PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez 2014. Shenja e Miut dhe e Kaut
2014-01-02 15:07:55 CRI Komenti juaj Printoni

CRI shqip dhe Radio Ejani 106 FM sjellin për dëgjuesit dhe vizitorët e faqes sonë të internetit dhe në rrjetin social facebook, Horoskopin kinez të vitit 2014. Çdo të enjte ju do të mësoni parashikimin e fatit për të 12 shenjat e zodiakut kinez, një ndër më të lashtët në botë. Një traditë e radios sonë që edhe këtë vit shpresojmë të ngjallë interesin tuaj.

Horoskopi kinez bazohet në 12 shenja kafshësh. Ata janë miu, kau, tigri, lepuri, dragoi, gjarpëri, kali, delja, majmuni, gjeli, qeni dhe derri.

Të 12 shenjat bazohen në vitin e lindjes.

Dita e parë e vitit yjor kinez është muaji i Tigrit, i quajtur ndryshe si fillimi i pranverës. Muaji i tigrit nis çdo vit rreth datës 4 shkurt.

VITI I KALIT

Viti 2014 është viti i Kalit. Kali është një nga kafshët e preferuara të njeriut . Përpara se të shpikeshin automobilët, kuajt ishin një mjet transporti i mirë dhe i shpejtë. Kali nuk është vetëm simbol i udhëtimit, por dhe shenjë e suksesit dhe e shpejtësisë. Kalit i pëlqen të ndihmojë të tjerët. Ai lufton me këmbëngulje për lirinë, pasionet e tij dhe të qenit lider. Në vitin e Kalit të gjitha shenjat do të kenë një axhendë të ngjeshur dhe shumë plane për të realizuar. Sipas horoskopit kinez orët e Kalit variojnë nga 11.00 deri në 13.00 dhe ato karakterizohen nga ngrohtësia.

Kali është shumë i lidhur me të nxehtin, zjarrin dhe ngjyrën e kuqe. Ata që i përkasin shenjës së Kalit i pëlqejnë veprimtaritë shoqërore, pasi duan të nxjerrin veten në pah. Mjaft shoqërore dhe e çmendur pas të kuqes, shenja e Kalit është ndër më romantiket në horoskopin kinez.

Personat që i përkasin shenjës së Kalit janë të përkushtuar ndaj veshjes, të sjellurit dhe të folurit. Në teorinë kineze të pesë elementeve, Kali i përket grupit të zjarrit.

MIU

Shenja e parë e horoskopit kinez është Miu, që në gjuhën kineze quhet "Shu".

Kësaj shenje i përkasin të gjithë ata që kanë lindur në vitet 1936, 1948,1960,1972,2984, 1996 dhe 2008.

Karakteristikat e Miut

Ambicioz por i ndershëm, Miu nuk krijon miqësi afatgjata, por shkon më shumë me shenjën e Dragoit dhe Majmunit. Të lindurit e shenjës së Miut janë shumë shoqërorë dhe u pëlqejnë daljet me shoqërinë, jeta e natës. Në karakter Miu rri në mbrojtje dhe është mjaft dyshues. Të tjerët lidhen shpejt me personat e shenjës së Miut dhe u besojnë atyre çdo gjë, por kujdes se Miu e shfrytëzon konfidencën tuaj.

Miu është sa gjakftohtë aq indiferent, sa manipulues aq dhe i zgjuar. Të lindurit në këtë shenjë kanë aftësi për biznes dhe për zgjidhje të shpejta, pasi nuk dorëzohen kurrë para vështirësive. Miu nuk shpenzon pa ndonjë arsye të fortë dhe e ruan shumë paranë. Në lidhje dashurie Miu është mjaft i dobët dhe i pavendosur, pasi nuk shpreh emocione të fuqishme. Duke qenë egoistë dhe xhelozë personat e shenjës së Miut dashurojnë me pasion dhe janë shume besnikë deri posesivë ndaj partnerit.

Njerëz të famshëm të shenjës së Miut janë Louis Armstrong, William Shakespeare, George Washington, Marlon Brando, Johann Strauss dhe Tchaikovsky.

