PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zëri i ruajtur ndër vite--Nga valët e dalë nga shpella e Yananit tek radio në FM e qytetit tuaj
2011-06-10 18:11:27 cri Printoni

Sivjet është jubileu i 70 vjetorit të krijimit të RJK-së. Kjo radio që lindi në zjarrin e luftës antifashiste botërore, është bërë tani një media ndërkombëtare që përhap në 61 gjuhë informacione për mbarë botën.

Duke filluar nga emisioni i sotëm dhe në vazhdim, do të përcjellim zhvillimin e Radios së Jashtme të Kinës duke ju ftuar njëkohësisht të merrni pjesë në konkursin e njohurive:"Zëri i ruajtur ndër vite".

Sot, do t'ju japim këto dy pyetje :

1 Cila është gjuha e parë e huaj që ka transmetuar Radio e Jashtme e Kinës?

2 Në cilin qytet RJK-ja ka filluar së pari transmetimet në FM jashtë vendit?

Dëgjuesit e rregullt e RJK-së e njohin me siguri këtë muzikë. Në çdo moment, ajo u sjell dëgjuesve informacione të pasura dhe miqësi të sinqertë. Kjo muzikë është bërë simboli i RJK-së.

Në katin e parë të godinës së RJK-së është shkruar: "Qëndrimi i Kinës, syri botëror, kraharori i njerëzimit". Ky është slogani i transmetimeve të Radios së Jashtme të Kinës.

Qysh në fillim të viteve '40 të shekullit të kaluar, populli kinez u përfshi në një luftë këmbëngulëse dhe të paepur antifashiste. Për të propaganduar luftën kundër agresorëve japonezë, në Yenanin e Kinës Veriperëndimore, vendqëndrimi i KQ të PK të Kinës, u krijua nga PK e Kinës Radio Xinhua.

Më 3 dhjetor të vitit 1941, kjo radio transmetoi për herë të parë emisionin në gjuhën japoneze për trupat agresive japoneze në Kinë. Spikerja e parë e kësaj radioje ishte luftëtarja, Yuan Qingzhi.

Pikërisht 3 dhjetori u përcaktua si dita e krijimit të Radios së Jashtme të Kinës. Atëherë, kabina e incizimit ishte e vendosur në një shpellë të thjeshtë. Por qysh nga kjo ditë, në Kinë filloi emisioni në gjuhë të huaj. Yuan Qingzhi kujton:

"Isha në Yannan për transmetimin e emisioneve, atëherë kushtet ishin shumë të vështira dhe unë u ndihmova nga shumë shokë të Yananit".

Emisionet e transmetuar nga Yanani u kthyen në një armë të fuqishme kundër agresorëve japonezë. Shumë komandantë e luftëtarë të trupave japonezë njohën me anën e kësaj radioje të vërtetën e luftës dhe dezertuan.

Pas fitores së luftës kundër agresorëve japonezë, Radio Xinhua në Yanan filloi në vitin 1947 emisione në gjuhën angleze. Tani, kudo në botë, mund të dëgjohen emisionet e RJK-së në anglisht.

Në qershor të vitit 1949, me rastin e shpalljes së RP të Kinës, Radio e Jashtme e Kinës që u transferua në Pekin, filloi emisionet në gjuhën kineze. Emisionet ishin në tri 3 dialekte, duke pasur si synim audiencën në pjesën jugore të Kinës dhe rajonin e Azisë Juglindore. Transmetimi në dialekte, lidhi zemrat e emigrantëve kinezë jashtë vendit.

Në vitin 1949, në ceremoninë e shpalljes së RP të Kinës, spikerja Ding Yilan ishte drejtuese e transmetimit të drejtpërdrejtë në tribunën e sheshit Tiannanmen, më vonë, ajo u bë drejtore e RJK-së.

Tani Radioja e Jashtme e Kinës transmeton emisione në 61 gjuhë duke përfaqësuar kështu një media ndërkombëtare.

