PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez, surprizat për vitin 2013
2013-04-18 19:42:05 CRI Komenti juaj Printoni

LEPURI

Lepuri është shenja e katërt në horoskopin kinez dhe quhet Do.

Të lindurit në shenjën e Lepurit i përkasin viteve 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011.

Karakteristikat e përgjithshme

Shenja më me fat. Gjithashtu janë të talentuar dhe të komunikueshëm. Miqësorë, por edhe të turpshëm. Kërkojnë paqen gjatë gjithë jetës së tyre. Martohu me Delen ose Derrin. Largoju Gjelit.

Të lindurit në shenjën e Lepurit janë të kujdesshëm, të mendueshëm dhe të rezervuar. Ata kërkojnë paqe dhe qetësi gjatë jetës së tyre. Ata janë të qartë, diplomatikë dhe kanë aftësi të lexojnë qëllimet e njerëzve. Të lindurit e kësaj shenje janë gjithashtu të ngrohtë, me moral, miqësorë, të besueshëm dhe kujdesen për të tjerët. Ata kanë shumë miq, janë shumë të organizuar dhe kanë një natyrë të egër që e bën të vështirë t'i shtrosh në familje. Kështu mos mendoni se është e lehtë për të përfituar nga ata. Ata ndikohen shumë lehtë, janë emocionalë dhe i ndërrojnë gjendjet emocionale shumë shpejt. Pëlqejnë të mësojnë sekrete që i mbajnë për vete.

Në dashuri janë të paqëndrueshëm dhe kapriçiozë dhe nuk priren nga aventura dhe as nga pasioni. Ata janë tipa që preken shpejt. Njihen si dashnorë të sjellshëm, kërkojnë simpati dhe romantizëm dhe janë të moralshëm e besnikë deri në fund. Lepuri gëzon periudha të gjata qetësie dhe, nëse gjen partner që e respekton këtë gjë, lidhja e tyre zgjat. Lepujt dallohen në biznese krijuese dhe janë diplomatë në marrëdhënie me të tjerët. Me besimin dhe natyrën e tyre të ngrohtë, ata janë të respektuar dhe admirohen në punën e tyre. Ata punojnë shumë, por nuk e pëlqejnë rutinën. Ata kanë shumë miq dhe të dashur, me të cilët i pëlqen të kalojnë kohën e të shquhen në festa.

Profesionet e tyre më të mira: kimistë, llogaritarë, kuratorë, politikanë, tregtarë arti, floristë, punonjës të turizmit.

Muaji i parapëlqyer është marsi dhe stina më e mirë për ta është pranvera.

Njerëz të famshëm të shenjës së lepurit: Mbretëresha Viktoria, Andi Warhol, perandor Shi Huangdi (Ndërtuesi i Murit të Madh Kinez), Agatha Christie dhe Albert Ainstein.

Surprizat për vitin 2013

Dashuria

Të lindurit e shenjës së Lepurit nëse përfundojnë një marrëdhënie, menjëherë nisin një tjetër. Megjithatë, ata janë besnikë dhe të kujdesshëm dhe zakonisht marrëdhëniet me një Lepur zgjasin tërë jetën. Dashuria për vitin 2013 për Lepurin paraqitet e mirë dhe e qetë.

Puna:

Zakonisht Lepuri është shumë kurioz dhe ka dëshirë ta ndryshojë shpesh ambientin e punës. Ai gjithnjë është në kërkim të arritjeve dhe sukseseve në sferën profesionale. Ky vit do të jetë i suksesshëm për të lindurit e shenjës së Lepurit.

Shëndeti:

Përsa i përket shëndetit ky vit nuk do jetë aq i mirë sa viti i mëparshëm. Mundohuni t'i qëndroni larg stresit dhe bëni vizita mjekësore. Mundohuni të hani shëndetshëm, reduktoni sasinë e yndyrnave dhe sheqerit. Merruni me sport.

Këshilla për këtë vit: Fokusohuni tek jeta e shëndetshme dhe mos kërkoni që të keni gjithçka nën kontroll.

DRAGOI

Shenja e pestë e horoskopit kinez është Dragoi qe quhet Long. Ju do t'i përkisni shenjës së Dragoit, nëse keni lindur në vitet 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000.

Ju jeni ekcentrikë dhe keni një jetë komplekse. Keni një natyrë pasionante dhe jeni të shëndetshëm. Martohu me Majmunin ose Miun në periudhën e vonme të jetës. Shmangiu Qenit.