Miu në vitin 2014

Kali nuk ka marrëdhënie të mira me Miun, ndaj fati i personave që i përkasin shenjës së miut, gjatë vitit 2014 nuk do të jetë i mire. Sipas horoskopit kinez, Miu është shenjë uji, kurse Kali është shenjë zjarri.

Viti 2014, viti i Kalit bën pjesë në vitin e dytë të ciklit të zjarrit. Kjo do të thotë që nëse shenja juaj ka patur fat dhe sukses gjatë vitit 2013 dhe në vitin 2014 do të ketë mbarësi. Në të kundërt, nëse gjatë 2013 keni patur fat të keq, përgatituni që edhe në 2014 të keni probleme.

Pjesa më e madhe e veprimtarisë së Miut gjatë vitit 2014 do të jetë e lidhur me lekët dhe miqësinë. Personat e shenjës së Miut do të kenë mungesë energjie gjatë 2014-ës.

Karriera

Gjatë vitit 2014 karriera e Miut nuk do të jetë shumë pozitive. Kjo ndodh sepse Miu dhe Kali nuk kanë marrëdhënie të mira. Karriera e Miut gjatë 2014 do të jetë a paqëndrueshme. Ata mund të kenë shance për punë, por në distanca të largëta. Gjithashtu mund të shfaqen mundësi për një punë të re. Nëse nuk i pranoni sfidat, ju do të humbitni shancin për ndryshim.

Nëse ankoheni për punën që keni, ju nuk do të jeni të lumtur në ambjentet e saj. Edhe pse mund të ndërroni pronar apo vend pune, nuk do të ndodhë ndonjë ndryshim pozitiv tek ju. Marrëdhëniet tuaja me të tjerët gjatë vitit të Kalit nuk do të jenë të shumta. Ju këshillojmë të tregoheni të duruar dhe të mos konfliktoheni me të tjerët. Përndryshe ju do të hasni pengesa gjatë karrierës.

Paratë

Për shenjën e Miut do të ketë rritje të të ardhurave gjatë vitit 2014. Personat e shenjës së miut do të kenë mundësi për të fituar lekë, por duhen shumë përpjekje për ta realizuar këtë. Përpjekjet për përmirësimin e gjendjes financiare do të jenë të lodhshme dhe nuk do të ndjeheni të lumtur për këtë.

Njerëzit e shenjës së miut kanë nevojë për shumë njohuri për të menaxhuar financat e tyre. Ata do të shqetësohen lidhur me ndonjë investim të mundshëm gjatë vitit 2014. Nëse do ju nevojiten partnerë për investime është mirë të bashkëpunojnë me persona të shenjës së Majmunit apo të Dragoit. Ata mund tu ndihmojnë të përballoni presionin e Kalit dhe të ruani shëndetin.

Dashuria

Marrëdhëniet dashurore për shenjën e Miut gjatë vitit 2014 do të jenë të varfra. Meshkujt e shenjës së Miut kanë më shumë mundësi të takojnë partnere. Ju mund të arrini sukses në kërkim të dashurisë, nëse do të shmangni konfliktet me miqtë.

Nëse jeni single dhe në kërkim të dashurisë, hapi i pare është të shpenzoni lekë për veprimtari me shoqërinë. Ju mund të takoni apo të njihni dikë që jeton larg jush, ndaj për ta takuar atë duhet të udhëtoni me makinë. Ekziston mundësia që të njihni dikë me anë të internetit.

Nëse do të kini fat, gjatë vitit 2014 do të jeni tepër i zënë me dashurinë. Nëse jeni tashmë i dashuruar do të shpenzoni kohë për të ruajtur lidhjen tuaj. Ndërsa nëse jeni i martuar mund të bëni plane për pushime me personin e dashur. Për aq kohë sa personat e shenjës së Miut do të kontrollojnë temperamentin e tyre, marrëdhënjet dashurore do të jenë mjaft të mira.

Shëndeti

Për të shtuar fitimet gjatë vitit 2014, njerëzve të shenjës së Miut do të konsumojnë shumë energji, lodhje mendore. Viti i Kalit do të jetë i ngarkuar me punë, ndaj duhet të gjeni kohë për të pushuar. Nëse gjatë vitit të kaluar keni patur shqetësime të veshkave dhe sistemit kardiovaskular, duhet të kontrolloni shëndetin dhe të parandaloni përkeqësinim e tij.

