PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Coco Lee,"E njohur dhe e dashur në të gjithë Kinën"
2015-06-12 19:49:41 CRI Komenti juaj Printoni

Në gusht të 98-ës ajo performoi në një concert në Tajvan me një audience prej më shumë se 30,000 fansa, koncerti i dytë me audiencën më të gjërë në Tajvan, pas atij të Michael Jackson që ka thyer rekordin. Por ajo ka këndua edhe në koncertin për bamirësi të mbretit të pop-it Michael Jackson. Hitet e saja më në zë janë Just No Other Way, Do You Want My Love, Before I Fall In Love e cila u përdor si kolona zanore e filmit "Runaway Bride", Can't get over që e performoi me Kelly Price. Ajo ka kënduar edhe në këngën për bamirësi për të luftuar virusin SARS krah këngëtarëve më në zë të Azis si Wang Lee Hom, Stefanie Sun, Elva Hsiao dhe Jolin Tsai.

Në vitin 2011, Lee deklaroi se do të hapte studio produksioni dhe se do ta drejtonte vetë atë. Po atë vit ajo performoi në koncertin "Booey Lehoo Concert" në Pekin krahas këngëtarëve me famë botërore si The Black Eyed Peas, John Legend dhe Shunza .

Mbi jetën e saj personale mund të theksojmë që ajo ishte më e vogla nga tre fëmijët e familjes së saj. Babi i saj ishte kinezo-indonezian dhe mamaja kineze nga Hong Kongu. Ajo ka dy motra më të mëdha Nancy, e cila ishte dhe menaxherja e saj më parë dhe Carol. Babai i saj ndërroj jetë ende pa lindur Lee. Por kur ajo ishte vetëm 9 vjeç, mamaja e dërgoi sëbashku me dy motrat e saja të jetonin në San Francisco. Gjimnazin e ndoqi në Raoul Wallenberg Traditional High School ku në 1991, ajo përfaqësoi shkollën e saj në Miss Teen Chinatown Pageant, duke e fituar atë. Ajo studioi mjeksi-biologjike në University of California Irvine.

Lee u martua me Bruce Philip Rockowitz, një biznesmen hebro-kanadez. Për dasmën e saj, ajo regjistroi këngën "I just wanna marry u" (në versionin kinez dhe anglisht) e cila u publiku në tetor të 2011-ës.(Raela Hafizi)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China