pranishëm në prill në edicionin e radhës së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Pekin. Ai pritet të marrë pjesë në një forum ku do të diskutohet për bashkëpunimin midis industrisë kineze të filmit dhe asaj të huaj, si dhe për të ardhmen e tregut kinez të filmit.

Kjo nuk është hera e parë që regjizori i njohur viziton Kinën. Ai ishte në Pekin në vitin 2007, kur filmoi një video promocionale për Lojrat Olimpike. Giuseppe Tornatore është i njohur për dashamirësit e filmit të huaj në Kinë, kryesisht për filmat e tij "Kinemaja e re Parajsa", "Malena" apo "Legjenda e 1900-ës". Këtë janar filmi i tij "Everybody's Fine" arriti në kinematë e Kinës. Edicioni i sivjetëm i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Pekin do të zhvillohet nga 16-23 prill. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China