PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yun'nan, 398 viktima nga tërmeti
2014-08-07 11:20:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:地震---Dì' Zhèn---Tërmet

Deri në orën 8.00 të së hënës, janë konfirmuar 398 viktima dhe 1801 të plagosur, si pasojë e tërmetit që goditi të dielën provincën Yun'nan të Kinës jugperëndimore. Tërmeti prej 6.5 ballësh të shkallës Rihter ka shkatërruar shumë shtëpi, rrugë dhe pajisje të telekomunikacionit. Aktualisht po zhvillohen operacionet e shpëtimit në zonën e prekur nga tërmeti.

Në epiqendrën e tërmetit, komunën Longtoushan, pjesa dërrmuese e ndërtesave janë shembur, duke zënë brenda shumë banorë. Pas tërmetit, rrugët e prishura kanë vështirësuar më tej operacionet e shpëtimit. Në rrugën drejt zonës së prekur më rëndë nga tërmeti, forcat e ushtrisë që trajtojnë emergjencat po bëjnë çmos për të rihapur këtë linjë transportimi. Sipas komandantit Yan Wenzhang, dy makina transportuese dhe dy automjete të tjera po përdoren në këtë operacion. Si pasojë e lëkundjeve që kanë shoqëruar tërmetin, ka patur rënie të shumta dherash dhe gurësh nga malet e zonës, të cilat pengojnë transportin e mjeteve të vëna në dispozicion të operacionit të shpëtimit, duke kërcënuar edhe jetën e punonjësve.

 Në zonat e tjera ku kanë mbërritur ekipet mjekësore, të plagosurit po marrin trajtimin e duhur. Çadrat janë vendosur për të strehur pacientë dhe sipasdrejtorit të spitalit të qytezës Ludian, Cheng Wangchang, ekipi i tij prej 60 mjekësh ka trajtuar 195 të plagosur.

Ndërkohë, grupi i punës i dërguar nga Kryqi i Kuq i provincës Yun'nan arriti edhe në komunën Longshan, duke nisur menjëherë punën e shpëtimit. Mirëpo, për shkak të prishjes së rrugëve, materialet e ndihmës mund të transportohen vetëm me krahë.

Siç mësohet, Kryqi i Kuq i Kinës ka shpërndarë 2000 batanije, 2000 veshje dhe 200 çadra në zonat e prekura nga tërmeti. Drejtoria e Emergjencës Civile e provincës Yun'nan ka përgatitur edhe mbi 30 mijë çadra të tjera, 15 mijë krevate portative, 30 mijë batanije, 45 mijë veshje dhe 4 mijë mushama për tu transportuar në zonat e dëmtuara.

Pas tërmetit, kryetari i shtetit Xi Jinping u kërkoi punonjësve të sektorëve të ndryshëm të kenë si përparësi shpëtimin e jetës së banorëve, duke trajtuar si duhet pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore. Kryeministri i Kinës Li Keqiang ndodhet në zonën e prekur nga tërmeti, ku drejton punët për pakësimin të pasojave. Ai u ka kërkuar sektorëve përkatës të sigurojnë ushqim, veshje, ujë të pijshëm, strehim dhe mjekim për çdo banor të kësaj zone.   

 

Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar vitet e fundit në provincën Yun'nan, shkalla e intensitetit të të cilit arriti në 9. Mësohet se 24 orë pas rënies së tërmetit ka patur dhe 411 lëkundje të tjera. Sizmologët kanë paralajmëruar mundësinë e tërmeteve të tjera që krijohen nga lëkundjet e fuqishme.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China