Përshkrimi: Pikënisja e rrugës qiellore, kryeqyteti veror
Xining-u është një nga qytetet më të famshme turistike në Kinë. Ai njihet si një nga 10 qytetet për verim, 10 qytetet më të qeta, 10 qytetet më të bukura dhe 10 destinacionet më tërheqëse turistike. Qyteti Xining po e zgjeron aktivisht markën e vet turistike "Pikënisja e rrugës qiellore, kryeqyteti veror" dhe ka formuar një unazë turistike me një diametër që mund të përshkohet për dy orë e gjysmë me makinë. Gjithashtu, Xining-u po shfrytëzon mbi 10 itineraret në përdorim dhe ato në ndërtim (p. sh., itineraret rreth liqenit Qinghai, në burimin e Lumit të Verdhë, në rrugën e vjetër "Tangfan", në vendin e pelegrinazhit, në "çatinë e botës" dhe në hekurudhën Qinghai-Tibet), për të shpërfaqur plotësisht pamjet natyrore dhe kulturore vendore, si tempulli "Taer", liqeni Qinghai, "qyteti atomik" dhe mali Riyue.
Në vitin 2012 qyteti Xining do të organizojë një sërë veprimtarish me karakteristika të dukshme kulturore vendore, me synim që të tregojë një imazh të ri me markën e vet kulturore dhe shkëmbimet kulturore me jashtë.