PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KIDA, DMX më bëri të njohur
2015-07-17 10:52:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kida është një këngëtare shumë e njohur. Kida e cila quhet në të vërtetë Orhidea Latifi. Ajo është pjesë e OnRecords, është bërë e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX të mbajtur kohë më parë. Ajo ka debutuar në skenën muzikore me këngën "Murder", videoklipi i të cilës ka skena pikërisht nga ky koncert. Kënga u realizua nga Zzap n' Chriss, kurse teksti është shkruar nga Soulkid.

Ne Prill 2014, Kida publikoi videoklipin e saj të dytë në bashëkpunim me reperin Mc Kresha, të titulluar "Rikthejm Na". Edhe kjo këngë u punua nga top producentët, Zzap n' Chriss, ndersa videoklipi u realizua nga produksioni Imagine Films. Kengetarja KIDA pati gjithashtu sukses në këngën e re "O N'AJER", e publikuar në Korrik 2014. Por viti 2014 nuk mund të mbaronte këtu për Kidën. Më 23 Nëntor u publikua edhe klipi i kenges "MKE RREJT". Pra 3 hite brenda vitit 2014 që dominuan renditjet në faqen teksteshqip.com

Goditja e parë për vitin 2015 vjen në muajin Mars kur publikohet kënga e re "BONI ZO", një tjetër hit i suksesshëm nga Kida.

Ajo jeton në Prishtinë me dy prindërit e saj, motrën dhe vëllain e saj.

Muhamet Elshani është menaxheri i këngëtares së re 17 vjeçare Kida. Orhidea Latifi u bë e njohur gjatë një vizite nga menaxheri i saj në kursin e vallëzimit ku ajo ndiqte. E pyetur nga Meti nëse di të këndojë, ajo nuk ka hezituar ti përgjigjet me Po.

Dhe ja ku është sot, një këngëtare e afirmuar dhe e dashur për publikun falë vetës së saj por edhe menaxherit i cili kujdeset për të gjithë angazhimet e saja, Met Elshani.

E sa i përket muzikës, është pikërisht Zapp-i ose vëllau i Metit, i cili së bashku me Chriss-in në sutdion e ON Records kanë punuar fort për të sjellë në treg një këngëtare si Kida. Ajo shumë shpejt do të sjellë edhe një tjetër këngë me temë dashurie e cila po punohet me videoklip nga IMAGINE Films.

Këngëtarja nga Prishtina, Orhidea Latifi gjatë verës së sivjetme ka mbajtur rreth 15 koncerte si në Kosovë ashtu edhe në rajon. Ajo në publik njihet për një stil të veçantë dhe është shumë e dashur për publikun. Në një intervistë për KultPlus, Kida tregon se krahas këngës gjithmonë ka qenë e pasionuar pas stilit dhe dukjes.

2014-ta është viti i bashkëpunimeve si dhe i debutimit të shumë këngëtarëve të rinj, të cilët lanë gjurmë në këtë vit. Një prej tyre është Orhidea Latifi. Kida u bë e njohur për publikun me datën 20 dhjetor të 2013, gjatë koncerti të DMX-it në Prishtinë ku u prezantua me këngën "Murder". Këngëtarja në një rrëfim për KultPlus, tregoi se si erdhi deri tek bashkëpunimi me menaxherin e saj si dhe arritjet e saj përgjatë këtij viti.

"Bashkëpunim im i parë ka qenë me MC. Kreshën të cilin e ka mundësuar menaxheri im, ka qenë pak e vështirë pasi që unë jam këngëtare e re dhe ai ka menduar që nuk mund t`ia arrijmë qëllimit. Por kur më ka dëgjuar teksa këndoja atij i ka pëlqyer shumë zëri që më pastaj ai e ka përgatit vet tekstin e tij dhe kemi filluar me incizimin e saj. Kjo është një ndër këngët më të dëgjuara dhe është pritur shumë mirë nga audienca", vazhdoi Kida.

"M'ke rrejt" është këngë e cila është lansuar më 22 nëntor dhe është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares. Ajo njëherësh është pjesë e OnRecords dhe për këngët e saj producentë janë Zzap n' Chriss të cilët këngëtarja i falënderon shumë për bashkëpunimin që kanë.

Këngëtarja nga Prishtina, gjatë verës së sivjetme ka mbajtur rreth 15 koncerte si në Kosovë ashtu edhe në rajon.

"Çdoherë kam dashur të jem më "Fashion" dhe tani që nuk kam kohë të merrem vet me dukjen, këtë gjë të rëndësishme për mua ia kam besuar dizenjatorës sime, Donjeta Maculës e cila gjithmonë e di se çka dua dhe i falënderohem shumë", pohoi Kida.

Familja është ajo që i ka qëndruar gjithmonë pranë këngëtares dhe e ka përkrahur atë. Pas përfundimit të shkollës së mesme ajo pretendon ta studiojë dizajnin, që sipas këngëtares ky është pasioni i saj, por asnjëherë duke mos e lënë anash muzikën.

Pasi përmbylli një vit të suksesshëm me shumë projekte, viti 2015 për Kidën do të sjellë më shumë realizime të tjera, ndër to edhe me reperin e ri Mozzik si dhe një album të cilin ajo do e hedh në treg për fansat e saj.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China