PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Janice M. Vidal, "Më njohën zërin, më pas fytyrën"
2015-07-15 15:57:42 CRI Komenti juaj Printoni

Janice këndon Kantopop, Hong Kong English pop, Jazz, dhe R&B . Ajo është motra binjake e Jill Vidal.

Ajo ka lindur në 1982 në Hong Kong. Prindërit e saj janë të ardhur në Hong Kong pasi babai është Filipinas ndërsa e ëma Koreane. Kariera e saj muzikore filloj duke kënduar në një bar. Gjatë 2005-ës ajo performoi në television dhe pati sukses por nuk zgjati shumë pasi në 2009-ën, bababi i saj qëndroi në Hong Kong ndërsa e ëma u largua në Korenë e Jugut.

Në Hong Kong ajo fitoi famë të gjërë pasi ishte e vetmja femër që në 2010-ën zotëronte dy pozicione në top listen e MOOV forever chart. Në një intervist në 2009-ën të bërë në radio nga South China Morning Post, ajo u shpreh se nuk lexonte dot në gjuhën kineze madje përdorte programe të posaçme për ta ndihmuar në shqiptimin e fjalëve. Ajo shtoi se ka 6 vite që është konvertuar në Buddhism.

Gjatë 2004-ës, Vidal u vu re nga media dhe kritikët e artit për talentin e saj. Ajo u zbulua teksa punonte dhe këndonte pjesë për Leon Lai si psh: "Long Distance". Kënga e saj e parë u realizua për Krishtlindje.

Vidal ishte bërë e njohur si këngëtarja misterioze që këndon pjesë të këngëve të Leon Lai, por fytyra e saj akoma nuk ishte bërë e njohur për publikun. Pas 6 muaj reklamime të zërit të saj dhe këngëve, më në fund fytyra e saj u bë publike kur debutoi albumin e saj të ri "Day & Night"në 2005. Vidal fitoi të gjitha çmimet për këngëtaret femra në Hong Kong si: Commercial Radio Hong Kong (CRHK) 2005 Best Female Newbies – Gold, RTHK 2005 Best Female Newbies – Gold, TVB 2005 Best Female Newbies – Gold and Metro Radio I-Tech Metro Best Newbies 2005, etj.

Ajo bëri një tur me koncerte pasi tashmë ajo kish nxjerr edhe albumin e dytë të saj, dhe ky tur nisi në Hong Kong për 4 netë rrjesht dhe u quajt "My First Concert."

Albumi i saj i katërt i tituluar Serving You, u hodh në treg në 2008-ën. Një vit më vonë pasoi albumi i radhës me titull Morning.

Janice Vidal hodhi në treg CD-në me hitet e saja më të mira dhe me këngët e reja në 2009, aty përmblidheshin këngët më të mira të 5 viteve karierë, 34 këng, dhe 17 video. Në prill të 2010-ës, Janice fitoi çmimin për shitjet më të larta. Në 2009 fitoi Hong Kong IFPI Awards . Sikur të mos mjaftohej me kaq, dy albumet e saja 《SERVING YOU》 dhe《WISH》 u vlerësuan me çmimin "top 10 best selling Cantonese albums of 2009".

Janice lëshoi albumin e saj të ri në dialektin Kantonez të titulluar Love Diaries, të cilin e nxorri para koncertit të saj të dytë "Fairy Concert 2010" në koloseun e Hong Kongut më 16 dhe 17 tetor. Ajo gjithashtu performoi MOOV live concert në 11 korrik të 2010-ës, ku këndoi live 5 këngët e saja të reja të albumit të sapo lançuar si dhe këngët e saja më klasike të përpunuara ose të remiksuara. Kënga me JW, "What Men Believe" ka fituar çmimin si kënga më e mirë e vitit në TVB 2010 Jade Solid Gold Music Award. Ajo është një këngëtare shumë e sukseshme dhe e dashur për publikun e gjërë. Ambiciet e saja e kanë shtyrë të eci përpara dhe ajo vazhdon të jetë kërkuese ndaj vetes. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China