PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekët kinezë japin këshilla për stinën e verës
2015-06-12 17:12:11 CRI Komenti juaj Printoni

Stina e verës është një stinë e nxehtë dhe ushqimet që konsumojmë gjatë kësaj stine janë të ndryshme nga stinët e tjera.

Sipas mjekësisë kineze gjatë verës kemi harxhim më të madh të energjisë "chi" dhe djersitemi më shumë, për këtë duhet të konsumojmë ushqimet e duhura për ta furnizuar trupin sa më parë me materialet e humbura.

Në fazën "San Fu", temperaturat janë të larta dhe koha me diell është më e gjatë. Njerëzit zgjohen më herët dhe flenë më vonë, duke pakësuar kohën e pushimit. Djersitja e tepërt do të shkaktojë harxhimin e materialeve ushqyese, veçanërisht të kripërave inorganike. Prandaj, njerëzit pëlqejnë të konsumojnë pije të freskëta dhe nuk kanë shumë oreks. Në përgjithësi, kemi konsumim të paktë dhe harxhim të lartë në këtë fazë. Si rezultat, mund të biem edhe nga pesha. Pra stina e verës është një periudhë ideale për të gjithë ata që duan të eleminojnë disa kilogramë të tepërt.

Ushqime të veçanta në stinën e verës

1. Pjeshka

Në kulturën kineze, pjeshka është simboli i jetëgjatësisë dhe lumturisë. Në tregimet e romanet e lashta kineze, pjeshka është përshkruar si frut magjik, personat që konsumojnë pjeshkë jetojnë gjatë.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, pjeshka ka shije të thartë dhe të ëmbël. Ajo favorizon shëndetin e mushkërisë dhe zemrës, mund të stimulojë sekretimin e pështymës dhe të asgjësojë etjen. Ky frut mund të nxisë metabolizmin në zorrë dhe të pastrojë mbetjet e akumuluara në zorrë, po ashtu pjeshka favorizon energjinë jetike "chi".

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China