PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA-ja: premton 18 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën
2014-07-18 11:08:13 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 援助---Yuán Zhù---Ndihmë

Më 2 qershor ndihmës sekretari amerikan i mbrojtjes për sigurinë ndërkombëtare që ndodhet për vizitë në Ukrainë Derek Chollet në një konferencë për shtyp tha se SHBA-ja dëshiron të japë një ndihmë të mëtejshme për autoritetet ukrainase, duke i akorduar një shumë prej 18 milionë dollarë.

Acarimi i situatës në lindje të Ukrainës, përshkallëzimi i konflikteve të armatosura dhe në këtë kuadër vizita e përfaqësuesit të lartë të mbrojtjes amerikane ka tërhequr shumë vëmendjen e opinionit publik. Sipas medias ruse ai po harton planin e veprimit me autoritetet ukrainase, për eliminimin e forcave të armatosura dhe hapjen e rrugës për ardhjen në fuqi të presidentit të ri të vendit Petro Poroshenko.

Nga ana e tij Chollet, duke folur në një konferencë për shtyp lidhur me bisedimet me palën ukrainase, ka theksuar se SHBA-ja do të ndihmojë Ukrainën të krijojë forca të armatosura me efektivitet të lartë. Ai tha se janë diskutuar dy tema të rëndësishme, ndër të cilat ndihma prej 18 milionë dollarësh për Ukrainën dhe më e rëndësishmja, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit afatgjatë dypalësh si dhe forcimi i strukturave të saj të mbrojtjes.

Në konferencën për shtyp ndihmës sekretari amerikan i mbrojtjes për sigurinë ndërkombëtare theksoi se përveç ndihmës prej 18 milionë dollarësh të SHBA-së për Ukrainën, sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë .

Në të njejtën ditë në lindje të Ukrainës numri i viktimave të konflikteve të armatosura është rritur ndjeshëm. Goditja nga ajri e ushtrisë ndaj godinës qeveritare të Lukanskut shkaktoi 7 të vdekur dhe 15 të plagosur. Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate të saj njofton se këto ngjarje po ndodhin pasi autoritetet e Kievit nuk dëshirojnë të gjejnë rrugën për pajtim kombëtar.

Vihet re se me rastin e vizitës së ndihmës sekretarit amerikan të mbrojtjes Chollet në Ukrainë, u përshkallëzuan veprimet e forcave të armatosura të Ukrainës si dhe të ekstremistëve, ndërkohë pala ruse I bëri thirrje partnerëve perëndimorë të shfrytëzojë ndikimin e tyre tek autoritetet e Kievit për të parandaluar katastrofën në këtë vend.

Megjithëse zgjedhjet e përgjithshme kanë përfunduar prej një jave ende nuk vihet re atmosfera e pritshme nga të gjithë. Në lindje të Ukrainës, gjendja po acarohet më tej, kurse vizita e zyrtarit të lartë amerikan të mbrojtjes solli një premtim për ndihmë prej 18 milionë dollarësh, veprim ky që mund të rritë shkallën e rrezikut në këtë zonë. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China