PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Efekti Nocebo: Mund të sëmureni vetëm duke menduar për sëmundjen
2016-03-04 16:16:31 CRI Komenti juaj Printoni

Disa pacientë do të ndihen më mirë pas trajtimit me disa medikamente, madje edhe nëse ilaçi nuk shërben për të trajtuar gjendjen e tyre. Kjo quhet efekti placebo. Efekti Placebo tregon se njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Por, si çdo gjë tjetër edhe kjo ka anën tjetër të medaljes, efektin Nocebo.

Pacientët mund të përjetojnë siptoma dhe efekte anësore vetëm se ata i kanë lexuar apo dëgjuar ato.

Një raport i ri analizon të ashtuquajturin "efekti nocebo" dhe u sugjeron mjekëve të përdorin "fuqinë e fjalës së mirë" për pacientët e tyre.

Por edhe vetë pacientët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, thuhet në një studim të profesorit gjerman Dr. Winfried Hauser.

"Problemi nuk qëndron vetëm tek fjalët e paqëllimshme negative të mjekëve apo infermierëve, por edhe tek pritshmëria, përvojat negative dhe frika e pacientëve," shprehet Hauser.

Raporti vazhdon më tej duke shqyrtuar kërkimet ekzistuese rreth efektit nocebo dhe vihet re se shkencëtarët dhe mjekët kanë shpenzuar shumë pak kohë për ta kuptuar dhe studiuar atë. Rreth 2,200 studime kanë analizuar efektin placebo, por vetëm një numër i vogël janë marrë me atë nocebo.

Në një studim të zakonshëm, studiuesit ndanë në 2 grupe 50 pacientë me dhimbje kronike mesi: Grupit të parë iu tha se gjatë testeve do të ndjejnë pak dhimbje, ndërsa grupit të dytë iu tha e kundërta.

Rezultati? Grupi i cili u njoftua se do të kishte pak dhimbje, në fakt u ankua se dhimbja nuk ishte e paktë dhe performanca e tyre nuk ishte e mirë gjatë testit.

Fjalët e mjekëve dhe infermierëve mund të ndikojnë negativisht tek pacientët.

"Pacientët janë shumë të ndjeshëm ndaj problemeve me shëndetin, sidomos në rastet kur përbëjnë kërcënim për ta, të tilla si kirurgji të pashmangshme, sëmundje të rënda akute, ose ndonjë aksident," shkruajnë studiuesit.

Anëtarët e stafit shëndetësor mund të shkaktojnë probleme duke u shprehur si ("shëndeti juaj është në rrezik, duke qenë të pasigurt ("ky medikament mbase do t'ju ndihmojë, duke e përqendruar fokusin vetëm tek dhimbja ose dhe duke mos i dhënë rëndësi ngjarjes ("ju nuk duhet të shqetësoheni"), thekson raporti.

Hulumtuesit janë duke bërë kërkime se cilët persona janë më të ndjeshëm ndaj sugjerimeve dhe pse.

Profesori gjerman Hauser shprehet se mjekët dhe infermierët duhet të trajnohen se si përmirësojnë komunikimin me pacientët për të anashkaluar problemet. Ai shtoi gjithashtu se pacientët mbase nuk duhet të dinë dhe aq shumë informacion për gjërat e këqija që mund t'u ndodhin.

"Ne duhet të marrim në konsideratë pakësimin e informacionit për pacientët ndaj efekteve të mundshme negative dhe detajet përshkruese," shton Hauser.

Ted Kaptchuk, një profesor i asocuar në 'Harvard Medical School', i cili studion efektin placebo, e vlerësoi raportin, por shprehet se nëse nuk u tregojmë pacientëve për disa efekte, kjo nuk përputhet me etikën tonë dhe na bën të tregohemi jo transparentë. Por, nga ana tjetër ai pranon se nëse u themi pacientëve më shumë se sa duhet, kjo mund të përbëjë rrezik. Është një çështje kryesore në të gjithë kujdesin shëndetësor.

Po vetë pacientët, çfarë duhet të bëjnë për efektin e nocebos?

"Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për fuqinë e pritshmërisë dhe besimit ndaj një trajtimi mjekësor," thotë Hauser. "Nëse po ndiqni një trajtim mjekësor, kini besim se do të funksionojë."

Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen. Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike.

Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis. Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë. Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë, aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë.

Nganjëherë, si duket është më së miri t'i ikni paralajmërimeve, madje për të mirën tuaj. Anketimet treguan se madje edhe leximi i efekteve anësore në udhëzimet e ilaçeve mund të shtojnë rrezikun nga ajo që t'i ndjejmë. Nëse ndjeheni keq nga vetë shikimi në efektet anësore tek ilaçet që i përdorni, atëherë më së miri mos i lexoni fare. Ç'është e vërteta, shkencëtarët besojnë se edhe vetë paralajmërimet në bëjnë të ndjehemi keq. Disa studime në tërë botën, treguan se nëse besojmë se diçka po na e prish shëndetin, atëherë vërtetë edhe sëmuremi.

Po aq sa mendimi pozitiv mund të jetë i mirë për shëndetin tonë edhe ai negativ ka rëndësinë e vetë. Ndonëse ideja që besimi në atë që jemi të sëmurë na bënë vërtetë të sëmurë, tingëllon pak e pabesueshme, tentimet rigoroze konstatuan pikërisht këtë, fuqia e supozimit mund të përmirësojë shëndetin. Efekti Placebo ka binjakun e tij të keq, efektin nocebo, pohojnë shkencëtarët, sipas së cilëve tabletat fiktive dhe pritjet negative mund të shkaktojnë efekte të dëmshme. Shembujt përfshijnë tentimet klinike për ilaçe të reja në të cilat ¼ e pacientëve që kanë marr ilaçe fiktive ndjenin efekte anësore me ilaçe të vërteta.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China