PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez (pjesa3)
2013-04-25 20:12:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kali

Kali është shenja e shtatë e horoskopit dhe në gjuhën kineze quhet Ma. Ju do t'i përkisni shenjës së Kalit, nëse keni lindur në vitet 1942, 1954, 1966, 1978, 1990. 2002.

Popullorë dhe tërheqës për seksin e kundërt. Shpesh janë të paduruar dhe pretenciozë. Kanë nevojë për praninë e njerëzve. Martohen herët me Tigër ose Qen. Mos u martoni kurrë me Miun.

Karakteristika të Përgjithshme

Të lindurit nën shenjën e Kalit kanë një natyrë pasionante dhe shpirt luftarak. Ata kanë një pushtet të veçantë për të bindur dhe nxisin simpati dhe zili te të tjerët. Ata kanë nevojë të ndryshojnë, të udhëtojnë dhe të zgjerojnë horizontin e tyre. Janë agresivë, ambiciozë dhe, megjithësë duken si egoistë në fakt janë shumë bujarë, të kuptueshëm e të kujdesshëm. I kanë qejf thashethemet dhe bisedat. Atyre u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe, përsa kohë janë në qendër të vëmendjes, janë të lumtur, në rast të kundërt ndjehen keq dhe mërziten. Të lindurit e shenjës së Kalit janë të zjarrtë, të pakontrollueshëm dhe impulsivë, si dhe e ndryshojnë shpejt gjendjen emocionale. Mund të jenë energjikë, me zemër të mirë dhe zakonisht janë të lumtur dhe të gëzuar.

Përsa i përket dashurisë, Kali është i butë dhe romantik. Nëse nuk i kushtoheni me pasion, ai mërzitet. Atyre u pëlqen të joshen dhe u gëzohen të gjitha aspekteve të dashurisë, por nganjëhërë janë dashnorë që u mungon durimi dhe priren të ngatërrohen në trekëndësha dashurie. Kali si person është i devotshëm, por jo shumë besnik dhe kalon nga një lidhje në tjetrën i bindur se kjo e fundit do të jetë e përgjithmontë deri herën tjetër! Të lindurit e kësaj shenje nuk janë shumë të interesuar për biznes, pasi janë më shumë të dhënë pas festave. Ata janë mendjelehtë kur vjen puna tek paraja, sepse u pëlqen të jetojnë sot për sot. Kanë shumë miq të devotshëm e të vërtetë. .

Stina më e mirë Vera dhe muaji i parapëlqyer Qershori.

Profesionet e përshtatshme për shenjën e Kalit: Shoferë, gazetarë, aktorë, mësues, politikanë.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Kalit: Eduardi VIII, Theodor Rusevelt, Frederik Chopin, Isak Njuton, Franklin D. Rusevelt etj.

Horoskopi për vitin 2013, Kali.

Ky është një vit ku duhet të mësoni shumë përpara se të nisni qëllimet tuaja. Reflektoni nga gabimet e së shkuarës dhe punoni sa më shumë për t'i korrigjuar ato. Në mënyrë që të përmirësoheni si individ duhet të punoni për ta njohur më mirë veten tuaj, dobësitë dhe epërsitë tuaja. Hiqni dorë nga marrëdhëniet që nuk ia vlejnë dhe fokusohuni në persona positivë dhe që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mendoni për të ardhmen tuaj dhe çfarë doni të bëni me jetën tuaj. Mos u merakosni shumë për mendimet e të tjerëve dhe veproni sipas logjikës dhe dëshirës suaj.

Dashuria

Duhet të fokusoheni më shumë tek marrëdhënia juaj. Mendoni për diçka më serioze në një marrëdhënie. Nëse jeni beqar ky vit do të jetë me shumë fat në dashuri, me shumë mundësira për gjetjen e personit të duhur. Më mirë në një lidhje të tregoheni sa më natyralëm mos u shtirni. Viti nis mirë, me shumë festa e darka me miqtë, por bëni kujdes me alkoolin.

Periudha e fundit të vitit do të jetë sensitive. Mendohuni mire para se të shprehni mendimin tuaj dhe kontrolloni veprimet tuaja.

Puna

Do të jeni shumë të zënë me punë, e hera-herës mund të ndjeni lodhje, megjithatë me punën do t'ju vinë dhe mundësirat e reja. Në ambjentin e punës fokusohuni dhe bëhuni person i përgjegjshëm.

Paratë

Ndoshta do të keni një vit jo shumë të mirë nga ana ekonomike, pasi do të keni tendencën e shpërdorimit të parave. Përpiquni të vendosni një buxhet mujor dhe mos blini artikuj apo sende që nuk ju hyjnë në punë. Mos u bëni shumë impulsive në biznes, pasi jo të gjitha mundësitë mund të jenë të mira.

Shëndeti

Praktikoni një mënyrë të shëndetshme jetese dhe shumë ushtrime. Nëse keni ndonjë shqetësim shkoni menjëherë tek mjeku. Mund të keni probleme me stomakun këtë vit, kujdesni me ushqimet që konsumoni

Këshilla e Vitit: Mendoni më shumë për veten tuaj dhe bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë, mos mendoni se si të bëni të tjerët të kumtur, por fokusohuni tek lumturia personale.