Të lindurit në shenjën e Dragoit janë magjepsës, të veçantë dhe nuk kalojnë asnjëhërë pa u vënë re. Ata janë madhështorë dhe me besim në vetvete, por mund të sillen ndonjëhërë dhe si snobë e arrogantë. Ata pëlqejnë gjërat e reja, por edhe mërziten shpejt me to. Të lindurit e kësaj shenje janë tepër energjikë, jetësorë dhe kanë qejf të duken. Njerëzit e shenjës së Dragoit janë me humor, argëtues dhe bujarë me miqtë e tyre, megjithëse gjithnjë me temperament të nxehtë. Ata janë njerëz të nderuar, kërkues dhe zakonisht fitojnë respektin e të tjerëve. U pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe është e vështirë t'i frikësosh. Ata u gëzohen shumë sfidave dhe situatave të vështira. Janë të padurueshëm, të nxituar dhe priren të harxhojnë energjitë e tyre. U pëlqen natyra. Nuk janë shumë shtëpiakë, por u pëlqen mjedisi i tyre dhe e ruajnë me forcë atë që zotërojnë. Dragojve u pëlqejnë shumë aferat dhe situatat e rrezikshme. Ata kanë më shumë të dashur se të gjitha shenjat e tjera të horoskopit të marra së bashku. U pëlqejnë lavdërimet dhe kanë nevojë të kenë shumë miq.

Lidhjet personale shpesh u bëhën monotone, por nëse gjejnë personin e duhur ato do ta adhurojnë atë në mënyre aq posesive dhe me xhelozi, sa ai do të ndjejë sikur po mbytet. Dragoi pëlqen të admirohet, prandaj zgjedh dhe profesione që ia mundësojnë këtë gjë. Ai dëshiron ta ketë të organizuar jetën e vet dhe të njerzve që e rrethojnë. Do që të jetë shef i vetes dhe ka shumë miq.

Profesionet e dragoit: aktorë, presidentë, kryetarë, sipërmarrës, politikanë, specialistë mjedisi.

Muaji i parapëlqyer prilli dhe stina e tyre pranvera.

Njerëz të famshëm të shenjës së dragoit: Lewis Karroll, Kery Grant, Mae West, John Lennon, Sigmund Freud, Salvador Dali etj.

Horoskopi kinez 2013 për Dragoin

Këtë vit do të keni një vit më me fat se vitin e kaluar, shumë projekte do të përfundojnë me sukses. Viti 2013 është viti i realizimit të shumë prej ëndërrave tuaja.

Dashuria

Do të jeni më shumë i fokusuar në çështjet e punës. Mundohuni mos e neglizhoni partnerin dhe përpiquni të gjeni mënyra për të balancuar dashurinë dhe aspektet e tjera në jetën tuaj. Këtë vit do të preferoni më shumë sukseset ekonomike dhe të karrierës sesa ato në dashuri. Fillimi i vitit do të jetë i mbarë për gjetjen e dashurisë dhe nisjen e një lidhjeje të re. Çelësi i lidhjes suaj këtë vit do të jetë komunikimi. Mos përsërisni gabimet e së shkuarës në një lidhje. Periudha e verës do jetë një periudhë rilindjeje, ku do t'i lini pas shumë probleme të së shkuarës. Në fundin e vitit do të kaloni kohë të veçantë me personin tuaj të zemrës. Udhëtimet nuk do të mungojnë këtë vit.

Puna

Viti 2013 është një vit i mirë për investime, do të jeni i rrethuar nga persona inteligjentë që do t'ju japin këshilla shumë të vlefshme për arritjen e qëllimeve tuaja.

Paratë:

Këtë vit nuk do keni probleme me paratë, por përpiquni të zgjeroni burimet e të ardhurave tuaja. Këtë vit ju do të keni shumë mundësira për të bërë para dhe do të keni stabilitet ekonomik.

Shëndeti:

Mundohuni sa më shumë relax. Provoni një shëtitje në mal ose në park dhe mos u mbyllni tërë ditën në shtëpi. Eleminoni yndyrnat për të kontrolluar qarkullimin e gjakut. Merrni më shumë vitamina dhe ushqehuni shëndetshëm.

Këshilla për këtë vit: Përpiquni të përfundoni të gjitha gjërat e lënë përgjysmë.

GJARPRI

Shenja e gjashtë e horoskopit kinez është gjarpri, që quhet She. Ju do t'i përkisni shenjës së Gjarprit, nëse keni lindur në vitet 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013.

Inteligjentë, të fortë dhe me prirje për bukuri fizike. Snobë dhe me temperament. Derri është armiku juaj. Gjeli ose Kau janë shenjat tuaja më të mira.

