PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukraina në fokus të samitit të G 7-ës
2014-07-18 11:07:52 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 反恐---Fǎn Kǒng---Antiterrorist



Të martën, zëdhënësi për "Operacionin antiterrorist" të Ukrainës Gennady Seleznev u shpreh se gjatë veprimatarisë antiterroriste në lindje të vendit, afro 300 forca të armartosura antiqeveritare humbën jetën, ndër të cilët 2 ushtarakë u vranë dhe 42 të tjerë u plagosën. Në samitin e G7-ës që mbahet nga 4 deri në 5 qershor në Bruksel, situata aktuale në Ukrainë është një prej temave kryesore.

Zëdhënësi Gennady Seleznev tha se dy helikopterë ushtarakë u dëmtuan gjatë luftës antiterroriste në periferinë e qytetit Slavyansk të rajonit Donetsk,por për fat mirë anëtarët e ekuipazhit nuk janë plagosur. Sipas burimeve të milicisë rajonale, ata i ka sjellë dëmtime qeverisë, duke shkatërruar një avion gjuajtës, një helikopter, një makinë të blinduar dhe disa tanke.



Forcat qeveritare ukrainase filluan goditjen ajrore kundër disa qyteteve të rajonit Luhansk dhe Donetsk qysh nga 31 maji. Vetëm më 2 qershor, 8 persona u vranë dhe 28 u plagosën gjatë operacionit antiterrorist të qeverisë në kryeqendrën e rajonit Luhansk. Më 3 qershor, "kryetari i popullit" të rajonit Luhansk Valery Bolotov shprehu dëshirën që OKB-ja të dërgojë trupa paqeruajtëse, ose të krijojë zonën speciale që ndalon fluturimin. Në të njetën ditë Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës bëri të ditur se forca ajrore nuk ka bombaduar godinën qeveritare të Luhansk-ut, por shpërthimi brenda saj është shkaktuar nga milicia vendore, që praktikonte përdorimin e raketës antiajrore.

Banorët po largohen ose evakuuohen drejt vendeve më të sigurta. Siç ka deklaruar, pas marrjes së postit të presidentit të vendit, Petro Poroshenko do të shtojë masat antiterroriste në lindje të Ukrainës.

Kriza e Ukrainës po acarohet më tej. Gjatë samitit të Grupit të të 7-ve që mbahet më 4 dhe 5 qershor në Bruksel, liderët e vendeve anëtare do të fokusohen në çështjen e Ukrainës, si dhe do të dikutojnë për mbeshtetjen e reformës ekonomike dhe politike të Ukrainës. Në prag të hapjes së samitit, presidenti i Këshillit të Europës Herman Van Rompuy theksoi se samiti do të jetë një moment kyç për vlerësimin e gjendjes në Ukrainë, dhe palët duhet të bashkëpunojnë. Edhe siguria energjetike e shkaktuar nga kriza e Ukrainës pritet të jetë në qendër të diskutimeve të liderëve të G7-ës, pasi synohet të krijohet një sistem i energjisë me nivel të ulët karboni dhe konkurruese.

Ndërsa ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën më 3 qershor në Bruksel për një konferencë dyditore për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen u shpreh se Aleanca është gati të ofrojë ndihmë për Ukrainën në çdo kohë, si dhe do të ndihmojë qeverinë ukrainase të nxisë reformën në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë . (Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China