PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jeta në dhimbje, të vazhdosh apo të dorëzohesh
2016-04-08 16:32:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ka pasur raste kur të sëmurët me sëmundje të pashërueshme janë shëruar për mrekulli. Një kirurg përballet me shumë pacientë të prekur nga kanceri dhe në fund, këta pacientë janë dobësuar dhe kanë një shëndet jo të mirë. Ata s'mund të konsumojnë aspak ushqim dhe ujë dhe vuajnë nga dhimbjet e mëdha para vdekjes.

Për këta pacientë, zgjatja e jetës së tyre do t'u sjellë dhimbje të mëdha. Pacientët vuajnë nga dhimbjet e mëdha dhe të afërmit ndihen të lodhur nga shoqërimi dhe përkujdesja për ta deri në orët e fundit. Kush mund t'i kuptojë ndjenjat e tyre të vërteta?

Çfarë thonë të afërmit:

Nëse të afërmit tuaj vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme, si mund të veproni? Të gjithë i kushtojnë vëmendje të madhe këtij momenti të fundit të çmuar. Shumica e të afërmve zgjedhin këmbënguljen.

Fjalët e pacientit:

Një pacient që po vuan nga kanceri i thotë mjekut: "doktor, po vuaj nga dhimbja dhe vështirësi e madhe për një vit, çdo ditë."

Pacientët e prekur nga kanceri i sistemit tretës, s'mund të konsumojnë ushqime. Teknika e ushqimit kalon përmes hundës dhe mund të zgjasë jetën e këtyre pacientëve, të cilët përjetojnë një dhimbje të madhe. Më vonë, pacientët e prekur nga kanceri i mushkërisë mund të vazhdojë jetën përmes pajisjeve të frymëmarrjes, por ata janë pothuajse të papërgjegjshëm.

Për këta pacientë, vdekja është pritja, shpresa dhe lumturia e tyre. Ata e duan jetën dhe përfundimin e saj me dinjitet, por kush mund t'ia japë të drejtën e largimit nga bota?

Çthonë mjekët:

Mjekët shpresojnë në shërimin e pacientëve, shpresojnë që ata të kenë jetë me cilësi, dinjitet dhe pa dhimbje. Por mjekësia moderne nuk mund të zgjidhë të gjitha probleme, veçanërisht për kancerin.

Për pacientët në fazën e fundit të kancerit, familjarët e tyre kanë vështirësi të dorëzohen. Mjekët duhet t'u ofrojnë shërbimet e nevojshme për të pakësuar dhimbjen e tyre, për ta kaluar me qetësi jetën e fundit të tyre.

Në kohët e sotme, pacientët mund të zgjedhin të ardhmen e tyre kur ata janë të vetëdijshëm? Këtu do t'ju prezentojmë dy koncepte: vdekja me dinjitet dhe testament para vdekjes.

Vdekja me dinjitet: në periudhën e fundit të sëmundjeve të pashërueshme, heqim dorë nga mjekimi dhe koha e vdekjes vjen natyrshëm. Në këtë proces, duhet të respektojmë dëshirën e pacientëve, duke garantuar largimin e tyre me dinjitet.

Testament para vdekjes: pacientët mund të nënshkruajnë një dokument ligjor që kërkon mospërdorimin e disa masave mjekësore në periudhën e fundit të sëmundjeve të pashërueshme ose në periudhën e fundit të jetës. Ky dokument duhet të nënshkruhet në gjendjen e shëndetshme dhe të vetëdijshme.

Vdekja me dinjitet: mospërdorimi i pajisjeve mjekësore për të ygjatur jetën në periudhën e fundit, pra vdekje natyrale. Në ligjet e shumë vendeve, është ndaluar rreptësisht "eutanazia", por nuk ndalohet kjo "vdekje natyrore". Në disa vende dhe rajone janë nxjerrë ligjet përkatëse për të përcaktuar dhe rregulluar të drejtat e vdekjes me dinjitet.

Në gusht të vitit 1976, në Kaliforni u miratua "akti i vdekjes natyrore", që lejon mospërdorimin e sistemeve të përkrahjes së jetës për ta zgjatur procesin e përfundimit të jetës së pacientëve, duke pranuar vullnetin e tyre të zgjedhjes së vdekjes natyrore. Më vonë, në shtetet e tjera amerikane u hartuan me radhë aktet ligjore për ta garantuar të drejtat e përzgjedhjes së shërbimeve mjekësore. Sipas këtij akti ligjor, lejohet që pacientët në moshën madhore të përfundojnë një dokument ligjor me titullin "living will(Testament para vdekjes)". Nëse mjekët analizojnë se ky pacient ndodhet në periudhën e fundit të sëmundjeve të pashërueshme, roli i vetëm i sistemit të përkrahjes së jetës është për të zgjatjen e procesin e vdekjes, mjekët e autorizuar mund të mos përdorin ose të ndalojnë sistemet e përkrahjes së jetës. Por sipas këtij ligji, "testament para vdekjes" duhet të nënshkruhet me dëshirën e dy të rriturve. Duhet të pranojnë se kjo është vdekja fisnike dhe me dinjitet, e cila ka shpëtuar pacientët nga situata e vështirë. Familjarët e tyre janë çliruar nga ngarkesat e rënda shpirtëror. Por konceptet e vdekjes me dinjitet lidhen me etikat, traditat kulturore dhe një sërë problemesh të tjera, të cilat do të tërheqin vëmendjet e madhe dhe shkaktojnë shume debate.

Eutanazia mjekësore induktohet për të sjellë një vdekje të butë, dinjitoze, pa dhimbje tek të sëmurët e prekur nga sëmundje të pashërueshme, ku ekspertët e fushës përkatëse e kanë thënë fjalën e tyre

Eutanazia (vdekje e butë, dinjitoze) si fjalë vjen nga greqishtja: Eu= e mirë, e ëmbël, dinjitoze dhe thanatos = vdekje. Për herë të parë u përdor në shekullin XIX dhe sot nënkupton "përdorimin e proceseve (mjeteve) për shpejtimin ose shkaktimin e vdekjes tek një i sëmurë në fazën e fundit të sëmundjeve të pashërueshme (si kancer, sëmundje

degjenerative të trurit etj), si dhe për çdo motiv të karakterit

etik". Pra, tregon për çdo mjet veprimi që e bën vdekjen jo të dhimbshme në rastin e një patologjie me prognozë të pashpresë dhe që shoqërohet me dhimbje a vuajtje e torturuese të padurueshme.

Ky është një problem moral i vështirë për t'u zgjidhur si në planin individual, ashtu edhe në atë sociopsikologjik. Është një akt i imponuar nga dhembshuria dhe mëshira ndaj një personi që duam, por që vuan në mënyrë torturuese. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China