PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kau
2014-01-08 15:44:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kau,që në gjuhën kineze quhet "Niu" është shenja e dytë e horoskopit kinez.

Kësaj shenje i përkasin personat e lindur në vitet 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009.

Karakteristikat e Kaut

Personat e lindur në shenjën e Kaut janë të duruar, por dhe shumë frymëzues për të tjerët. Ata shkojnë mjaft mirë me Gjarprin dhe Gjelin, por shkojnë keq me Delen.

Të lindurit në këtë shenjë janë analitikë dhe konstruktivë, janë persona me këmbë në tokë dhe me shumë vullnet. Ata nuk nxitohen në marrjen e vendimeve. Shpesh herë u pëlqen të mos varen nga të tjerët dhe duan një ambjent miqësor pune. Personat e kësaj shenje janë të vendosur, me energji dhe të besueshëm.

U pëlqen të vlerësohen nga të tjerët. Janë shumë të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre. Në marrëdhëniet me të tjerët të lindurit në shenjën e Kaut janë të ndershëm dhe besnikë. Në lidhjet intime u mungon romantizmi, por nëse Kau gjen partnerin e duhur e dashuron marrëzisht. Kau nuk e duron dot mashtrimin, ndaj bëhet shkatërrues për personin që e mashtron.

Personat e kësaj shenje janë shumë punëtorë dhe nuk e humbasin kohën kot. Njerëzit kanë shumë besim tek të lindurit e kësaj shenje. Në shoqëri ata janë të besueshëm dhe kanë miq të vërtetë. Dallohen për organizatorë të mirë dhe janë shumë të rregullt.

Persona të famshëm në shenjën e Kaut janë Charles Chaplin, Napoleon Bonaparti, Johann Sebastian Bach, Paul Newman dhe Clark Gable

Kau në vitin 2014

Jemi në vitin e Kalit dhe siç dihet Kau ashtu si Kali jeton në një fermë. Por duket se Kali është më i privilegjuar nga njerëzit se sa Kau, ndaj ky i fundit mund të bëhet xheloz për Kalin.

Mes tyre marrëdhëniet nuk janë shumë të mira. Në horoskopin kinez, Kau është shenjës Toke, kurse Kali shenjë Zjarri.

Karriera

Viti 2014 është i mbarë për karrierën e njerëzve që i përkasin shenjës së Kaut, ndaj ata e përqëndrojnë vemendjen tek karriera. Nëse do të dalin probleme në marrëdhëniet profesionale Kau i përballon me ndihmën e të tjerëve.

Karriera e Kaut do të jetë shumë më e mirë se gjatë vitit 2013. Njerëzit e shenjës së Kaut janë shumë punëtorë dhe nuk ankohen lehtë. Për këtë arsye shefi i ngarkon me punë jashtë orarit dhe kanë pak kohë të lirë.

Paratë

Fati në para për vitin 2014 për Kaun është pak a shumë i njejtë me vitin e kaluar.

Ai mund të kërkojë një punë të qëndrueshme apo rritje rroge. Nuk këshillohet të investoni, por mund të investoni në pasuritë e paluajtshme.

Dashuria

Njerëzit e shenjës së Kaut kanë marrëdhënie të mira me të tjerët dhe mundësi për takime sentimentale gjatë vitit 2014. Marrëdhëniet dashurore të Kaut në 2014 do të jenë të vështira, pra do të jetë e pamundur për lidhje afatgjata dashurore.

Nëse jeni i dashuruar apo i martuar kushtojini më shumë vemendje partneres. Dashuria tek njerëzit e shenjës së Kaut është plot dyshime, kritika dhe pakënaqësi. Ndaj ju këshillohet të jeni tolerantë, të pranoni dhe të falni personin që ju dashuron. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur konfliktet mes jush.

Shëndeti

Kau di si të kujdeset për shëndetin. Megjithatë nëse udhëtoni gjatë vitit 2014 duhet të kujdeseni për shëndetin.

Ju këshillohet të jeni të kujdesshëm nëse ngisni makinën, që të shmangni aksidentet. Gjithashtu ju këshillohet të bëni ushtrime fizike dhe të pushoni më shumë këtë vit. (Eda Merepeza)

--------------------------------------------------------------------------------

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China