Personat e lindur në shenjën e Gjarprit zakonisht janë të qetë, të ngathët dhe pasivë në natyrë. Por ata mund të jenë edhe aktivë, të mençur, inteligjentë dhe të fshehtë. Janë të mirëorganizuar dhe e gjejnë shpejt rrugën për të vepruar. Kanë prirje të jenë misteriozë dhe të fshehtë. Janë shumë të vetëkontrolluar, efikasë, punëdashës dhe ambiciozë. Kur duan diçka rrallë ndodh që të mos e realizojnë. Ata nuk pranojnë lehtë këshilla dhe i urrejnë njerëzit që u ndërhyjnë në punët e tyre ose u tregojnë se çfarë të bëjnë. Ata mund të jenë mizorë dhe të distancuar, por edhe shumë të ndjeshëm. Ata pëlqejnë miqësitë dhe mbështetjen. Mos u mundoni të përfitoni nga Gjarpri se do të pendoheni.

Në dashuri janë sensualë, pasionantë, të fortë dhe i fshehin emocionet. E ruajnë me fanatizëm jetën e tyre private dhe nuk u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjës. Njihen si njerëz të ftohtë. Janë tepër xhelozë dhe shumë egoistë. Atyre u pëlqen të flirtojnë, bile dhe kur i duan partnerët e tyre, shpesh janë të pabesë dhe tradhëtojnë thjesht për të shuar kuriozitetin. Ata zgjedhin profesione ku mund të shfrytëzojnë në maksimum trurin dhe aftësitë e tyre mendore. Kanë shumë shokë dhe i dëgjojnë problemet e tyre me vëmendje dhe me mirëkuptim.

Profesionet e shenjës së Gjarprit: profesorë, dizenjatorë, administratorë, analistë, psikologë, financierë.

Muaji më i mirë për ta është maji dhe stina e parapëlqyer pranvera.

Të famshmit e kësaj shenje: Pablo Pikasso, Greta Garbo, Zhaklin Onassis, Mahatma Gandhi, Xhohanes Brahms, Bob Dilan, Xhon F. Kennedy, Martin Luter King Jr dhe Abraham Linkoln.

Surprizat për gjarprin, çfarë presin ata në 2013-n

Këtë vit të lindurit në shenjën e gjarprit duhet të mendohen para se të flasin dhe nuk duhet të jenë impulsivë. Përpiquni të qetësoheni, pasi mund të gaboheni nëse nuk mendoheni para se të shprehni opinionin tuaj, sidomos në dashuri. Përpiquni mos e ekzagjëroni dhe mënjanoni xhelozitë e të tjerëve. Këtë vit do të keni sukses në çdo veprimtari që do ndërmerrni.

Dashuria:

Megjithëse jeni shumë pasionantë, përpiquni të jeni pak më të shtruar dhe nëse nuk jeni në një lidhje, mos u joshni në rastin e parë, mendoni për pasojat që mund të keni më pas. Në fillim të vitit mund të keni vështirësi me partnerin, mund të keni disa konflikte, mendohuni nëse doni ta vazhdoni ose jo këtë marrëdhënie. Në periudhën mars-qershor komunikimi do të jetë gjëja më e rëndësishme në lidhjen tuaj. Tregohuni të sinqertë me partnerin tuaj. Në fund të vitit mos lejoni xhelozinë të prishi marrëdhënien tuaj, darkat dhe takimet e vona në punë do të jenë të pranishme.

Puna:

Duhet të jeni shumë vigjilentë nga mundësirat që ju vijnë, përpara se dikush tjetër të tregohet më i shkathët se ju. Pritet vit i mirë në vendin e punës, por duhet të tregoheni të kujdesshëm, të jeni i qartë me qëllimet tuaja dhe evitoni humbjen e kohës në veprimtari jo-fitimprurëse për ju.

Paratë:

Edhe nëse përpiqeni të kurseni para, mundohuni që herë pas here t'ja plotësoni edhe dëshirat vetes suaj. Bëni blerje të zgjuara dhe mos e shpërdoroni paranë kot.

Shëndeti:

Shëndeti në vitin 2013 do të jetë i qëndrueshëm, por bëni kujdes gjatë gjysmës së parë të vitit, pasi mund të keni probleme me sistemin e tretjes. Kini kujdes nga ushqimet e gatshme. Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë fibra si perimet. Gjatë stinës së verës kujdesuni për lëkurën tuaj.

Këshilla për këtë vit: Gabimet e sotme janë suksese për të ardhmen, pasi ju japin më përvojë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Mos e humbni besimin ke vetvetja.(vazhdon)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China