PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez (4)
2013-05-03 16:20:27 CRI Komenti juaj Printoni

GJELI

Shenja e dhjetë e zodiakut kinez është Gjeli që në gjuhën kineze quhet Ji. Ju do t'i përkisni shenjës së Gjelit nëse keni lindur në vitin 1945, 1957, 1969, 1981, 1993 dhe në vitin në vazhdim, pra në vitin 2005.

Pionier në shpirt, ju jeni të devotshëm në punë dhe kërkues në njohuri. Jeni egoist dhe egocentrik. Lepujt ju turbullojnë. Gjarpri dhe Kau të mrekullueshëm për ju.

Personat e lindur në shenjën e Gjelit janë krenarë, të vendosur, të devotshëm dhe shohin vetëm përpara. Atyre u pëlqen të dijnë dhe të mësojnë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos paraqiten asnjëherë si injorantë. U mungon diplomacia dhe takti dhe thonë çfarë kanë në mendje pa marrë parasysh pasojat. Gjelat urrejnë të qenit kontradiktorë, nuk gjejnë arsye tek të tjerët dhe besojnë mënyrën e vet si të vetmen mënyrë zgjidhjeje. Kanë një personalitet të hapur dhe mund të jenë shumë miqësorë dhe të këndshëm. Ata punojnë shumë dhe janë të mirë në grumbullimin e informacionit dhe përdorimin e tij për të mirën e vet. Ata mund të jenë të pangopur, por janë skajshmërisht të devotshëm dhe të ngrohtë. Gjelat e vlerësojnë partneritetin, megjithëse nuk besojnë te të tjerët, por presin që të tjerët të kenë besim tek ata. Duan që lidhja të zgjasë përgjithmonë, ndonëse e kanë të vështirë të jetojnë me dikë, pasi më shumë kërkojnë sesa japin. Kanë shumë njohuri, por jo shumë shokë.

Stina më e mirë e kësaj shenje është vjeshta dhe muaji i vitit për ta është Shtatori.

Punët më të përshtatshme: berberë, kirurgë, drejtorë, muzikantë, edukatorë.

Persona të famshëm të lindur në shenjën e Gjelit: Riçard Vagner, Katerina e Madhe, Katerin Hepbërn, Kipling, Enriko Karuzo.

Horoskopi për vitin 2013, Gjeli.

Një vit shumë i mbarë për të lindurit në shenjën e gjelit, mendohuni se çfarë dëshironi të arrini konkretisht në jetë dhe do të keni sukses. Kini besim në aftësitë tuaja. Mos u përpiqni t'i zgjidhni të gjitha gjërat vetë, lërini dhe kolegët apo miqtë tuaj t'ju ndihmojnë, vetëm kështu mund të arrini rezultate të kënaqshme, por duhet të keni durim, pasi efektet nuk do të vijnë menjëherë. Ajo që duhet të evitoni është krenaria.

Dashuria

Nëse jeni beqar duhet ta ndani me veten tuaj nëse doni apo jo të qëndroni vetëm. Nëse jeni në një marrëdhënie kini kujdes nga xhelozitë. Herët gjatë vitit do të kaloni një kohë me të vërtetë argëtuese me shumë festa dhe takime të me persona të rinj të cilët janë shumë interesantë. Mendohuni nëse doni ta vazhdoni lidhjen me personin që keni në krah, nëse nuk është partneri i duhur më mirë hiqni dorë e mos i zvarritni gjërat. Gjatë fundit të vitit përpiquni të kontrolloni xhelozinë tuaj dhe shmangni sjelljet e papëlqyera në marrëdhënien tuaj. Ka rëndësi thelbësore që jut ë keni besim tek partneri për të vazhduar më tej.

Puna

Do të keni një vit të mbarë në punë, ndoshta mund të nisni dhe biznesin tuaj dhe të arrini stabilitet ekonomik. Ju jeni personi më i aftë për biznes në mesin e të gjitha shenjave të tjera të horoskopit.

Nëse mund të qëllojë që nuk do të kaloni një ditë të mbarë në punë, bëhuni më i durueshëm dhe mos hiqni dorë vetëm prej një momenti jo të mirë, ditë më të mira do të vijnë.

Paratë

Viti 2013 ju gjen me stabilitet ekonomik dhe mire është që gjatë kësaj kohe të mblidhni para për një ditë të keqe.

Shëndeti:

Do të keni pak vështirësi me frymëmarrjen si pasojë e alergjive, kosultohuni me një specialist të fushës. Nëse konsumoni duhan problemi i alergjisë mund të përparojë më shumë. Ka shumë rëndësi që të jetoni shëndetshëm, dhe të kujdeseni për dietën dhe ushtrimet. Gjithashtu përpiquni të eleminoni stresin.

Këshilla e vitit: Përpiquni mos të jeni shumë idealist. Nëse do jeni më realist mund t'i arrini qëllimet tuaja.

