PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Tregimet e të rinjve", Albumi i ri i Peng Tanit
2012-09-21 18:18:03 CRI Komenti juaj Printoni

Përshëndetje të nderuar dëgjues! Në rubrikën e sotme muzikore, ju sjellim muzikë pop me këngët e albumit të ri të këngëtarit Peng Tan, me titull "Tregimet e të rinjve".

Kënga që po dëgjoni titullohet "Të fluturojmë në ajër". Me stilin Rock&Roll, Peng Tani që shpreh edhe pasionin e tij për muzikën.

Në tekstin e këngës thuhet: "Çdo ditë mund të hasësh telashe. Përse nuk i hedh ato prapa. Më the se gjithçka do të largohet me ajrin. Prandaj, le të fluturojmë me atë kudo që dëshirojmë."

Peng Tani është një ndër këngëtarët e rinj më të njohur kinezë. Ai ka qenë solisti i grupit Rock&Roll-it "Dada" dhe pas vitit 2005, kur grupi u nda, Peng u "zhduk" për një kohë të gjatë nga skenat muzikore. Dy vjet më pas, ai nxori në qarkullim albumin "Tregimet e të rinjve", në të cilin, u shfaq me një profil më profesional.

Kënga që po dëgjoni mban të njëjtin titull si edhe albumi, "Tregimet e të rinjve", ku Peng Tani shprehu nostalgjinë për fëmijërinë e tij dhe kur në tekstin e këngës thotë: "Gëzimi dhe pikëllimi kanë fluturuar jashtë dritares. I ri jam, por i hutuar. Ëndrrat përshkruajnë botën e të rinjve."

Në albumin "Tregimet e të rinjve", përveç rolit e këngëtarit, Peng Tani mbuloi edhe shkrimin e teksteve dhe kompozimin e muzikës për të gjitha këngët. Për herë të parë ai provoi këndimin e këngëve të qeta, që ndryshojnë shumë nga ato të mëparshme të rrymës Rock&Roll.

Në këngën "Lumturi si sheqer", këngëtari shpreh kujtimet e tij për bukurinë e një vajze. Ai këndon: "Ajo si është si një engjëll e qesh drejt meje. Si fllad i freskët, puthja e ëmbël largoi çdo turp timin. "

Pas ndarjes së grupit "Dada", Peng Tani shfaqi plotësisht talentin e tij, qoftë në këngën "Të fluturojmë në ajër" apo "Tregimet e të rinjve". Ai shfaqi ndryshimin e tij nga një djalë i ri në një të rritur.

"Marshi N"

Në këngën "Marshi N" që po dëgjoni në bazën muzikore, mund të ndjeni ndryshimin e këngëtarit në krijimtarinë muzikore. Si titulli i këngës, Marshi N, simbolizon pikërisht përparimin e tij në rrugën drejt sfidave të reja.  

Në fund të programit të sotëm ju ftojmë të shijoni një këngë të këtij albumit të Peng Tanit, popullarizuar gjerësisht mes të rinjve kinezë. "Gjethet", është titulli i këngës që i bën përshtypje çdo dëgjuesi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China