PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bukuroshja Diao Chan
2010-03-10 14:07:21 cri komenti juaj Printoni
Bukuroshja Diao Chan ishte bija e emrit të funksionarit të lartë Wang Yun të dinastisë Dong Han, bukuria e saj konsiderohet si vlera e një vendi.

Në atë kohë oborri perandorak kontrollohej nga funksionari Dong Zhuo dhe babai i Diao Chan-it Wang Yun ishte i shqetësuar për këtë, prandaj ai hodhi një komplot të vazhdueshëm për ta vrarë Dong Zhuo-n.

Së pari Wang Yun i dha Diao Chan birit të emrit të Dong Zhuos Ly Bu fshehurazi, më vonë Wang Yun e dhuroi Diao Chan edhe Dong Zhuo, kështu për të zënë Diao Chan, marrëdhëniet midis Dong Zhuos dhe Ly Busë u acaruan dhe ata ishin në konflikt me njëri-tjetrin, por, për arsye se Dong Zhuo kishte post më të lartë se Ly Bu, ai e mbajti Diao Chan-in.

Pasi Diao Chan-i hyri në rezidencën e Dong Zhuo-s, Ly Bu ishte shumë i pakënaqur. Një ditë, në kohën kur Dong Zhuo nuk ishte në shtëpi, Ly Bu shkoi në rezidencën e Dong Zhuo-s për t'u takuar me Diao Chan-in. Ata u takuan në tendën "Fengyi" dhe Diao Chan qau shumë, ajo e gënjeu Ly Bu-në se Dong Zhuo e zuri me dhunë. Ly Bu u inatos shumë. Ndërkohë, Dong Zhuo u kthye në shtëpi dhe, kur pa Ly Bu-në e Diao Chan-in së bashku, u zemërua dhe deshi ta vrasë Ly Bu, por për fat të mirë ky i fundit u largua në kohë. Po që prej atëherë Ly Bu dhe Dong Zhuo nuk mund të shkonin më si në të kaluarën dhe ndonjë ditë, Wang Yun sugjeroi Ly Bu dhe vriti Dong Zhuo.

Diao Chan është një nga katër bukuroshet më të njohura të Kinës së lashtë. Për bukurinë e saj kishte edhe një gojëdhënë, ajo e fshehjes së hënës, domethënë edhe hëna turpërohej kur shikonte bukurinë e Diao Chan-it. Edhe për statusin e Diao Chan-it ka disa legjenda, sipas njërës prej të cilave ajo ishte shërbëtore e Wang Yun-it; sipas një tjetre ajo ishte shërbyese te Dong Zhuo, ndërsa një legjendë e tretë thotë se ajo ishte bashkëshortja e Ly Busë.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China