PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkimi dhe qëndrueshmëria janë themeli i zhvillimit dhe lulëzimit të Xinjiang-ut
2019-12-12 17:35:35 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ditët e fundit, Rrjeti Global i Televizionit të Kinës (CGTN) pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG) transmetuan dy dokumentarë në gjuhën angleze lidhur me Xinjiang-un, duke shkaktuar reagime të forta tek mediet perëndimore. Këta dy dokumentarë treguan me shumë objektivitet bëmat e tmerrshme të terroristëve dhe shpjeguan një teori të rëndësishme: lumturia më e madhe vjen nga stabiliteti, fatkeqësia më e madhe vjen nga kaosi.

Prej viteve '90 të shekullit të kaluar deri në fillimin e këtij shekulli, Xinjiang-u u përfshi nga sulme të shpeshta terroriste, veprime që shkelën seriozisht të drejtat e jetës dhe të zhvillimit dhe ndikuan drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Vitet e fundit, nën një sërë masash të qeverisë për garantimin e qetësisë dhe nxitjes së zhvillimit të Xinjiang-ut, nuk ka pasur asnjë incident terrorist për 3 vite radhazi dhe është krijuar një mjedis shoqëror harmonik dhe i qëndrueshëm në Xinjiang.

Prej viti 2013 e deri tani, rritja mesatare e Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB) në Xinjiang arriti në 8.5%, rritja mesatare e të ardhurave të disponueshme për frymë në qytetet e Xinjiang-ut arriti në 8.4%. Ndërsa, nga viti 2014, mbi 2.3 milionë banorë të Xinjiang-ut u nxorën nga varfëria. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China