PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fansat kinezë të "Game of Thrones"
2015-07-02 14:02:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kur Jon Snow po vdiste nga goditja e një shpate në skenën e fundit të sezonit të pestë të filmit "Game of Thrones", 32 vjeçari kinez u mërzit kaq shumë sa ishte gati të përplaste kompjuterin. Ai mendonte se Snow do të mbijetojne ndaj të gjitha rreziqet. Zeng është programues IT pranë një korporate kineze, njëri nga të shumtët që ndjek me pasion filmat serialë në kanalin televiziv HBO. Publiku kinez i ekranit të vogël filloi ta ndiqte këtë serial, që kur u botua romani fiction i autorit amerikan George R Martin, i cili më pas shërbeu si subjekt i filmit. Por nga media kineze mësohet se vitet e fundit, pas përshtatjes së kësaj drame në serialin televiziv të njohur botërisht "Games of Thrones" simpatizantët kinezë të tij janë shtuar shumë. Madje fansat e filmit kanë krijuar dhe një club, drejtues i të cilit është Bao Zhenyu, i cili thotë se fillimisht u tërhoqën nga kënga "A Song of Ice and Fire"dhe më pas nisën të ndiqnin rregullisht serialet e filmit televiziv. Sipas kritikëve ky serial ofron për publikun kinez të televizionit një alternativë ndryshe nga telenovelat vendëse. Kurse i riu Zeng kur e pyesin përse e pëlqen kaq shumë këtë serial thotë se është ndryshe nga telenovelat vendëse me karakter historik, përsa i përket trajtimit të subjektit. Ndërsa Bao shton se në serialin "Game of Thrones" tregohet me vërtetësi realiteti i ashpër i shoqërisë dhe njerëzimit.

Shumica e fansave të këtij seriali në Kinë nuk kanë janë të rinj. Madje sipas një sondazhi të kryer nga Blog Weekly mbi 45% e kinezëve që ndjekin rregullisht websiten "Ice and Fire Wiki" i përkasin moshës nga 30-39 vjeç dhe jetojnë në metropole si në Pekin, Shangai dhe Guangdong. Si drejtues i faqes së internetit, Bao boton çdo javë një artikull lidhur me këtë film, madje dhe shkrime të fansave kinezë të tij, të cilët përkthejnë artikuj nga media e huaj me temë mbi "Games of Thrones".

Në rrjetet sociale të Kinës si Wechat, fansat e filmit serial mblidhen në profilin "Castle Black" që ka 30 mijë ndjekës. Për të shtuar sa më shumë numrin e fansave të filmit klubi bën dhe përkthime në kinezisht të episodeve të tij , të cilat sipas Bao-s janë shkarkuar rreth 100 mijë herë nga fansat. Shumë nga ata që e pëlqejnë filmin në fakt preferojnë romanin mbi të cilin është realizuar skenari i tij. Në komentet në rrjetet sociale shumë prej fansave kinezë të "Games of Thrones" bëjnë shpesh thuhet se gjejnë disa ngjashmëri midis filmave kinezë fantastikë dhe këtij filmi. Sipas njerit prej tyre në "Game of Thrones" krahasuar me serialin kinez "Jorney to the West" apo dhe serialin "The Lord of the Rings" ka më shumë konflikte njerëzore se sa fuqi magjike. Të lidhur gati në mënyrë të pandashme nga filmi i tyre i preferuar fansat kinezë të "Game of Thrones" presin me padurim që vitin tjetër të shfaqen episode të reja të tij.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China