PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
David Beckham, Ricky Martin pjesëmarrës në 'China Music Awards'
2014-04-28 15:11:55 CRI Komenti juaj Printoni

David Beckham, Ricky Martin pjesëmarrës në 'China Music Awards'

Ceremonia e 18-ë e 'China Music Awards' u mbajt në Macau të mërkurën e kaluar.

Në total 37 çmime u dhanë për këngëtarët kinezë.


Coco Lee

Ish-futbollisti profesionit David Beckham prezantoi çmimin "Këngëtarin kinez më popullor në botë" i cili i shkoi këngëtares së muzikës pop, Coco Lee.

Ndërkohë këngëtari Ricky Martin u shpall si "Artisti me ndikimin më të madh në Azi."

Pas kuintave këngëtari tha se ndiente mjaft përgjegjësi për çmimin.

"Të ftohesh dhe të marrësh një çmim të tillë në Kinë, do të thotë shumë për mua, për rajonin e Karaibeve, për njerëzit në ishulli tim. Unë erdha këtu me dashuri dhe pasion nga Puerto Rico, nga vendi im."

Këngëtari nga Tajvani David Tao ishte një tjetër fitues i madh i mbrëmjes.

Ai mori çmimin "Këgëtari më i mirë mashkull" si dhe atë të "Këngëtarit më të talentuar".


Li Yuchun

Këngëtarja kineze Li Yuchun mori çmimin "Këngëtarja më e mirë femër" dhe "Këngëtarja me ndikimin më të madh në Azi."

Li u shpreh shumë gëzuar për çmimin dhe foli për projektet e rinj.

"Dy vitet e fundit kam bërë punë të ndryshme, por ndërkohë kam shkruar shumë këngë dhe jam duke punuar për albumin tim të ri. Kam ardhur sot këtu me punën time të fundit. Jam shumë e gëzuar për këto dy çmime të mëdha."

Kitaristi i Guns N Roses premton një album të ri

Axl Rose, i vetmi pjesëtar themelues i grupit Guns N Roses, u nderua me çmimin e karrierës gjatë ndarjes së Çmimeve Golden Gods.

Kitaristi i grupit 'hard rock', Richard Fortus lajmëroi publikimin e një albumi të ri së shpejti.

"Ne jemi duke punuar mbi të. Dhe shpresojmë të kemi një album të ri së afërmi. Me siguri vitin tjetër."

Guns N' Roses publikoi në vitin 2008 albumin "Chinese Democracy".

Këtë herë grupi thotë se është duke punur mbi këngë të turnet të tyre të fundit në Amerikën Latine.

Pop China


Eason Chan

Eason Chan - You listen to me

Khalil Fong - Special pople

Stefanie Sun – Best Days of my Youth

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China