KAU

Kau,që në gjuhën kineze quhet "Niu" është shenja e dytë e horoskopit kinez.

Kësaj shenje i përkasin personat e lindur në vitet 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009.

Karakteristikat e Kaut

Personat e lindur në shenjën e Kaut janë të duruar, por dhe shumë frymëzues për të tjerët. Ata shkojnë mjaft mirë me Gjarprin dhe Gjelin, por shkojnë keq me Delen.

Të lindurit në këtë shenjë janë analitikë dhe konstruktivë, janë persona me këmbë në tokë dhe me shumë vullnet. Ata nuk nxitohen në marrjen e vendimeve. Shpesh herë u pëlqen të mos varen nga të tjerët dhe duan një ambjent miqësor pune. Personat e kësaj shenje janë të vendosur, me energji dhe të besueshëm.

U pëlqen të vlerësohen nga të tjerët. Janë shumë të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre. Në marrëdhëniet me të tjerët të lindurit në shenjën e Kaut janë të ndershëm dhe besnikë. Në lidhjet intime u mungon romantizmi, por nëse Kau gjen partnerin e duhur e dashuron marrëzisht. Kau nuk e duron dot mashtrimin, ndaj bëhet shkatërrues për personin që e mashtron.

Personat e kësaj shenje janë shumë punëtorë dhe nuk e humbasin kohën kot. Njerëzit kanë shumë besim tek të lindurit e kësaj shenje. Në shoqëri ata janë të besueshëm dhe kanë miq të vërtetë. Dallohen për organizatorë të mirë dhe janë shumë të rregullt.

Persona të famshëm në shenjën e Kaut janë Charles Chaplin, Napoleon Bonaparti, Johann Sebastian Bach, Paul Newman dhe Clark Gable

Kau në vitin 2014

Jemi në vitin e Kalit dhe siç dihet Kau ashtu si Kali jeton në një fermë. Por duket se Kali është më i privilegjuar nga njerëzit se sa Kau, ndaj ky i fundit mund të bëhet xheloz për Kalin.

Mes tyre marrëdhëniet nuk janë shumë të mira. Në horoskopin kinez, Kau është shenjës Toke, kurse Kali shenjë Zjarri.

Karriera

Viti 2014 është i mbarë për karrierën e njerëzve që i përkasin shenjës së Kaut, ndaj ata e përqëndrojnë vemendjen tek karriera. Nëse do të dalin probleme në marrëdhëniet profesionale Kau i përballon me ndihmën e të tjerëve.

Karriera e Kaut do të jetë shumë më e mirë se gjatë vitit 2013. Njerëzit e shenjës së Kaut janë shumë punëtorë dhe nuk ankohen lehtë. Për këtë arsye shefi i ngarkon me punë jashtë orarit dhe kanë pak kohë të lirë.

Paratë

Fati në para për vitin 2014 për Kaun është pak a shumë i njejtë me vitin e kaluar.

Ai mund të kërkojë një punë të qëndrueshme apo rritje rroge. Nuk këshillohet të investoni, por mund të investoni në pasuritë e paluajtshme.

Dashuria

Njerëzit e shenjës së Kaut kanë marrëdhënie të mira me të tjerët dhe mundësi për takime sentimentale gjatë vitit 2014. Marrëdhëniet dashurore të Kaut në 2014 do të jenë të vështira, pra do të jetë e pamundur për lidhje afatgjata dashurore.

Nëse jeni i dashuruar apo i martuar kushtojini më shumë vemendje partneres. Dashuria tek njerëzit e shenjës së Kaut është plot dyshime, kritika dhe pakënaqësi. Ndaj ju këshillohet të jeni tolerantë, të pranoni dhe të falni personin që ju dashuron. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur konfliktet mes jush.

Shëndeti

Kau di si të kujdeset për shëndetin. Megjithatë nëse udhëtoni gjatë vitit 2014 duhet të kujdeseni për shëndetin.

Ju këshillohet të jeni të kujdesshëm nëse ngisni makinën, që të shmangni aksidentet. Gjithashtu ju këshillohet të bëni ushtrime fizike dhe të pushoni më shumë këtë vit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China