Qeni

Qeni është shenja e njëmbëdhjetë e Zodiakut kinez dhe në gjuhën kineze quhet Gou. Ju do t'i përkisni shenjës së Qenit nëse keni lindur në vitet 1946, 1958, 1970, 1982, 1994.

Besnikë dhe të ndershëm ju punoni mirë me të tjerët. Bujarë të lindur dhe nganjëherë egoistë. Duhet të kërkoni një Kalë ose Tigër. Rrini larg Dragoit.

Personat e lindur në shenjën e Qenit janë shumë besnikë, pëlqejnë rutinën dhe rrethin e vet të rehatshëm. Janë gjithmonë në lëvizje. Njerëzit e shenjës së Qenit nuk janë egoistë, por u pëlqen të jenë mes njerëzve. Ata kanë natyrë optimiste dhe e shikojnë jetën si një rast, megjithatë do të rrezikonin vetëm kur të besonin plotësisht. Kanë nevojë për ndjenjë dhe butësi dhe janë gjithmonë të etur për kënaqësi. Sidoqoftë kanë nevojë të drejtohen dhe të vëzhgohen, pasi po t'i lësh të vendosin vetë, ata mund të egërsohen. Romantikë dhe të dashur në pjesën më të madhe të jetës, ata parapëlqenë miqësinë dhe do të donin të arrinin platonizmin e tyre. Ata janë aq të ndjeshëm, sa të tjerët mund t'i lëndonin lehtë. Xhelozia dhe natyra e tyre dyshuese mund të sjellin ngandonjëherë shkatërrimin e marëdhënieve të tyre. Në biznes ata mund të përballen me çdo sfidë, por u nevojitet mbështetja e kolegëve. Ata punojnë mirë në ekip, bëjnë plane të kujdesshme dhe kanë shumë durim.

Stina më e mirë për Qenin është vjeshta dhe muaji i tyre Tetori.

Profesionet e përshtatshme: juristë, doktorë, profesorë, priftërinj, shkencëtarë, arkitektë.

Njerëz të famshëm: Sokrati, Benjamin Franklin, Uinston Çurçill, Majkëll Xhekson, Vladimir Lenin, Viktor Hugo.

Horoskopi kinez 2013, qeni.

Është një vit shumë i rëndësishëm për të reflektuar, që të mos përsëritni gabimet e së shkuarës, por mësoni nga to dhe përpiquni t'i korrigjoni. Jeni shumë besnik dhe punëtor, këtë vit do të kërkoni për më shumë stabilitet për ju dhe familjen tuaj. Do të keni shumë sfida dhe së bashku me to do të vijnë mundësitë.

Dashuria:

Analizoni marrëdhënien tuaj, dhe komunikimi është shumë i rëndësishëm. Diskutoni me partnerin tuaj për problemet në çift, vetëm me komunikim mund të zgjidhni diçka. Pas kësaj, marrëdhënia juaj do të bëhet më e fortë. Përveç kësaj, ju jeni një nga shenjat më besnike të zodiakut kinez.

Më herët gjatë vitit do të jetë koha më e mirë për të reflektuar për lidhjen tuaj, do të përpiqeni ta përmirësoni dhe do të ndryshoni atë që duhet për një lidhje më të fortë. Periudha prill-maj, mund të sjellë një dashuri të vjetër. Stina e verës do të jetë e mbushur me shumë punë dhe ndoshta nuk do të keni mundësi të shpenzoni shumë kohë me partnerin. Fundi i vitit do të jetë i mbushur me surpriza. Përpiquni të dilni sa më shumë, mos qëndroni gjithë kohën ne shtëpi, shkoni në festa të ndryshme me miqtë, pasi nëse jeni beqar në këto festa ju dop të gjeni partnerin e jetës.

Puna

Fokusohuni tek puna dhe mënjanoni shpërqëndrimin. Mundohuni të gjeni balancën në punë dhe në jetën tuaj personale, dhe mos i ngatërroni të dyja bashkë. Nëse keni bërë gabime në të kaluarën, mësoni prej tyre. Jeni shumë konkurrues dhe profesionist, këto do t'ju ndihmojnë të keni arritje dhe suksese në vendin e punës. Nëse keni dëshirë të studioni ky vit do të jetë i përshtatshëm.

Paratë:

Fokusohuni tek përgjegjësitë tuaja dhe evitoni problemet me paratë. Përqëndrohuni tek puna dhe paratë do t'ju vijnë dhe situate juaj financiare do të jetë më e mirë se vitin e kaluar.

Shëndeti

Mund të keni probleme me stomakun këtë vit, veçanërisht nëse keni shumë stres gjatë ditës. Hani shëndetshëm, evitoni yndyrnat dhe ushqimet pikante. Merruni me sport. Stresi mund t'ju shkaktojë dhimbje koke. Ndoshta mudn të keni dhe ndonjë problem me veshët si pasojë e ndonjë infeksioni.

Këshilla e vitit: Mësoni nga gabimet e së shkuarës dhe ecni përpara në jetë.

