PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ora e botës
2014-04-17 18:24:29 CRI Komenti juaj Printoni

Ora e botës është një program i Fondit Botëror për mbrojtjen e Natyrës (WWF), sipas së cilës individë, qytetarë të zonave të ndryshme, ndërmarrje dhe qeveri, për një orë të vetme nga 20:30 deri në 21:30 të shtunën të fundit të marsit, çdo vit duhet të fikin dritat. Kjo është një veprimtari e përkrahur masivisht për të ndihmuar ruajtjen e klimës. Lëshimi i mëtejshëm i dyoksidit të karbonit ka shkaktuar pasoja negative në shëndetin e qytetarëve në botë. Ndaj edhe vetë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për lëshimin e dyoksidit të karbonit, ndaj mund të pakësojnë ndikimin e tij në natyrë.

Kur ju shëtisni në mbrëmje në qytetin plot dritë, shihni kudo godina të ndriçuara me drita shumëngjyrëshe. Dritat përdoren për zbukurimin e qytetit, por pemët e mbushura me drita nuk mund të rriten mirë, si pasojë e ndikimit të energjisë elektrike. Edhe pemët ashtu si njerëzit duhet të marrin frymë, gjatë ditës apo natës, por varja e dritave nëpër pemë mund ti shkatërrojë ato.

Në vitin 2009, sipas revistës australiane "Universal", mbi 70% e njerëzve të botës janë dëmtuar nga ndotja që krijon ndriçimi, ndërsa 20% e tyre kanë probleme me shikimin. Në Europë, SHBA, dhe Japoni, i kushtohet vemendje ndotjes që shkakton ndriçimi. Në SHBA është krijuar një shoqatë për mbrojtjen nga ndotja që shkakton ndriçimi .

Ndotja e dritave mund të shkaktojë dëme në ekosistem. Për shembull, ndriçimi artificial mund të dëmtojë insektet dhe zogjtë, për shkak se drita e fortë ndikon procesin normal të shumëzimit të tyre. Ndërkohë, insektet dhe zogjtë mund të digjen nga ndriçimi i firtë dhe temperatura e lartë që ai shkakton.

Zogjtë shtegtarë e humbin drejtimin për shkak të ndotjes nga dritat. Sipas statistikave amerikane,numri i zogjve që ngordhin çdo vit nga ndotja e dritave arrin në 4 deri në 5 milionë. Prandaj, vullnetarët e shoqatave kanë bërë planin e mbrojtjes së zogjve shtegtarë, duke i sugjeruar qytetit Toronto në Kanada dhe disa vendeve të tjera të rrugës së migrimit të zogjve shtegtarë që të mbyllin dritat e panevojshme për të pakësuar përqindjen e ngordhjes së zogjve.

Gjatë Eskpozitës Botërore të Shangai-it, u shfaqën projektet më të përshtatme të ndriçimit të qytetit. Brenda kësaj zone, të gjitha dritat nuk kanë drejtim nga qielli, pasi ato mund të ndikojnë negativisht te avionët . Përveç kësaj, për të ruajtur jetën e qetë të qytetarëve, ndriçimi është zgjedhur i butë.

Më 29 mas, Serbia zhvilloi veprimtarinë "Ora e botës", për të gjashtin vit rradhazi. Në këtë vend të Evropës Juglindore, në kuadër të kësaj veprimtarie vetëm disa pallate mbyllën dritat nga ora 20:30 deri në orën 21:30, ndërsa qeveria i ftoi qytetarët të mbrojnë mjedisin.

Në krahasim me vitet e kaluara, sivjet Serbia e përhapi nismën "Ora e botës" edhe në rrjetin social Facebook. Qeveria serbe bëri thirrje që qytetarët të bënin foto për ta kujtuar këtë veprimtari dhe më pas në adresën e qeverisë në Facebook do të zgjidhen fotot më të bukura.

Veprimtaria "Ora e botës" të sivjet është përkrahur aktivisht nga mbi 60 qytete, 73 organizata jofitimprurëse dhe 5 shkolla fillore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China