PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping-u: Suksesi i Makaos ka ardhur nga ndjekja e parimit "Një vend, dy sisteme"
2019-12-20 16:50:31 CRI Komenti juaj Printoni

Më 20 dhjetor, në mitingun e 20-vjetorit të kthimit të Makaos në atdhe dhe ceremoninë e betimit të qeverisë së 5-të të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se suksesi i arritur nga Makaoja pas kthimit ka ardhur nga ndjekja gjithmonë e drejtimit të duhur të parimit "Një vend, dy sisteme".

"Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos dhe qarqet e ndryshme shoqërore ngulin këmbë në ndërthurjen e mbrojtjes së sovranitetit kombëtar, të sigurisë e të interesave të zhvillimit me lulëzimin e qëndrueshmërinë afatgjatë të Makaos, duke qenë të palëkundura në zbatimin e parimit 'Një vend, dy sisteme', duke shfrytëzuar mirë mundësitë e sjella nga strategjia kombëtare e zhvillimit e një sërë politikash mbështetëse dhe duke realizuar zhvillimin e rajonit nëpërmjet integrimit në zhvillimin e përgjithshëm të vendit."

Në fund të fjalimit, presidenti kinez theksoi se, pas kthimit të Hong-Kongut dhe të Makaos, çështjet e këtyre dy rajoneve të posaçme administrative janë tërësisht punë të brendshme të Kinës dhe asnjë forcë e huaj nuk ka të drejtë të ndërhyjë në to.

Më 20 dhjetor të vitit 1999, qeveria kineze rimori sovranitetin mbi Makaon nga qeveria portugeze, gjë që shënoi kthimin e Makaos në atdhe. PBB-ja e Makaos ishte 51.9 miliardë pataka në vitin 1999 dhe u rrit në 444.7 miliardë pataka në vitin 2018. PBB-ja për frymë e Makaos renditet ndër vendet e para të botës. Përqindja e papunësisë në Makao, që ishte 6.3 % para kthimit, u ul në 1.8 % në vitin 2018. Me harmoninë e stabilitetin shoqëror dhe shkëmbimet e suksesshme të kulturave të shumëllojshme, Makaoja është bërë një ndër qytetet më të sigurta në botë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China