Në fund të viteve '70 të shekullit të kaluar, në Kinë nisën reformat dhe hapja, gjë që krijoi kushte për zhvillimin e mëtejshëm të RJK-së. Drejtorja e atëhershme Ding Yilan, kryesoi delegacione në SHBA, Gjermani dhe në Amerikën Jugore, për të përgatitur terrenin për vendosjen e agjencive të gazetarëve jashtë vendit. Duke kujtuar punën e palodhshme të nënës së tij, i biri i Ding Yilanit, Ten Zhuang thotë:

"Me vendosjen e agjencive dhe gazetarëve jashtë vendit, informacionet e RJK-së u pasuruan dhe e rritën cilësinë e transmetimeve. Për vendosjen e agjencive të gazetarëve në vende të ndryshme të botës, mamaja punoi shumë duke shpresuar se RJK-ja do të luante një rol të rëndësishëm për Kinën, në arenën ndërkombëtare mediatike."

Tani RJK-ja ka 32 agjenci në gjithë arenën botërore dhe do të vendosë në 10 vitet e ardhshme edhe 10 agjenci të tjera kryesore në Afrikë, në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Amerikë.

RJK-ja ndryshon vazhdimisht e bashkë me të edhe teknologjia transmetuese.

Në shkurt të vitit 2006 filluan zyrtarisht transmetimet në FM në Najrobi të Kenjias. Ishte hera e parë që RJK-ja transmetonte në FM, jashtë vendit. Një muaj më vonë, ministri i atëhershëm i jashtëm, Li Zaoxing deklaroi në Pallatin e Popullit në Pekin: ....6....

"Para disa kohësh, vizitova shumë vende afrikane dhe pashë se marrëdhëniet midis Kinës dhe këtyre vendeve po forcohen dita ditës.... kuptova se emisionet e RJK-se janë mirëpritur shumë në këto vende".

Pas 9 muajsh, RJK-ja filloi transmetimet në FM në Laos. Kryetari i shtetit të Kinës, Hu Jintao, që ndodhej për vizitë në Laos dhe presidenti i Laosit, Lao Choummaly, morën pjesë bashkërisht në ceremoninë e fillimit të emisioneve. E gjithë familja e Choumali është bërë "dëgjuese e rregullt" e RJK-së.

Më 1 shkurt të këtij viti, RJK-ja filloi të transmetojë në FM emisionet e saj, në kryeqytetin e modës italiane Milano. Programet moderne janë mirëpritur nga dëgjuesit italianë.

Shefja e redaksisë së italishtes Jin Jing thotë :

"Me anën e programeve në FM italianët mund të njohin Kinën tradicionale dhe moderne, nëpërmjet emisioneve që gjetën jehonë të madhe në Itali. Programi në FM, do të luajë një rol të rëndësishëm për nxitjen e marrëdhënieve miqësore midis dy popujve".

Deri më 1 qershor të këtij viti, RJK-ja ka filluar transmetimet në FM, në 60 vende të botës me 1200 orë emisione. Ky hap ka ndihmuar dëgjuesit të njohin më mirë Kinën.

Duke ju përshtatur ndryshimeve të kohës, RJK-ja i është nënshtruar vazhdimisht transformimeve. Tani, të gjitha programet janë vetëm një klik larg, në uebsajtin "CRI Online".

Në fillim të vitit 2011, RJK-ja duke integruar burimet e saj, krijoi Rrjetin Ndërkombëtar Kinez të Transmetimeve (CIBN). Ky rrjet përmban programe audio dhe video, që i transmeton në TV mobile, IPTV, Internet TV. Drejtori i RJK-së Wang Gengnian tha se CINB, shënoi futjen e CRI në epokën e mediave të reja.

Tani po përsërisim edhe një herë pyetjet :

1 Cila është gjuha e parë e huaj që ka transmetuar Radio e Jashtme e Kinës?

2 Në cilin qytet RJK-ja ka filluar së pari transmetimet në FM jashtë vendit?

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China