PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sekreti i dobësimit?-çaji kinez Pu-erh
2013-11-01 14:21:35 CRI Komenti juaj Printoni

Çaji kinez Pu-erh është një pije e shëndetshme, pasi ka jo vetëm një histori shumë të gjatë, por ndihmon edhe për "shkrirjen" e dhjamit dhe uljen e peshës trupore.

Ky çaj u eksperimentua me sukses nga një fabrikë çaji në Yunnan të Kinës në vitin 1973, duke bërë që ai të njihet brenda dhe jashtë vendit.

Koha e duhur e pirjes së këtij çaji është çelësi i suksesit për dobësimin.

Çaji Pu-erh është konsideruar për vite si një mënyrë e mirë për shkrirjen apo tretjen e yndyrnave dhe rritjen e energjisë.

Pirja e këtij çaji në kohën e duhur do t'ju ndihmojë të largoni kilet e tepërta, nëpërmjet përshpejtimit të metabolizmit. Nëse e pini këtë çaj në kohën e gabuar, mund të bëjë veprimin e kundërt, pra mund të bëjë që të shtoni në peshë në vend që të humbisni kilogramët. Koha më e mirë është një orë pas buke, me qëllim që ai të nisë punën për largimin e yndyrës së tepërt nga trupi si dhe të ndihmojë trupin në largimin e ushqimeve të tjera të panevojshme, të cilat janë të vështira për t'u tretur. Duhet të kini kujdes sepse nëse pini këtë çaj gjysmë ore para buke mund të shkaktojë efektin e kundërt duke ia shtuar oreksin dhe në vend që të hani më pak, do të konsumoni më shumë ushqim pasi ky çaj do të eleminojë depozitat e yndyrës në trup duke bërë që t'ju shtohet oreksi.

Do të ishte ideale që për të pasur një rezultat më të mirë nga përdorimi i çajit Pu-erh, nuk duhet ta përzieni këtë çaj me çajra të tjerë apo me pije të tjera. Mirë është që gjatë ditës të konsumoni ujë dhe jo pije me gaz apo lëngje të tjera jo natyrale. Në këtë mënyrë ju mund të bini më shpejt nga pesha.

Mënyrat më të mira për të rënë nga pesha me çajin Pu-erh

1. Së pari, dietën duhet ta përshtatni sipas organizmit tuaj dhe në vend që të përdorni ato dietat drastike me efekte tejet negative për shëndetin, mund të zgjidhni një mënyrë më të zgjuar për të rënë nga pesha, një mënyrë e shëndetshme që konsiston në një dietë të ekuilibruar dhe në një afat më të gjatë kohor. Ashtu si dhe shumë metoda të tjera tradicionale për të humbur kilet e tepërta, pirja e çajit Pu-erh kërkon që të jemi të vendosur dhe të duruar, pasi ndryshimet nuk vijnë menjëherë. Megjithatë menjëherë pas pirjes së këtij çaji ju do të keni një rritje të nivelit të energjisë dhe në përgjithësi një shëndet të mirë pasi siç e dimë që çaji përmban shumë antioksidantë.

2. Ndërkohë që po përpiqeni të pini çajin për humbjen e kilogramëve, gjithashtu duhet të hani sa më shëndetshëm, më pak yndyrna, më shumë perime e fruta, dhe mos hani darkë në orët e vona të mbrëmjes. Në momentin që e keni arritur qëllimin tuaj, pra jeni dobësuar, mund të hani normalisht dhe të vazhdoni me pirjen e çajit për të ruajtur peshën e arritur.

3. Për të parë një rezultat sa më të shpejtë mënyra më e mirë është ndërthurja e pirjes së çajit Pu-erh me një dietë të shëndetshme si dhe me një program fiskulture. Kur nisni pirjen e çajit Pu-erh me qëllim rënien nga pesha, mund të ndiheni më të uritur se zakonisht por në këto momente mund të konsumoni fruta të freskëta, sallatë ose perime. Pasi stomaku juaj të mësohet nuk do ta ndjeni më këtë vështirësi.

