PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mozaik kulturor nga Kina
2014-06-05 15:50:37 CRI Komenti juaj Printoni

Promovohet libri "Shangai 2020"

"Shangai 2020" titullohet libri i Kerry Brown, që flet për ambicjet e këtij qyteti, drejt zhvillimit të tij. Libri u promovua në kuadër të punimeve të Konferencës për ndërveprim dhe krijim të besimit në Azi, të mbajtu pikërisht në Shangai nga 20-21 maj të këtij viti. Në libër flitet për Shangain si një qytet i angazhuar në riogranizimin ekonomik dhe shoqëror që prej fillimit të reformës dhe hapjes së Kinës ndaj botës para tre dekadash. "Në librin "Shangai 2020" flitet për qytetin dhje rolin e madh historik të tij, si një dritare e lidhjes së Kinës me botën-një stacion i takimit mes Lindjes dhe Perëndimit. Në libër flitet me vlerësim për sistemin shëndetësor, atë arsimor të përfaqësuar nga shkollat e larta, flitet për kompanitë inovative si dhe zhvillimin marramendës të sektorit të shërbimeve.

Shangai paraqitet si metropoli kinez ku mishërohen më së miri ndryshimet që sjell reforma. Një vëmendje e veçantë në libër i kushtohet krijimit në këtë qytet të Zonës së Tregtisë së Lirë, në shtator të vitit 2013 dhe perspektivës së madhe të ekonomisë kineze.

Autori i librit "Shangai 2020" Kerry Brown është një njohës mjaft i mirë i Kinës, drejtor ekzekutiv i qendrës së studimeve të Kinës dhe profesor pranë Universitetit të Sidnejit, në Australi. Kerry ka publikuar një numër librash në Kinë bazuar dhe në përvojën e punës së tij disavjeçare në këtë vend.

"Maleficent" shfaqet këtë verë në Kinë.

Aktorja , fituese e çmimit "Oscar" Angelina Jolie interpreton rolin e shtrigës së keqe në filmin e ri, të Disneyt "Maleficent" . Skenari I filmit bazohet në filmin e animuar " Bukuroshja e fjetur" të vitit 1959, porn ë filmin e ri vjen një variant I ri I histories së shtrigës së djallëzuar. Gjatë një interviste aktorja e njohur Jolie ka thënë se fëmijët e saj e kanë nxitur të interpretonte në këtë film, madje e kanë ndihmuar me fantazinë e tyre fëminore të përshtaste zërin e saj në interpretimin e shtrigës.

"Sapo mora në dorë skenarin e filmit mendova fëmijët e mi. I mblodha ata rreth vetes dhe nisa tu tregoj për këtë rol të ri, pasi doja të shihja reagimin e tyre. Reagimi I tyre më preku shumë dhe nisa të kërkoj mendimin e tyre për realizimin e rolit të shtrigës.

Në filmin e ri "Maleficent" do të interpretojë edhe aktorja Elle Fanning në rolin e bukuroshes së fjetur e cila në 16 vjetorin e saj , si pasojë e një magjie bie në gjumë të thellë. Aktorja amerikane takoi të martën mediat në Shangai, ku ka ardhur për të promovuar filmin "Maleficent". Pritet që në 20 qershor filmi të shfaqet në Kinë ,ndërsa në 31 maj filmi "Maleficent" u shfaq për here të pare në SHBA.

Sotheby i interesuar për koleksionistët kinezë

Sotheby i sheh koleksionistët e rinj kinezë të artit si një potencial në tregun e antikuareve. Sotheby' zhvilloi të dielën në Pekin ankandin e pare të artit bashkëkohor në Kinë. Evelyn Lin shefe e artit bashkëkohor aziatik pranë Sotheby's, tha për mediat se arti bashkëkohor po bëhet gjithnjë e më popullor për koleksionistët e rinj kinezë të artit. Në ankandin e së dielës së Sunday's u paraqitën 50 vepra në picture të artistëve kinezë ,mes të cilave "Pylli natën " nga Zao Wou-Ki, e vlerësuar me 24 milion yuan (3.9 milion dollarë amerikanë) , dhe "Festa e familjes " nga Liu Xiaodong, e vlerësuar me 6.5 milion dollarë amerikanë.

Dhjetorin e kaluar një vepër abstrakte e piktorit franko-kinez Zao arriti vlerën rekord 89.68 milion yuan në ankandin e Sotheby's, zhvilluar në Pekin. Ankandi i së dielës ishte pjesë e Ekspozitës së shitjeve të pranverës 2014 të Sotheby's në Pekin, ku u përfshinë vepra të piktorëve kinezë por dhe vepra nga Pablo Picasso, Henri Matisse dhe Sanyu. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China