PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Frutat që na mbajnë larg sëmundjeve
2015-07-17 10:15:44 CRI Komenti juaj Printoni

5. Molla

Nuk ka rëndësi nëse është mollë e kuqe, jeshile apo e verdhë, ju duhet ta konsumoni atë çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur. Të gjithë e dinë shprehjen, 'Një mollë në ditë mban doktorin larg'

Dhe në fakt, kjo është shumë e vërtetë. Mollët janë të mbushura me vitamina dhe minerale dhe janë një burim i shkëlqyer fibrash. Mollët janë të shijshme dhe gjenden kudo. Nuk është e thënë t'i konsumoni gjithnjë të gjalla; mund t'i përdorni në forma të ndryshme si psh, në kek, lëng frutash, mollë të pjekura etj.

Mos i lini mollët të kalben mbi tavolinë, ja arsyet pse:

1. Mollët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm

2. Mollët shërbejnë për shëndetin e syve

3. Mollët janë të pasura në fibra

4. Mollët ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë

5. Molla ju mban zemrën të shëndetshme

6. Mollët përmirësojnë shëndetin gjatë ushtrimeve

7. Molla ju ndihmon të dobësoheni

6. Arrat

Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbrëtërve në Persinë e lashtë. Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E.

Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme.. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

Arrat kanë veti antioksidante dhe anti-inflamatore dhe përdoren për metabolizmin, për problemet me zemrën dhe për diabetin e tipit 2, po ashtu ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës dhe ai i gjirit.

Arrat kundër diabetit të tipit 2

Sipas një studimi të publikuar në "Diabetes Care" u zbulua se një grusht arra në ditë përmirëson qarkullimin e gjakut tek pacientët me diabet të tipit 2.

Tek personat me diabet të tipit 2, rreziku i problemeve në zemër është më i lartë. Në këtë kontekst, konsumimi i arrave është i nevojshëm.

Arrat luftojnë kancerin

Arrat janë të pasura me shumë antioksidantë dhe studimet flasin për vetitë anti -kancer që ka arra. Studimet më të mëdha janë kryer për efektet që ka arra kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.

Përfitime të tjera shëndetësore

Vetitë anti-inflamatore të arrave luajnë një rol të konsiderueshëm në shëndetin e kockave po ashtu në uljen e kolesterolit.

Arrat mund t'i shtoni në sallatë, në gatimet me mish pule, tek frutat apo dhe tek ëmbëlsirat

7. Luleshtrydhja

Luleshtrydhet janë të shkëlqyera si në shije ashtu edhe për shëndetin!

Janë fruti më i preferuar i pranverës dhe preferohen nga të gjitha grupmoshat, shtohen në ëmbëlsira, kos, akullore etj.

Ky frut permban shumë vitamina dhe ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve të rëndësishme si : diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës etj.

Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë njerëzit duhet të konsumojnë çdo ditë të paktën pesë luleshtrydhe

Luleshtrydhet gjithashtu ndihmojnë trurin , dhe sidomos memorien tonë, kjo falë përmbajtjes së saj si acid folik ndalon demencen dhe Alzheimerin.

Luleshtrydhet janë të mira dhe për bukurinë tuaj : ato përmbajnë shumë vitamina dhe ndihmojnë në rigjenerimin e fytyrës. Gjithashtu ato

luftojnë hipertensionin: përmbajtja e lartë e kaliumit i ben luleshtrydhet zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajne nga tensioni i lartë i gjakut.

Pa harruar diabetin: falë indeksit të ulët glicemik, luleshtrydhet mund të konsumohen nga diabetikët

Kujdes: Kërkoni luleshtrydhe të stinës, të vendit dhe të rritura pa kimikate. Kjo vërehet nga madhësia e tyre dhe ngjyra!

8. BAJAMET

Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Tek të gjitha bajamet, pavarësisht nëse i hani në çokollata, në amareta apo si kokrra të veçanta, ka përbërje magnezi.

Bajamet e kanë prejardhjen nga Azia dhe janë farat e frytit të drurit të bajames. Studime të shumta kanë treguar për një sërë përfitimesh shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tyre. Ato përmbajnë vitaminën E, magnez, flavonoide, fibra dhe proteina.

Pikërisht për këto të dhëna, bajamet reduktojnë sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular, mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit, veprojnë si antioksidantë, përmirësojnë punën e aparatit tretës etj.

Bajamet stimulojnë libidon jo vetëm tek femrat, por stimulon edhe prodhimin e hormoneve mashkullore. Përmbajtja e lartë e yndyrave tek bajamet është burim energjie dhe nëse gjeni shoqëruesin ideal të tyre, atëherë pasioni do të jetë i garantuar. Për shembull bajamet me avokado shkojnë shumë mirë.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China