PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të tregojmë kujdes për reumatizmin(1)
2011-04-15 11:08:06 cri Printoni

Sa herë kur ftohet moti, shumë njerëz ndjejnë dhimbje në mes, këmbë dhe në kyçet e gjymtyrëve. Disa mendojnë thjesht se janë ftohur dhe kurohen duke pirë xhenxhefil apo barna që për të ftohurin, duke menduar se nuk do të kenë më shqetësime. Me të vërtetë kaq thjeshtë?

Ekspertët sugjerojnë se në qoftë se ju shfaqen dhimbje, duhet të keni kujdes, ndoshta kjo do të jetë një shenjë e sëmundjeve reumatike. Çfarë është një sëmundje reumatike? Sa dëm sjell ajo? Si zbulohet hershëm e si parandalohet?

Në emisionin e sotëm "Jeta shëndetësore", kemi ftuar drejtoren e pavijonit të reumatizmit në spitalin e miqësisë Kinë-Japoni, Yan Xiao Ping. Me të do të flasim rreth reumatizmit në të gjitha aspektet.

Reumatizmi i referohet, dhimbjes së muskujve dhe kyçeve të gjymtyrëve. Mjekësia moderne e konsideron reumatizmin si një sëmundje të veçantë, që mund të shkaktojë edhe një sërë sëmundjesh të tjera, përfshirë ato të zemrës.

Dhimbja është shenjë kryesore e reumatizmit dhe faktor i rëndësishëm për mosfunksionimin e mirë të kyceve të gjymtyrëve. Ndër dhimbjet reumatike, më të zakonshme janë ato në kyçe dhe strukturën plotësuese të tyre. Kurse dhimbjet në gjymtyrë dhe trung vazhdojnë edhe në pjesë të organeve të brendshme dhe zgjatime të sistemit nervor. Dhimbja e përbashkët e qafës dhe dhimbja e thembrës, janë simptoma kryesore të reumatizmit.

Ndonjëherë këto dhimbje shoqërohen edhe me ënjtje të nyejve. Enjtja e kyçeve është simetrike. Ndërkohë dhimbje shfaqet në kyçet e gishtave, sidomos atyre të dorës.

Simptomat e hershme të reumatizmit nuk janë të dukshme. Në përgjithësi duken ënjtje, ngurtësim dhe dhimbje të muskujve, lodhje, goja dhe sytë thahen. Por këto simptoma zakonisht nuk tërheqin vëmendjen e njerëzve, gjë që është e lehtë të çojë në diagnostikim të gabuar. Diagnostikimi i gabuar mund të sjellë dëmtimin e pacientëve duke i bërë ata me aftësi të kufizuar, uljen e imunitetit e deri tek dëmtimi i rëndë i zemrës, veshkave dhe organeve të tjera jetësore.

Deri më sot, mjekësia nuk ka ende asnjë konkluzion shkencor për shkakun e reumatizmit. Duke folur për shkaqet e ndërlikuara të reumatizmit, doktoresha Yan Xiaping, tha :

"Shumë lloje të reumatizmit konsiderohen si sëmundje që mjekohen me vështirësi dhe deri tani nuk janë gjetur shkaqet e tyre.

Kjo sëmundje lidhet me shumë faktorë, të tillë si: lidhjet gjenetike, lidhje të caktuara me imunitetin, ndërkohë që ka edhe lidhje me infeksionet."

Për shkaqe të ndërlikuara, reumatizmi nuk ka kriter unik diagnostikues, prandaj ka ende shumë vështirësi në diagnostikimin dhe trajtimin. Pacientët gjithashtu kanë tendencë të kenë dhimbje dhe të vuajnë, duke mos parë shpresën e shërimit, edhe pse mund të insistojnë në trajtimin dhe mjekimin e duhur.

Sipas shpjegimeve të mjekësisë tradicionale kineze reumatizmi shkaktohet nga era, i ftohti, lagështia, i nxehti dhe të tjerë faktorë. Doktoresha Yan Xiaoping, ka zbuluar gjatë praktikës shumë vjeçare klinike, një metodë për trajtimin dhe parandalimin e reumatizmit në bazë të kombinimit të mjekisë tradicionale kineze me atë evropiane.

Trajtimi sipas mjekësisë tradicionale kineze nuk mund të japë ndoshta shpejt rezultat për lehtësimin e dhimbjeve sa me mjekësinë evropiane, por ajo mund të rritë aftësinë imunitare gjatë gjithë procesit të trajtimit mjekësor duke luajtur një rol për rregullimin kompleks të trupit.

Ju flet Radio e Jashtme të Kinës, ju njohëm me pjesen e parë të këshillave shëndetësore "Të tregojmë kujdes për reumatizmin ", në emisionin e arshëm të rubrikës " Jeta shëndetësore, ju ftojmë të ndiqni pjesën e dytë të këshillave rreth kësaj teme.

Mirëdëgjofsh në emisionin e ardhshëm.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China