Dhia

Shenja e tetë e horoskopit është Dhia dhe në gjuhën kineze quhet Yang. Ju do t'i përkisni shenjës së Dhisë, nëse keni lindur në vitet 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003

Elegantë dhe krijues, ju jeni të turpshëm dhe parapëlqeni anonimitetin. Një i lindur i shenjës Dhia shkon më shumë me të shenjës Derri dhe Lepuri, por kurrë me një të shenjës Kau.

Të lindurit në shenjën e Dhisë janë tipa të ndjeshëm me natyrë të butë e me karakter e temperament të qetë. Ata janë gjithashtu të kujdesshëm, optimistë dhe inteligjentë. Personat e kësaj shenje nuk kanë qejf të dëgjojnë thashetheme, por ta gjejnë vetë të vërtetën. U mungon ambicia, vetëbesimi dhe nuk ndjehen rehat në botën e jashtme, ndaj ata pëlqejnë të krijojnë mjedisin e tyre të rehatshëm që i bën ata të ndjehen më të sigurt. Nuk u pëlqen të ndryshojnë asgjë brenda mjedisit të tyre dhe nuk shqetësohen ndojëherë për të kaluarën ose të ardhmen. Ata jetojnë për çastin dhe për ato që kanë, jo për ato çfarë do kenë. Ata janë krijues, miqësorë, u gëzohen takimeve me miqtë dhe veprojnë gjatë gjithë jetës së tyre me qetësi dhe me rregull. Janë shumë të pavarur dhe u pëlqen liria që kanë. Të lindurit e shenjës së Dhisë janë të sinqertë dhe janë gati me gjithçka që munden të ndihmojnë të tjerët. Ata janë personat më romantikë nga të gjitha shenjat dhe kanë aftësinë t'i bëjnë partnerët e tyre të ndjehen të dashuruar dhe të kërkuar prej tyre. Ata janë dashnorë aventurierë dhe u pëlqen të eksperimentojnë në lidhje me seksin. Por, megjithatë, ata rrallë krijojnë lidhje të gjata e të qëndrueshme dhe kanë shumë të dashur gjatë gjithë jetës së tyre. Meqë nuk interesohen shumë për paratë, rallë i sheh të bëjnë biznes. Nuk janë dembelë, por nuk do të punonin me orë të gjata nëse puna nuk bëhet për të ndihmuar të tjerët. Janë zemërmirë dhe i respektojnë të tjerët.

Stina më e mirë është vera dhe muaji i preferuar është Korriku.

Profesionet e tyre: presentatorë, aktorë, punonjës në mjekësi e në reklamë.

Të famshëm të kësaj shenje: Mark Twain, Alexandër Graham Bell, Thomas Edison, Michelangelo etj.

Horoskopi kinez 2013, Dhia

Duhet të jeni më i drejtpërdrejtë. Këtë vit do të keni shumë mundësira të mira, mos i çoni dëm. Përpiquni të keni më shumë pavarësi, dhe mos u varni nga të tjerët. Ka ardhur koha ju të merrni në dorë vetë jetën tuaj, vendimet merrini bazuar në përvojat e mëparshme dhe mos lejoni frikën t'ju mposhtë.

Dashuria

Në dashuri, do të keni një vit të mrekullueshëm. Nuk përjashtohet dhe mundësia e ndonjë martese, nëse jeni beqar. Megjithatë fillimi i vitit do të jetë i mbushur me stres, si pasojë e një diskutimi, përpiquni ta zgjidhni problemin sa më parë.

Maji do të jetë muaj i mirë në sektorin e ndjenjave për ata që janë beqarë, ose gjeni një dashuri të re, ose rilidheni me një dashuri të vjetër.

Stina e verës do të jetë stina ku dashuria mes jush do të konsolidohet. Mundohuni të tregoheni i qetë dhe i matur, nxitimi nuk është i mirë.

Puna:

Puna do të ketë pak vështirësi këtë vit. Do t'ju duhet të punoni shumë për të përfunduar detyrat e caktuara nga eprorët tuaj, nëse nuk punoni si duhet ndoshta dhe mund ta humbisni punën. Megjithatë mos u merakosni se oferta më të mira pune do të trokasin. Përpiquni të jeni më i hapur me të tjerët dhe t'i dëgjoni më shumë ata.

Paratë

Ky vit do të jetë më i mirë se vitin e kaluar përsa i përket parave. Nuk do të keni probleme financiare.

Shëndeti

Shkoni menjëherë tek mjeku nëse vini re ndonjë simptomë të çuditshme pasi mund të ketë lidhje me ndonjë problem të së shkuarës. Mos u shqetësoni, çdo gjë do të përfundojë mirë, por ju duhet të kujdeseni për veten tuaj. Ndoshta do të keni dhimbje koke si pasojë e stresit ditor. Dilni sa më shumë, shkoni në kinema, dilni me miqtë etj.

