20150409Palimsest02 |
Organizatorët e edicionit të 5-të të Festivalit ndërkombëtar të Filmit në Pekin njoftuan këto ditë se 15 filma nga vende të ndryshme të botës janë nominuar për çmimet Tiantan. Ndër to janë dhe dy prodhime kinematografike kineze, pikërisht "Wolf Totem" me regji të francezit Jean-Jacques Annaud si dhe filmi " The taking of tiger mountain" me regji të kinezit Tsui Hark.
Ka qenë një përzgjedhje e studjuar mirë dhe shumë kompetitive kjo e edicionit të sivjetëm të Festivalit të filmit të Pekinit, ndër 930 filmat nga 90 vende dhe rajone të ndryshme të botës, të paraqitura për konkurrim.
Filmat e nominuar për çmimet Tiantan
1.- "Belaya, Belaya noch" me regji të rusit Ramil Salakhutdinov
2.-"Bitva za Sevastopol", një bashkëprodhim ruso-ukrainas kushtuar betejës së Sevastopolit
3.-"Deti" bashkëprodhim çeko-sllovak
4.-"El silencio del rio" (Qetësia e lumit) me regji të kolumbianit Carlos Trivino Mamby
5.-"Experimenter" nga regjizori amerikan Michael Alemereyda
6.- Filmi indian me regji të Prakash Babu
7.-"Gruber Geht" me regji të austriakes Marie Kreutzer
8.-"Impermanent" i regjizorit iranian Amir Azizi
9.- "La Scelta" me regji të Michele Placidos
10.- "Love and Peace" e regjizorit japonez Shion Sono
11.-"El comienzo del tiempo" (Nisja e kohës) e regjizorit meksikan Bernardo Arellano
12.-"The Falling" (Rënia) e regjizores britanike Carol Morley
13.-"Je-bo-ja" me regji të koreanojugorit Soonrye Yim.
14.-"Wolf Totem" me regji të francezit Jean-Jacques Annaud
15.-" The taking of tiger mountain" me regji të kinezit Tsui Hark.
Juria e kryesuar nga francezi Luc Besson do të votojë 15 filmat për 10 çmime, ndër të cilët "Filmi më i mirë" dhe "Regjizori më i mirë". Çmimet do të ndahen natën e fundit të festivalit më 23 prill. Organizatorët kanë deklaruar se do të shfaqen në premierë 13 filma të huaj, konkurrues në këtë edicion të festivalit në Teatrin Oriental të Pekinit, ku aktorët dhe stafi i filmit do të parakojë për mediat dhe publikun në tapetin e kuq.
Festivali ndërkombëtar i Filmit në Pekin në edicionin e tij të 5-të do të zhvillohet në Pekin nga 16 deri më 23 prill. Juria e tij e kryesuar nga regjizori i njohur francez Luc Besson, do të votojë për 10 çmime Tiantan, përfshirë dhe atë të "Filmit më të mire" dhe "Regjizorit më të mire".
E fortë gara e sivjetme e filmit në Festivalin ndërkombëtar të Pekinit ku fillimisht u paraqitën 930 filma nga 90 vende dhe rajone të botës, ndër të cilët 122 kinezë janë në garën e çmimeve Tiantan. Shumë prej filmave të përzgjedhur për festival janë të kineastëve të huaj dhe do të shfaqin premierën e tyre në këtë edicionin të festivalit të Pekinit.
Festivali i Pekinit nuk do të jetë vetëm një garë realizimesh kinematografike por në javën e tij do të ofrojë shumë veprimtari. Në kuadër të ditëve të festivalit do të zhvillohen veprimtari të shumta, ndër të cilat ceremonia e hapjes, veprimtaria me temë "Panorama e filmit në Pekin", "Tregu i filmit", "Forumi i filmit" si dhe ceremonia e mbylljes dhe e ndarjes së çmimeve të festivalit. Media të shumta vendëse dhe të huaja tashmë janë akredituar për të ndjekur javën e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Pekin. Por një interes të madh kanë paraqitur dhe përfaqësuesit e industrisë botërore të filmit, ku gjatë pjesmarrjes në festival do të kenë mundësi të shkëmbejnë ide, të nënshkruajnë marrëveshje për prodhime apo bashkëprodhime filmike me homologët kinezë.
Ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së festivalit do të zhvillohen në Qendrën ndërkombëtare të samiteve dhe ekspozitave Huairou, pranë liqenit Yanqi, në periferi të Pekinit. CRI shqip dhe Radio Ejani do të sjellë informacione të shumta gjatë ditëve të festivalit, si dhe do të njiheni me çmimet e tij. (Eda Merepeza)