PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Figurinat– pjesë e artit dhe kulturës kineze
2014-08-14 09:52:59 CRI Komenti juaj Printoni

Në korrik u zhvillua në Uashington Festivali Folklorik Smithsonian, ku ishin të pranishëm artistë dhe artizanë kinezë në këtë veprimtari ndërkombëtare të diversitetit kulturor.

8 koncerte të trupave kineze si dhe 16 artizanë të shquar kinezë, shfaqën gjatë këtij festivali botëror pjesë të kulturës së lashtë të Kinës dhe ruajtjen e kultivimin e saj në ditët tona. Në moton "Tradita dhe Arti i të jetuarit", trupat artistike kineze pas shfaqjeve dhe përfaqësimit dinjitoz në Uashington, vijuan udhëtimin e tyre në Kanada, ku performuan në Qendrën Harbourfront në Toronto.


Foto nga Global Times

Mbi 100 artistë dhe artizanë kinezë praqitën në këtë festival ndërkombëtar traditën kulturore dhe të mjeshtërive të artizanatit në Kinë. Ndër ta ishte dhe Zhang Baolin, mjeshtër artizan i figurinave, i cili nga Pekini solli në këto festival veprat e tij skulpturore në miniaturë. Sipas këtij mjeshtri, arti i figurinave ka një histori mbi 5000 vjeçare në Kinë, ndaj bota duhet ta njohë atë.

Zhang Baolin-ambasador kulturor

Artisti i njohur i figurinave ka udhëtuar në mbi 20 vende të botës duke prezantuar artin e tij. Në festivalin foklorik të Uashingtonit dhe atë të Torontos ai prezantoi figurina të kulturës tradicionale kineze, duke përfshirë Konfucin, 8 të pavdekshmit dhe 12 kafshët simbole të Horoskopit kinez.

"Krahasuar me punimet e tjera, këto mund të konsiderohen si vepra arti të nivelit të lartë, ndaj vendosa ti prezantoj në këto festival folklorike", thotë artisti Zhang.

Figurinat, vepra të skulpturës kineze në miniature zakonisht kanë një gjatësi prej disa centimetrash dhe realizohen me mjete të thjeshta. Ky art e ka fillesën e tij në periudhën e Dinastisë kineze Han (206 p.e.s-220 e.s) dhe përdoreshin gjatë ceremonive tradicionale të sakrifikimit.

Me kalimin e viteve kjo formë e artit u zhvillua më tej dhe figurinat paraqiteshin në mënyra dhe forma të ndryshme në vende të ndryshme. Atëkohë kishte dhe shkolla të figurinave si "Mianren Li" (stili Li i figurinave) i njohur në provincen Shandong dhe "Mianren Zhao" (stili Zhao i figurinave) i njohur në Shangai, që ishin dhe shkollat më të njiohura të artit të figurinave.

"Mianren Tang" dhe "Mianren Lang" jan"Mianren Lang", Zhang shpjegon se si shkollat Lang dhe Tang ndryshojnë nga njera-tjetra, sipas stilit të pikturimit, formave apo stilit të realizimit të figurinave me vizatimin e tyre me stilin xieyi, që do të thotë vizatim me dorë të lire.

Pjesa më e madhe e punimeve të Zhang konsistojnë në figurat historike, pjesë të rëndësishme të letërsisë kineze, por edhe të lidhura me Budizmin, taoizmin dhe konfucianizmin.

Sipas Zhang pavarësisht se kjo është një punë dore apo artizanale , praktikuesit e kësaj zejtarie duhet të kenë njohuri nga kultura, letërsia të kenë vizituar sa më shumë vende me rëndësi historike apo kulturore të vendit.

"Çdo figurine bart një histori. Kur i ekspozoja në vende të huaja veprat e mia të artit, figurinat, më pare u tregoja shkurtimisht të huajve mbi historinë dhe kulturën tone. Më pas ata duke pare ekspozitën e kuptonin se kujt i kushtoheshin figurinat", tregon Zhang. Sipas tij, figurinat shërbejnë si ambasadorë të kulturës kineze në botë, sepse duke mësuar për to shtohet interesi për kulturën kineze.

Karriera e artistit

60 vjeçari Zhang ka nisur të krijojë vepra arti në skulpturë që në fëmijëri. Veprat e tij përfshijnë personazhe të njohur të letërsisë, historisë, përrallave apo legjendave të moçme kineze, por pa munguar dhe figurat nga aktualiteti. Punimet e Zhangut janë bërë të famshme për saktësinë e paraqitjes së portreteve apo të pamjeve nga jeta në vend, për të cilat ai ka marrë dhjetra vlerësime dhe çmime. Figurat në miniature, mes të cilave Buda me 1 mijë duar dhe 1 mijë sy tashmë janë të njohura në mbarë botën.

Grupi i tij i skulpturave paraqet 133 intelektualë të shquar kinezë, që nga koha e lashtë e deri në ditët tona.

Këtë dhunti artistike Zhang nuk e ka trashëguar nga familja e tij, por ai është shumë mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë mësuesi i tij Lang Shao'an, i cili është njëherësh themelues i shkollës "Mianren Lang".

Zhang nisi të krijonte figurinat si një artist profesionist në vitin 1970 dhe për këtë gjatë gjithë veprimtarisë së tij e kanë ndihmuar librat që ka lexuar, personazhet e tyre, njohjen e historisë së Kinës,por edhe të kulturës së lashtë dhe të pasur të saj. Disa nga personazhet e tij janë figura komike, të njohura dhe të dashura për popullin kinez.

Që nga viti 1978 Zhang vazhdon si artist profesionist krijimin e figurinave dhe pas zbatimit të politikës së hapjes së Kinës, veprat e tij janë ekspozuar në dyqane të mëdha por dhe në vende turistike. Madje here pas here atë e ftonin në hotele të frekuentuara nga të huajt për të ekspozuar figurinat e tij, të cilat pëlqehen dhe blihen nga turistët e huaj.

Ruajtja dhe zhvillimi i traditës

Përveç përvetësimit të artit të figurinave nga mësuesi i tij, Zhang ka kontribuar në këtë lloj arti edhe me rijësitë e tij, teknikën e ngjyrosjes së figurinave, realizimin anatomic të tyre, si dhe përdorimin e teknikave kineze të pikturës.

Një nga rijësitë e punës së tij është përdorimi i elementeve shtesë për zbukurimin e disa prej figurinave të tij, si fildishi apo gurët e çmuar.Një nga shembujt është figurina e Budës me 1 mijë duar dhe 1 mijë sy, që Zhang e ka zbukuruar me gurë smeraldi.

Ruajtja e traditës artistike në ditët tona nuk realizohet lehtë, pasi shumë prej figurinave që shiten sot prodhohen nga makineritë modern. Por sipas artistit Zhang ato nuk janë art i vërtetë.

Tashmë Zhang është pjesë e një programi për mësimin e artit të figurinave në komunitet, veçanërisht në shkolla. Ai tregon se ka dhënë leksione për artin e figurinave në Univesitetet Tsinghua dhe Universitetin e Komunikimit. Por tani veprimtaria e tij është fokusuar në shkollat fillore, pasi mendon që dashuria për artin dhe kulturën duhet ngulitur që në fëmijëri, ndaj jep kontributin e tij të çmuar, i rrethuar nga fëmijë që duan të mësojnë këtë art të rrallë.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China