DERRI

Shenja e dymbëdhjetë e zodiakut kinez është Derri që në gjuhën kineze quhet Zhu. Ju do t'i përkisni shenjës së Derrit nëse keni lindur në vitin 1947, 1959, 1971, 1983, 1995.

Fisnikë dhe kalorsiakë. Miqtë tuaj do të jenë të përhershëm, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do të jeni preh e grindjeve martesore. Shmangni derrat e tjerë. Martohuni me një lepur.

Personat e lindur në shenjën e Derrit janë naivë, të thjeshtë dhe kryesisht me këmbë në tokë. Ata kërkojnë të dinë gjithçka rreth vetes dhe janë shumë lakmiqarë, duke i vënë gjithçkaje një çmim. Megjithatë ata janë trima dhe punëtorë, por vetëm për të siguruar nevojat dhe lumturinë e tyre. Cilatdo qofshin motivet, sinqeriteti i tyre është i padiskutueshëm. Ata janë të organizuar shumë mirë, të shoqërueshëm dhe i përmbahen parimeve, si dhe presin nga të tjerët të bëjnë të njejtën gjë. Kjo të krijon përshtypjen sikur ata janë kokëfortë e dëgjojnë vetëm veten e tyre dhe nuk i marrin lehtë këshillat e mbrojtjen e të tjerëve. Njerëzit e shenjës së Derrit janë të ngrohtë dhe bëjnë çdo gjë që partneri i tyre të jetë i lumtur, për sa kohë që e ndjejnë se lidhja e tyre nuk është bërë monotone. Ata kanë nevojë për një partner që t'u krijojë atyre liri dhe hapësirë, por një të tillë rrallë e gjejnë. Janë popullorë dhe kanë shumë shokë, por nuk është e zakonshme të gjesh një person të shenjës së derrit në biznes, pasi ata pëlqejnë të jenë të drejtuar nga të tjerët. Megjithatë, janë tipa që punojnë fort. Atyre nuk u pëlqen të rrezikojnë dhe bëjnë plane për sigurinë. I kushtohen qejfit, pëlqejnë udhëtimet dhe kanë shumë hobi. Falin shumë dhe i gëzohen paqes dhe qetësisë.

M

uaji më i mirë i Derrave është nëntori dhe stina e tyre vjeshta.

Profesionet e përshtatshme: arkitektë, shefa, punonjës të shërbimit civil, këshilltarë, juristë.

Njerëz të famshëm të shenjës së Derrit: Maria Kalas, Henri Ford, Bismark, Ernest Heminguei, Tomas Xheferson.

Horoskopi kinez 2013, Derri.

Ky është një vit për të mësuar. Viti 2013 është viti kur ju duhet të nisni me planifikimn e të ardhmes dhe të shqetësoheni më shumë për të, fokusohuni në atë që doni me të vërtetë. Do t'ju duhet të bëni disa ndryshime nëse kërkoni të keni sukses, mos i fshihni ndjenjat tuaja, bëni atë që mendoni se është e drejtë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të jeni të lumtur.

Dashuria

Është një vit shumë i mbarë për dashurinë, ju do ta doni shumë personin që do keni në krah. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me krenarinë, veçanërisht me partnerin, përpiquni të kuptoni më shumë dhe evitoni keqkuptimet. Flisni më shumë bashkë, komunikimi është çelësi.

Më herët gjatë vitit do të keni shumë ftesa nëse jeni beqar. Maji do të jetë muaji kur duhet të konsideroni ndjenjat tuaja për partnerin, do të vendosni nëse e doni me të vërtetë, e nëse po marrëdhënia do vazhdojë e qetë. Fundi i vitit do të jetë koha më e përshtatshme për të gjetur partnerin e jetës. Ai do të shkojë në çdo festë që jeni e ftuar dhe ju dhe do të gjeni një person të veçantë që fati ka vendosur për ju.

Puna

Duhet të jeni më i përgjegjshëm dhe praktik në punë që të mos keni probleme këtë vit, gjithashtu mënjanoni kohën e humbur kot dhe shpërqëndrimin. Nëse kuptoni që nuk jeni plotësisht i kënaqur me punën tuaj, mos hiqni dorë përpara se të keni oferta të tjera.

Paratë

Nuk do të keni probleme me paratë. Nga ana tjetër nuk do t'i shpenzoni kot.

Shëndeti

Mund të keni probleme me shëndetin, por nuk do të jenë serioze. Gjithsesi duhet të bëni një kontroll të përgjithshëm. Qëndroni larg stresit, pasi mund të bëjë që të keni dhimbje koke dhe rënie flokësh.

Merruni me sport sa më shumë që të jetë e mundur dhe mos konsumoni përqindje të lartë yndyrnash.

Këshilla e Vitit: Mundohuni organizoni jetën tuaj, mendoni se cilat janë qëllimet tuaja këtë vit dhe punoni për arritjen e tyre.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China