Shumë njerëz në botë të cilët e kanë provuar këtë çaj thonë se ndihen të uritur me raste. Kjo vjen për shkak se koha e tretjes për ushqime të ndryshme është e ndryshme. Psh. karbohidratet janë ato të cilat treten më shpejt nga stomaku pothuajse një orë pas ngrënies. Proteinat duan një kohë më të gjatë për t'u tretur në krahasim me karbohidratet, pothuajse deri në dy orë, ndërkohë që yndyrnat janë ato të cilat treten më ngadalë. Në fakt thuhet se trupi i tret të gjitha këto brenda 3-4 orësh.

Çaji Pu-erh na ndihmon për të rënë nga pesha duke na përshpejtuar metabolizmin dhe tretjen. Çaji Pu-erh do të përshpejtojë lëvizjen e yndyrës nga stomaku drejt zorrëve pa i lënë kohë asaj të përthithet nga trupi. Pu-erh mund t'ju ndihmë gjithashtu të hiqni kilet e tepërta edhe në mënyra të tjera jo vetëm nëpërmjet përshpejtimit të tretjes. Nëse pirja e këtij çaji ju shkakton uri, kjo do të thotë që trupi juaj po djeg yndyrnat në atë moment. Nëse ndodh kjo, konsumoni të tre vaktet normalisht, por duhet të tregoni të kujdesshëm për të patur nën kontroll ndjenjën e urisë, si dhe të përpiqeni të evitoni përdorimin e ushqimeve me shumë yndyrë apo që ju shëndoshin. Vetëm në këtë mënyrë mund të largoni dhjamin e tepërt.

Mbani mend që sasia e duhur e çajit në ujë është zakonisht në raportin 1 gram çaj me 50 ml ujë. Lëreni për 15 deri në 20 sekonda dhe pastaj konsumojeni.

Përdorimi

1. Nëse e pini këtë çaj me qëllim rrëzimin e kilogramëve të tepërt, duhet që t'i zëvendësoni të gjitha pijet me këtë çaj dhe ta pini përditë. Gjatë ditës këshillohet të pini çaj dhe ujë. Nëse keni mundësi eleminoni ose të paktën reduktoni filaxhanët e kafesë.

2. Nëse jeni në një party apo ditëlindje dhe keni konsumuar më shumë ushqime apo ëmbëlsira se sa duhet këshillohet pirja e çajit menjëherë pas ushqimit. Më sipër përmendëm që koha më e mirë e pirjes së këtij çaji është një orë pas buke, por nëse e keni tepruar me ushqimin këshillohet menjëherë pas festës.

 

Efektet për të rënë nga pesha me këtë çaj nuk do t'i shihni menjëherë. Terapia e dobësimit me këtë çaj mund të kërkojë disa muaj.

Përsa i përket shijes, shumë njerëz mendojnë se çaji Pu-erh ka një shije të ndryshme nga çaji jeshil apo çaji Oolong. Çaji Pu-erh ka një aromë pak më të rëndë se çajërat e tjera për shkak të përmbajtjes së tij.

Në Kinë ka 4 metoda për diagnostikimin e sëmundjeve: me anë të të parit, pyeturit, dëgjimit dhe të të ndjerit. Kështu ndodh edhe me çajin. Kur ne pijmë çaj, këto janë 4 hapat që duhet të ndjekim: të shohim, ta mbajmë aromën, ta provojmë dhe ta shijojmë. Psh, çaji jeshil është gjithashtu i mirë për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Pak a shumë, çdo çaj vjen i ëmbël pas pirjes dhe vetë jeta është si një filxhan çaji: pas vuajtjes vjen lumturia.

Produkti i mirë vjen nga origjina e mirë. Nëse doni të konsumoni çaj cilësor Pu-erh, duhet të keni parasysh vendin dhe vitin e prodhimit. Rajonet më të famshme në Yunnan janë Fengqing dhe Mengku. Për të parë cilësinë e çajit duhet të shihni vendin nga ku është prodhuar, vitin, kohën e mbledhjes së gjetheve, si dhe metodat e ruajtjes.

