PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjarpri
2014-01-17 16:09:04 CRI Komenti juaj Printoni
Gjarpri

Shenja e gjashtë e Horoskopit kinez është Gjarpri, që në gjuhën kineze quhet "She". Ju i përkisni kësaj shenje nëse keni lindur në vitet-1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Personat e kësaj shenje janë të fortë dhe të bukur. Snob dhe me temperament Gjarpri shkon shumë me Gjelin dhe Kaun, por jo me Derrin.

Karakteristikat e Gjarprit

Personat e lindur në këtë shenjë janë të qetë dhe të ngathët, por dinë të jenë të mençur dhe aktivë. Janë të mirëorganizuar dhe e gjejnë shpejt rrugën për të vepruar. Kanë prirje të jenë misteriozë dhe të vetëkontrolluar. Ata janë punëdashës dhe ambiciozë. Gjarpri i urren njerëzit që ndërhyjnë në punët e tij dhe nuk pranon këshilla nga të tjerët. Ata mund të jenë mizorë dhe të distancuar, por shumë të ndjeshëm. U pëlqen miqësia dhe të ndihmojnë të tjerët. Askush nuk duhet të përpiqet të përfitojë nga Gjarpri se do të pendohet.

Në lidhje dashurie Gjarpri është sensual, pasionant, por i fsheh emocionet. Gjarpri e ruan me fanatizëm jetën private dhe nuk do të jetë në qendër të vemendjes. Njihen si njerëz të ftohtë, xhelozë dhe egoistë. U pëlqen të flirtojnë madje dhe kur i duan partnerët e tyre. Ka raste kur një gjarpër tradhëton thjesht për kuriozitet. Kanë shumë shoqëri dhe i dëgjojnë problemet e shokëve dhe shoqeve me vemendje dhe mirëkuptim.

Persona të famshëm të shenjës së Gjarprit janë Pablo Picaso, Greta Garbo, Zhaklin Kennedy-Onassis, Mahatma Gandhi, Bob Dilan, John F. Kennedy, Martin Luther King.

Shenja e Gjarprit gjatë vitit të Kalit

Viti 2013 nuk ishte shumë i mirë për shenjën e Gjarprit, pasi shumë prej tyre kanë tabu. Ndërsa viti 2014 , viti i Kalit, sipas teorisë kineze të 5 elementeve i takon grupit të zjarrit. Ndaj parashikohet që viti 2014 të jetë i mirë për Gjarprin.

Fati do të vijë tek Gjarpri në sferën ekonomike, në karrierë por dhe në dashuri. Ka ardhur koha të bëni ndryshime në jetë. Gjarpri duhet të mësojë nga Kali, i cili lëviz shpejt për të arritur qëllimet për veten dhe familjen.

Karriera: Përgatitja, disiplina që ju ka karakterizuar vitin e kaluar do të sjellë rezultate të mira për Gjarprin në vitin 2014. Pritet të ketë rritje në karrierë për Gjarprin, nëse ai do të ruajë marrëdhënie të mira me të tjerët. Ndonëse të ardhurat e Gjarprit në vitin 2014 nuk do të jetë të qëndrueshme, do të ketë rritje të tyre.

Nëse jeni student, do të keni përmirësime në rezultatet tuaja. Personat e kësaj shenje që konkurojnë për ndonjë punë të re të rëndësishme, do të kenë sukses.

Paratë : Personat e shenjës së Gjarprit patën rritje të ngadaltë të të ardhurave gjatë vitit të kaluar, por në vitin 2014 Gjarpri do të ketë sukses në fushën financiare. Ju do keni ide krijuese dhe mendje të hapur gjatë vitit të Gjarprit.

Mund të nisni një projekt të ri investimesh që do të rritë të ardhurat si dhe të keni shance për rritje rroge. Meshkujt e shenjës së Gjarprit do të fitojnë më lehtë lekë gjatë këtij viti, se sa femrat.

Dashuria: Në horoskopin kinez, Kali dhe Gjarpri janë shenja që tërhiqen.Ndaj Gjatë vitit të Kalit, personat e shenjës së Gjarprit do të kenë fat në dashuri. Madje tek disa dashuria do të jetë e përkryer. Nëse jeni single, ka ardhur koha të zgjeroni rrethin e njohjeve ku mund të gjeni dashurinë.

Nëse jeni të dashuruar, marrëdhënia juaj do të bëhet më e sigurtë dhe më e bukur. Nëse jeni të martuar, në vitin 2014 bashkëjetesa juaj do të jetë e shkëlqyer. Ndërsa nëse keni marrëdhënie jashtë martesore, viti i Kalit do të sjellë probleme për ju.

Shëndeti: Gjatë vitit 2014 për personat e shenjës së Gjarprit do të kenë shqetësime të lehta shëndetësore. Nëse do të flini dhe të ushqeheni mirë do të rikuperoni shpejt shëndetin tuaj. Personat e moshuar që i përkasin kësaj shenje do të kenë më shumë shqetësime shëndetësore. Gjithsesi ata mund të shmangin përkeqësimin e shëndetit, nëse evitojnë udhëtimet e gjata në verë. Problemet shëndetësore do të shfaqen në sistemin kardiovaskular dhe në atë urinar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China