PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Yi: Marrëveshja tregtare, "lajm i mirë për të gjithë"
2019-12-16 16:36:45 CRI Komenti juaj Printoni

Kryediplomati kinez Wang Yi ka thënë se marrëveshja tregtare e fazës së parë kino-amerikane është një lajm i mirë për të gjithë dhe "do t'i ofrojë siguri tregtisë globale".

Wang e bëri këtë deklaratë në një konferencë shtypi të dielën në Lubjanë me homologun e tij slloven Miro Cerar.

Komentet e tij kryediplomati kinez i bëri pasi Kina dhe ShBA-ja ranë dakord për tekstin e marrëveshjes ekonomiko-tregtare të fazës së parë.

Në këtë dokument me nëntë pika, Kina pranon që të shtojë importimin e produkteve bujqësore amerikane, ndërsa ShBA-ja do të heqë gradualisht tarifat ndaj produkteve kineze.

Duke e quajtur marrëveshjen rezultat të respektit të ndërsjellë e konsultimeve të barabarta, Wang Yi shprehu besimin që ajo përmbush kërkesat e të dy popujve dhe shpresat e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai shtoi se ky hap do të ndihmojë në forcimin e besimit te ekonomia botërore dhe do të ndihmojë në ruajtjen e rendit tregtar ndërkombëtar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China