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetje:A ka efekte anësore ky çaj nëse pihet në sasi të lartë dhe cila është mosha më e mirë e përdorimit të tij?

Përgjigje:Çaji Pu-erh nuk ka efekte anësore megjithatë nuk duhet ta teproni. Nëse është hera e parë që përdorni këtë çaj ditët e para mund t'ju shkaktojë pagjumësi. Por, mos u shqetësoni. Mund të ndryshoni orën që pini këtë çaj. Mund ta pini në mëngjes, evitoni pirjen e tij në mbrëmje pas darkës. Kur trupi juaj mësohet me këtë çaj, periudhë kjo që mund të zgjasë 2 ose 3 javë, atëherë mund ta pini këtë çaj në kohën e rekomanduar në artikullin e mësipërm. Ky çaj mund të përdoret nga të gjitha moshat.

Pyetje: Ku mund ta gjejmë këtë çaj?

Përgjigje: Ky çaj akoma nuk ka hyrë në Shqipëri, megjithatë mund ta porosisni në internet

Pyetje. A pihet çaji pas aktivitetit sportiv?

Përgjigje: Nuk sugjerohet që çaji pu-erh të konsumohet pas sportit, sepse pas ushtrimeve zemra punon në mënyrë që trupi të marrë oksigjenin e duhur. Sidoqoftë, çaji përmban sasi të konsiderueshme teofiline dhe ka kafeinë, veçanërisht çajërat e fortë, që do të nxisin zemrën të punojë edhe më shumë. Teofilina ka veti antiinflamatore, rrit kontraktimin e muskujve të zemrës, rrit presionin e gjakut, ka veti diuretike. Është stimulues i sistemit nervor qendror prandaj themi që mund të shkaktojë një ndikim jo pozitiv për shëndetin nëse çaji pihet menjëherë pas aktivitetit sportiv. Më mirë të prisni 1 deri në 2 orë.

Studimet kanë treguar se ky çaj ka nivel të lartë antioksiduesish të cilët mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Njëri prej këtyre antioksiduesve të gjetur tek çaji i gjelbër i cili quhet 'katekinë', ka aftësi të zvogëlojë thithjen e kolesterolit nga barku.

Pyetje: Kur duhet ta pimë këtë çaj para buke apo pas buke?

Nëse e pini këtë çaj para buke atëherë do të keni shtim oreksi pasi ai ndihmon në tretjen e shpejtë të ushqimit, duke sjellë dhe përshpejtimin e metabolizmit rrjedhimisht humbjen e kileve në të njejtën kohë. Kështu që, këshillohet pirja e këtij çaji një orë pas buke.

Pyetje. Përshëndetje jam një nënë që ushqej fëmijën me gji, a mund ta pi këtë çaj?

Përgjigje: Ky çaj nuk sugjerohet gjatë kësaj faze të jetës suaj, por gjithashtu asnjë lloj çaji tjetër të fortë. Pasi shumë acid tanik ose dhe përmbajtja e kafeinës do të ndikojë në shëndetin e bebes suaj.

A duhet të pimë pije të tjera për rënien nga pesha kur konsumojmë çajin pu-erh?

Përgjigje: Është mirë që kur pimë çaj pu-erh me qëllim për t'u dobësuar mirë është mos të pimë pije të tjera. Evitoni të gjitha pijet me sheqer e gaz.

Nëse pini një gotë çaji Pu-erh pas vaktit të drekës çdo ditë, si dhe evitoni të gjitha pijet me sheqer apo ushqimet me shumë kalori, po ashtu nëse merreni dhe me sport, do të shihni rezultate mahnitëse në trupin tuaj. Mos e përdorni asnjëherë çajin në vend të ujit për të pirë ilaçet pasi polifenolet dhe përbërësit e tjerë në çaj do të bashkëveprojnë me ilaçet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China