Këshilla e Vitit: Mos jini kokëfortë.

Majmuni

Majmuni është shenja e nëntë e horoskopit dhe në gjuhën kineze quhet Hou. Ju do t'i përkisni shenjës së majmunit nëse keni lindur në vitet 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004.

Ju jeni inteligjent dhe lehtë ndikoni të tjerët. Jeni njeri i suksesshëm, por hutoheni dhe shkurajoheni lehtë. Duhet t'i shmangeni Tigrit. Kërkoni Dragoin ose Miun.

Personat e shenjës së Majmunit janë krijues, të zgjuar, të fortë e mendjemprehtë. Ata mbarojnë nga kënaqësia të jenë në qendër të vëmendjes e që të tjerët të flasin për ta. Majmuni është më i shkathti nga të gjitha shenjat dhe krijon skema e manipulon për të gjetur rrugën e tij. Ata kanë një tru e mendje të hollë e nëse nuk janë gjithnjë të mençur, prapë zgjuarsia nuk u mungon. Ata të vënë shumë në lojë dhe gjithnjë mundohen të përfitojnë nga armiqtë e vet. Mund të jenë të çorganizuar, tepër të lëvizshëm, nervozë, por janë zemërmirë dhe nësë pa dashje lëndojnë dikë ndjejnë seriozisht keqardhje. Ata janë si mendërisht ashtu edhe fizikisht të shëndetshëm dhe kur vjen puna për sfida e bëjnë të qartë që janë të zotët dhe se do veprohet sipas mënyrës së tyre. Nëse kërkoni t'i sfidoni, ata preken shpejt dhe tregohen gjaknxehtë. U pëlqen të dominojnë dhe urrejnë rutinën. Kur u mbushet mendja për diçka nuk ka burrë nëne që t'u dalë përpara.

Majmuni ka qejf risinë në lidhje, ndaj dhe marrëdhëniet personale nuk janë shumë të qëndrueshme. Ata kanë nevojë të ndjehen të dashuruar e të kërkuar dhe s'pranojnë refuzime ose tradhëtira, bile do të largohen që me shenjën e parë të konfliktit. Por, sido që të jetë, ata janë të gjallë, të guximshëm e të dashur. Ata nuk dinë ta ruajnë shumë paranë. Punojnë shumë, kanë mendje të fortë dhe janë planifikues të mirë. Janë lidera të zotët dhe s'para i pranojnë gabimet e veta, gjithënjë do të fajësojnë të tjerët nëse diçka shkon keq.

Muaji i preferuar është gushti dhe stina e tyre vjeshta.

Ata ndërrojnë shpesh profesion dhe kanë qejf të merren me punë ku suksesi arrihet pa shumë mundim. Punë të tyre janë: terapistë, gazetarë, mësues, mjekë, gjeologë, teknikë.

Të famshëm të kësaj shenje: Leonardo De Vinci, Mick Jagger, Julius Caesar, Elizabeth Taylor, Charles Dickens, James Stewart and Harry S. Trueman.

Horoskopi kinez 2013, Majmuni.

Do të keni një vit të mbarë falë talentit dhe humorit tuaj. Ky vit do të jetë i suksesshëm në çdo fushë. Jeni një person shumë i shoqërueshëm dhe miqtë e pëlqejnë karakterin tuaj.

Dashuria:

Ju jeni shenja më romantike e zodiakut kinez, dhe i merrni seriozisht marrëdhëniet e dashurisë. Nëse jeni beqar ka ardhur koha që të gjeni një partner të përshtatshëm për ju, pra të kërkoni për gjysmën tuaj. Fillimi i vitit është një muaj kyç për nisjen e një lidhjeje.

Maji do të jetë një muaj i mirë për forcimin e lidhjes suaj. Debatet që mund të keni pastur në lidhjen tuaj do të hidhen pas krahëve, duke iu mundësuar një lidhje shumë më cilësore me partnerin. Në fund të vitit mund t'ju shfaqen disa probleme me partnerin për shkak të xhelozive.

Puna:

Këtë vit duhet të jeni i përgjegjshëm dhe të përmbushni detyrat, që të mund të fitoni besimin e shefit dhe të ecni përpara në karrierën tuaj.

Paratë:

Megjithëse paratë nuk do të jenë në fokusin tuaj këtë vit, duhet të bëni kujdes me shpenzimet e tepërta. Organizoni dhe ruani faturat, mos shpenzoni më shumë se sa duhet.

Shëndeti:

Do të jeni pre e gripeve dhe ftohjeve. Merrni më shumë vitaminë C, duke konsumuar më shumë ushqime që përmbajnë vitamina. Kini kujdes me dietën, ushqehuni shëndetshëm me shumë fruta e perime.

Këtë vit do të kontrolloni nivelin tuaj të stresit, edhe pse ndoshta do të ketë raste kur do të ndiheni pa humor, kjo gjë do të kalojë.

Këshilla e Vitit: Përpiquni t'i ndani gjërat më shumë me të tjerët dhe do të shihni që sa më shumë jepni, aq më shumë do të merrni.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China