PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përpjekjet e Kinës kundër virusit fitojnë vlerësimet e bashkësisë ndërkombëtare
2020-02-20 15:57:52 CRI Komenti juaj Printoni

Më 18 shkurt, presidenti Xi Jinping zhvilloi biseda të veçanta telefonike me homologun e vet francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson. Liderët e dy vendeve shprehën vlerësim dhe përdorën fjalën "admirim" për të vlerësuar masat e forta e të shpejta, transparencën e informacionit dhe efektivitetin e punës së palës kineze. Ndërsa, kreu i shtetit i Kinës në bisedë telefonike dërgoi tre sinjale të qarta, që janë: "Situata po ecë drejt prirjes pozitive dhe masat parandaluese e të kontrollit po arrijnë përparim të dukshëm", "Kina ka besim dhe është në gjendje të realizojë objektivin e përcaktuar për zhvillimin ekonomiko-shoqëror" dhe "Kina do të vazhdojë bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar me qëndrim të hapur dhe transparent".

Në tridhjetë ditët e kaluara, krerët e tetë shteteve të botës folën në telefon me homologun kinez për të shprehur mbështetjen e tyre, mbi 160 vende e organizata ndërkombëtare dërguan letra ose telegrame dhe qeveritë e dhjetëra vendeve e popujt e tyre kanë dhënë ndihmë të vyer. Siç tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, sakrificat e mëdha që po bën Kina kanë dhënë kohë të çmuar për parandalimin dhe kontrollin e kësaj epidemie në përmasë botërore.

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se më 19 shkurt, numri i rasteve të reja të infektimit jashtë provincës Hubei vijoi rënien për 15 ditë radhazi. Ndërkohë, numri i rasteve të zbuluara jashtë Kinës është më pak se 1% e numrit të përgjithshëm global. Në të njëjtën ditë, 27 shkencëtarë nga Britania, Gjermania, ShBA-ja, Australia etj., publikuan një deklaratë të përbashkët në revistën mjekësore prestigjioze "Lancet", ku shprehën mbështetje për punonjësit shëndetësorë kinezë dhe kundërshtuan teoritë konspirative për burimin jonatyror të virusit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China