PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dhia
2014-01-17 16:13:20 CRI Komenti juaj Printoni
Dhia

Është shenja e tetë e horoskopit kinez dhe në gjuhën kineze quhet "Yang". Personat që i përkasin kësaj shenje kanë lindur në vitet 1943,1955,1967,1979,1991,2003.

Ata që i përkasin shenjës së Dhisë janë elegantë dhe krijues, por dhe shumë të ndrojtur. Të lindurit e kësaj shenje shkojnë shumë mirë me Derrin dhe Lepurin por nuk shkojnë mirë me Kaun.

Të lindurit e shenjës së Dhisë janë tipa të ndjeshëm dhe të qetë. Ata janë të kujdesshëm, optimistë dhe inteligjentë. U mungon ambicja, vetëbesimi dhe duan të krijojnë ambjentin e tyre të rehatshëm dhe të sigurtë. Këta persona nuk dëshirojnë të ndryshojnë mjedisin e tyre dhe janë gati indiferentë ndaj të kaluarës dhe të ardhmes. Ata jetojnë çastin, sipas thënies latine "Carpe Diem" dhe janë shumë miqësorë, u gëzohen takimeve me miqtë. Janë të pavarur dhe u pëlqen liria. Ata janë të sinqertë dhe i ndihmojnë të tjerët. Personat e shenjës së Dhisë janë romantikë në dashuri, por rrallë krijojnë lidhje të gjata dhe të qëndrueshme. Nuk u interesojnë paratë dhe ndaj nuk merren me biznes.

Personalitete të famshme botërore të lindura në shenjën e Dhisë janë Mark Twain,Thomas Edison dhe Michelangelo.

Sipas horoskopit kinez Dhia dhe Kali tërhiqen nga njeri-tjetri. Kjo siguron që Dhia të ketë fat gjatë vitit 2014.

Karriera: Rezultatet e punës së palodhur që Dhia ka bërë gjatë vitit të kaluar do të japin frytet e tyre gjatë vitit të Kalit. Në mjedisin profesional Dhia gëzon shumë popullaritet. Kur të keni nevojë për ndihmë, një mik apo drejtori juaj do të japë rekomandime pozitive për ju. Këtë vit do të krijohen mundësi të reja për karrierën e personave të shenjës së Dhisë. Nëse ju përmirësoni rezultatet e punës, një promovim do të jetë i mundur. Megjithatë nuk ka garanci që të gjitha planet tuaja për karrierë të realizohen. Shancet për karrierë rriten por ju ndodheni në një nivel disi të ulët profesional.

Paratë: Pasuria e shenjës së Dhisë gjatë vitit 2014 nuk do të shënojë rritje të mëdha. Investimet afatgjata do të kenë më shumë sukses se sa ato afatshkurtra. Fitimet më të mëdha gjatë vitit 2014 do ti realizoni nga rroga ose një e ardhur tjetër fikse. Për të fituar të ardhura shtesë, do ta keni të lehtë nëse do të merreni me projekte. Për të arritur rezultate nevojitet energji, kohë dhe angazhim. Kujdes mos investoni në biznese të rrezikshme sepse mund të humbisni paratë.

Dashuria: Kjo shenjë gjatë vitit 2014 ka lajme të mira në fushën e dashurisë. Marrëdhëniet tuaja në çift do të përmirësohen ndjeshëm. Femrat e kësaj shenje do të kenë më shumë fat në dashuri, se sa meshkujt. Nëse jeni një femër single viti 2014 është ideal për të gjetur shpirtin tuaj binjak. Mjafton të bëni një jetë më të pasur shoqërore, ku shancet për njohje të reja janë të mëdha.

Nëse jeni të dashuruar, viti i Kalit sjell zhvillim të mëtejshëm të dashurisë dhe marrëdhënies me të dashurin tuaj. Nëse jeni të martuar ju do të keni një vit plot dashuri dhe embëlsi në çift.

Shëndeti: Dhia do të ketë përgjithësisht shëndet të mirë gjatë vitit 2014, por nuk përjashtohen sëmundje të lehta. Disa nga personat e kësaj shenje do të jenë shumë të zënë me punën e përditshme dhe karrierën. Disa të tjerë do të udhëtojnë shumë.

Nëse do të keni kujdes ushqimin dhe pushimin atëhere shëndeti juaj do të jetë vërtet i mirë. Mund të keni probleme me trejten dhe presionin e gjakut.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China