Sivjet është 10-vjetori i pranimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Sipas njoftimeve, numri i ndërmarrjeve me investime të huaja të regjistruara në Kinë arriti në 730 mijë. Numri i investime të huaja në Kinë zë vendin e parë për të dhjetin vit radhazi në vendet në zhvillim. Një funksionar i Ministrisë së Jashtme të Kinës u shpreh se Kina do të vazhdojë të marrë masat, për të garantuar në mënyrë konkrete të drejtën e konkurrencës së barabartë të ndërmarrjeve me investime të huaja dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të këtyre ndërmarrjeve.
Kohët e fundit u zhvillua në Pekin konferenca e përfaqësuesve anëtarë të sesionit të 5-të të Shoqatës së Ndërmarrjeve me Investime të Huaja të Kinës. Kryetari i kësaj shoqate që sapo u largua nga ky post, Shi Guangsheng tha se gjatë 10-vjetëve të Kinës në OBT, ndërmarrjet me investime të huaja kanë patur zhvillim të konsiderueshëm në Kinë.
Deri në fund të tetorit të këtij viti, numri i ndërmarrjeve me investime të huaja të regjistruara në Kinë arriti në 730 mijë. Vëllimi i përgjithshëm i i investimeve të huaja arriti në 1.2 trilion dollarë amerikanë. Numri i investime të huaja në Kinë zë për të 10-in vit me radhë vendin e parë në vendet në zhvillim.
Shi Guangsheng u shpreh se ndërmarrjet me investime të huaja janë bërë një pjesë e rendësishme përbërëse e ekonomisë së tregut kinez, duke luajtur rol të rëndësishëm për nxitjen e rritjes së shpejtë dhe të vazhdueshme të ekonomisë kineze dhe për nxitjen e krijimit autonom. Përveç kësaj, ndërmarrjet me investime të huaja kanë krijuar shumë mundësi punësimi, kanë zbatuar përgjegjësinë shoqërore dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Kinës dhe për krijimin e shoqërisë harmonike.
Aktualisht në ekonominë e brendshme dhe të jashtme ekzistojnë shumë pasiguri, ndërmarrjet me investime të huaja përballen me uljen e rritjes së kërkesave, dhe në shumë sfida në uljen e shtimit të eksportit dhe në rritjen e kostos së krahut të punës.
Ministri kinez i Tregtisë Chen Dëming u zgjodh në këtë konferencë si kryetari i ri i Shoqatës së Ndërmarrjeve me investimeve të huaja. Ai u shpreh se gjatë 5 vjetëve të ardhshëm, Kina do të vazhdojë më tej hapjen me botën e jashtme, për të nxitur zhvillimin e thellë të bashkëpunimit midis ndërmarrjeve të brendshme dhe jashtme.
Kina do të angazhohet për nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm të ndërmarrjeve dhe të përshtatjes strukturore dhe do t'u japë ndërmarrjeve me investime të huaja më shumë raste në industrinë e prodhimit me cilësi të lartë dhe në bujqësinë moderne. Përveç këtyre, krahinat perëndimore të Kinës dhe 128 zonat e shfrytëzimit të teknologjisë me nivelin e shtetit do t'i japin bashkëpunimit ekonomik midis Kinës dhe vendeve të huaja një platformë të mirë.
Ai u shpreh përsëri se Kina do të ngrejë më tej nivelin e hapjes me botën e jashtme në industrinë e shërbimeve, të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, me qëllim që ndërmarrjet me investime të huaja të gëzojnë një trajtim të barabartë kombëtar. (Sihai)