PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping-u mbërrin në Makao
2019-12-19 17:17:29 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Makao, ku do të marrë pjesë në vargun e aktiviteteve për kremtimin e 20-vjetorit të kthimit të Makaos në atdhe.

Më 20 dhjetor 1999, qeveria kineze rimori sovranitetin mbi Makaon, gjë që shënoi kthimin e Makaos në atdhe. Gjatë 20 vjetëve pas kthimit, me zbatimin e politikës "Një vend, dy sisteme", ky qytet i vogël në Kinën Jugore ka pasur zhvillim të shpejtë. GDP-ja e Makaos vjet arriti në 444.7 miliardë pataka të Makaos, nga 51.9 miliardë që ishte në vitin 1999. GDP-ja për frymë e Makaos renditet në vendet e para në botë dhe papunësia është ulur nga 6.3 % në 1.8 %.

Nga 18 deri më 20 dhjetor, Xi Jinping-u do të marrë pjesë në mbledhjen kremtuese për 20-vjetorin e kthimit të Makaos në atdhe dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës nga qeveria e pestë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos. Krahas këtyre, z. Xi do të bëjë edhe një vizitë inspektimi në Makao.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China