PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Urimet nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë Maxhun Peka
2009-11-23 17:44:22 cri komenti juaj Printoni
I nderuar zoti.......

I nderuar zoti......

Zonja dhe Zotërinj,

Është kënaqësi e veçantë për mua që ndodhem sot këtu, në këtë takim emocional organizuar nga Radio e Jashtme e Kinës, Katedra e Gjuhës Shqipe e Universitetit të Pekinit në kuadër të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, si dhe të 40 vjetorit të Radios së Jashtme të Kinës.

Është privilegj dhe krenari për mua, të jem përfaqësues i një vendi, i cili ndër dhjetë shtetet e para, njohu Republikën Popullore të Kinës, vetëm pak ditë mbas themelimit të saj.

Historia 60-vjeçare e marrëdhënieve midis dy popujve dhe dy vendeve tona është histori e një miqësie të madhe, histori e ndjenjave të thella që popujt tanë ushqejnë për njeri-tjetrin, histori e ndihmës së gjithanshme dhe pa interes që Kina i dha Shqipërisë në dekada.

Në këtë histori marrëdhëniesh pati edhe vështirësi të pamerituara. Në fundin e viteve 70-të dhe në vitet 80-të, në kohën kur udhëheqësi largpamës Ten Hsiao Pin hapi Kinën ndaj botës, ndërmori reforma që i dhanë vendit tuaj një zhvillim të gjithanshëm, udhëheqja politike shqiptare u distancua me Kinën, ndërmori një politike vet-izoluese, duke e futur Shqipërinë në një varfëri të skajshme.

Pavarësisht nga ky qëndrim mosmirënjohës i lidershipit politik shqiptar, populli ynë ruajti të paprekura ndjenjat e miqësisë për popullin e madh kinez, vazhdon edhe sot të ruajë mirënjohjen më të thellë për ndihmën që ka marrë nga Republika Popullore e Kinës për dekada me radhë.

Sot, shikojmë me kënaqësi që marrëdhëniet e miqësisë tradicionale midis Shqipërisë dhe Kinës shtrihen në fushat e politikës, ekonomisë, të kulturës, turizmit, si dhe në marrëdhëniet njerëzore. Delegacione të niveleve të larta kanë bërë vizita në vendet respektive, të cilat i kanë dhënë impulse të reja zhvillimit të këtyre marrëdhënieve.

E vlerësojmë si shumë të veçantë vizitën miqësore të Kryeministri Berisha në Kinë, në prill të këtij viti, si dhe atë të Zv-Kryeministrit kinez Zhang Dejiang në Shqipëri në fund të tetorit, të cilat u realizuan në kuadër të 6-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Sot marrëdhëniet kino-shqiptare janë në një pikënisje të re historike. Perspektiva e zhvillimit të tyre në të ardhmen është shumë premtuese. Për Shqipërinë dhe shqiptarët, R.P. e Kinës është një vend mik. Ndryshimet e mëdha, zhvillimin e fuqishëm të Kinës, rolin e saj të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e të gjitha çështjeve më të mëdha të kohës, shqiptarët i konsiderojnë të një rëndësie jo vetëm për Kinën, por edhe për miqtë e saj, për mbarë botën.

I nderuar zoti........

Është e njohur për të gjithë se një rol të veçantë, të pazëvendësueshëm në ruajtjen dhe forcimin e miqësisë midis popujve, në përgjithësi, dhe me popullin shqiptar në veçanti, e kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin punonjësit e Radios së Jashtme të Kinës, të cilët, për dekada me radhë, kanë bërë dhe bëjnë të njohur arritjet impresionuese në të gjitha fushat e vendit dhe popullit tuaj të madh.

Kontribut të pamohueshëm për forcimin e miqësisë midis popujve kanë dhënë, gjithashtu të gjithë ata specialiste, që u shkolluan në Universitetet e Kinës apo në vende të ndryshme të botës, që shërbyen me devotshmëri, që punuan me pasion për vite me radhë për forcimin e kësaj miqësie.

Me këtë rast dëshiroj të përshëndes Radion e Jashtme të Kinës, në këtë përvjetor të rëndësishëm, të shpreh respektin e thellë për punën e madhe, profesionale të të gjithë brezave që kanë punuar në Radio, që kanë jetuar me emocionet e arritjeve të jashtëzakonshme të popullit të madh kinez në të gjitha fushat, të shpreh admirimin për ata që për dekada me radhë kanë hedhur në ajër zërin e Kinës, duke fituar dashurinë e qindra milionë njerëzve në të gjitha kontinentet. Të shpreh gjithashtu respektin për ata specialistë kineze që punuan në vende të ndryshme në shërbim të thellimit të miqësisë, të shpreh përgëzimet për Universitetin e Gjuhëve të Huaja dhe në mënyrë të veçantë për Katedrën e Gjuhës Shqipe, të cilët përgatitën dhe vazhdojnë të përgatisin specialiste me ndjenjat e dashurisë, respektit për popullin shqiptar, që përgatitën dhe përgatisin specialistë, të cilët vunë dhe vazhdojnë të vënë në shërbim të miqësisë të gjitha forcat e tyre.

Më lejoni që në këtë përvjetor të 60-të të themelimit të R. P të Kinës si dhe të 40 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të sjellim mesazhin e miqësisë tradicionale që shqiptarët ushqejnë për popullin kinez, të shprehin bindjen se marrëdhëniet, tani më shumë të mira midis dy popujve, do të njohin zhvillime më të mëdha në të ardhmen.

Gjithashtu, më këtë rast, dëshirojmë t'i urojmë popullit kinez suksese në të gjitha fushat, të urojmë që miqësia tradicionale midis Shqipërisë dhe Kinës të zhvillohet në dobi të prosperitetit të të dy vendeve.

Faleminderit.

Ambasadori

/Maxhun Peka/

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China