PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ly Bu
2010-05-19 14:09:53 cri komenti juaj Printoni

Ly Bu është bukurosh i njohur në historinë e lashtë të Kinës, i cili kishte një gjatësi mbi 190 centimetra, pamje shumë të bukur dhe konfu të mrekullueshme. Ai mbante zakonisht një "Fangtianhuaji" mbi

kalin e tij që quhej Chitu, fjalë për fjalë "lepurushi i kuq". Në popull i quanin meshkujt e bukur si "Ly Bu" dhe kuajt e mirë "Chitu".

Kur ishte i vogël ai mësoi pikturë dhe shkrim nga nëna. Ai ishte shumë i zgjuar, me të parë diçka nuk e harronte. Por ai gjithmonë luftonte me të

 

 tjerët; me forcën e madhe ai ipërdorte mirë armët, si shkopinjtë, ndaj, për arsye të gjatësisë dhe të fuqisë së tij, moshatarët nuk donin të luanin me të dhe i largoheshin. Por me vajzat ai ishte shumë i butë.

Në moshën 9-vjeçare, ai vizitoi gjyshin e nënës së bashku me prindërit. Gjyshi u gëzua shumë dhe vendosi të therte qingja për t'i pritur ata.

Të rriturit u lodhën shumë për të kapur qingjat, por nuk mundën, ndërsa Ly Bu i kapi dy qingja shumë lirisht. Ata që gjendeshin aty, u habitën shumë, edhe gjyshit të tij iu bë shumë qejfi dhe i dhuroi menjëherë një kalë të mirë. Që nga ajo kohë, Ly Bu e çmonte shumë kalin e vet dhe nuk mund të ndahej prej tij.

Në moshën 11-vjeçare ai fitoi në një garë kuajsh, duke treguar talent të veçantë dhe duke i habitur të gjitha konkurrentët. Në ndeshjen e xhudos ai hodhi poshtë kundërshtarin që ishte më i gjatë dhe më i rëndë se ai. Të gjitha të pranishmit u befasuan dhe e quajtën "fëmija i shenjtë me fuqi gjiganti". Kështu ai u bë i njohur në vendlindjen e vet.

Bukuroshi Ly Bu dhe bukuroshja Diao Chan, një nga katër bukuroshet më të njohura të Kinës së lashtë.

Gjatë viteve të fundit të dinastisë Han, mësuesi i perandorit Dong Zhuo ishte shumë i egër dhe i kishte të gjithë nën kontroll. Ai u orvat të zinte vendin e perandorit, i biri i tij i emrit ishte i guximshëm, me mbështetjen e tij, fuqia e Dong Zhuo-s ishte edhe më e pakufizuar. Wang Yun ishte një funksionar i drejtë i asaj kohe, ai deshi të heqë qafe Dong Zhuon, të cilit i pëlqenin shumë femrat e bukura. Prandaj Wang Yun planifikoi një komplot me bukuroshe për ta vrarë Dong Zhuon.

Një ditë Wang Yun i dhuroi Ly Busë një kurorë të artë. Ly Bu u gëzua shumë dhe i bëri një vizitë të posaçme Wang Yun-it për t'i shprehur falënderime. Gjatë banketit, Ly Bu u takua me vajzën e Wang Yu-së Diao Chan dhe ra menjëherë në dashuri me të. Wang Yun pranoi aty për aty dhe përcaktoi datën kur do ta çonte vetë Diao Chan-in në shtëpinë e Ly Bu-së.

Ditën tjetër Wang Yun e ftoi edhe Dong Zhuo-n në shtëpinë e vet. Gjatë pritjes shumë valltare të shtëpisë së Wang Yun-it dhanë shfaqje, por sidomos bukuria e Diao Chan-it ia tërhoqi shumë vëmendjen Dong Zhuo-s. Kështu, për shkak të Diao Chan-it Dong Zhuo dhe Ly Bu u ndanë dhe marrëdhëniet mes tyre u prishën, në fund Ly Bu dhe Wang Yun e vranë Dong Zhuo-n.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China