Nga 28 nëntori deri më 9 dhjetor zhvillohet në Durban të Afrikës së Jugut Konferenca e 17-të e nënshkruesve të Konventës Kuadër të OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës. Para fillimit të kësaj konferenceje, Kina ka publikuar një punim me temë "Projekti i punës për kontrollin e shkarkimit të gazës serrë për vitet 2011-2015", ku paraqitet se Kina do të kërkojë tregun e karbonit, duke filluar nga tregtia e pakësimit të shkarkimit të karbonit me iniciativë.
E ashtuquajtura "tregtia e pakësimit të shkarkimit të karbonit me iniciativë" do të thotë që individët ose vetë kompania blen me iniciativë kuotat e shkarkimit të karbonit, që të balancojë vëllimin e shkarkimit nga ana e tyre të karbonit. Përgjegjësi kryesor i Informacionit i Uebsajtit të Energjisë të Kinës Han Xiaoping është i mendimit se prova në tregtinë e karbonit do të jetë një shtysë e re dhe do të ndihmojë që e gjithë shoqëria t'u kushtojë më shumë rëndësi teknologjive të pakësimit të shkarkimit të tij dhe do të ndihmojë në një ulje të mëtejshme të shkarkimit të karbonit në Kinë.
(......1 Han)
"Një numër ndërmarrjesh kanë kryer në kohë dhe madje edhe më herët detyrat e pakësimit të shkarkimit, ndoshta si rrjedhim i përdorimit të teknologjive e pajisjeve të përparuara. Ndërkohë që ka ende ndërmarrje që nuk i kanë kryer detyrat e tyre në kohë. Prandaj, ato që nuk investojnë për pakësimin e shkarkimit dhe që nuk kryejnë detyrat përkatëse, duhet të blejnë kuota nga ato që kryejnë detyrat. Një metodë e tillë tregtare do të nxitë shoqërinë të investojë më shumë fonde në teknologjitë për pakësimin e shkarkimit të karbonit dhe, më tej, të nxitë përparimin e të gjithë shoqërisë."
Specialisti përkatës vuri në dukje se qeveria duhet të përcaktojë sipas ligjit kuotat e pakësimit të shkarkimit të karbonit dhe kjo është kusht paraprak i krijimit të tregut të tregtisë së karbonit. Në të ardhmen, sektori përkatës administrativ duhet të hartojë standardin më të lartë në intensitetin e shkarkimit të karbonit, d.m.th. deri më 2020 vëllimi i shkarkimit të dioksidit të karbonit për njësi PBB-je të jetë ulur 40-45% në krahasim me atë të vitit 2005 dhe në këtë bazë të përcaktojë kuotat konkrete për çdo ndërmarrje. Kështu do të nxitet tregtia e karbonit midis ndërmarrjeve.
Nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Reformës e të Zhvillimit të Kinës Xie Zhenhua bëri të ditur më 22 nëntor në Pekin se tregtia e karbonit do të fillojë nga disa rajone të posaçme.
(......2 Xie)
"Fillimisht, do të bëjmë provë në tregtinë e karbonit dhe në bazë të tyre dhe të eksperimenteve, do të përpiqemi që të zbatohet në mbarë vendin sistemi i tregut të tregtisë së karbonit. Kina nuk ka përvojë në zhvillimin jeshil me karbon të ulët, prandaj do të përcaktojmë 5 provinca dhe 8 qytete si pika eksperimentale dhe shpresojmë se do të përhapet ky sistem në bazë të pikave eksperimentale."
Mësohet se në vitin 2013 Kina do të zhvillojë eksperimente të tregtisë së të drejtave të shkarkimit të karbonit në provincat Guangdong, Liaoning, Hubei, Shenxi e Yunnan si dhe në 8 qytete si Tianjin, Chongqing, Shenyhen, Xiamen, Hangzhou, Nanchang, Guiyang dhe Baoding. Nga këto pika eksperimentale kërkohet që të paraqesin objektivat e tyre dhe masat konkrete të kontrollit të shkarkimit të gazit serrë në rajon.
Më 13 nëntor, kompania e pasurive të paluajtshme Hongtai SH.P.K. kreu në Bursën e Mjedisit të Shangait tregtinë e karbonit, i pari rast në fushën e arkitekturës kineze dhe gjithashtu e para tregi në Kinë e zhvilluar sipas "Standardit të Kinës mbi Pakësimin e Shkarkimit të Karbonit me Iniciativë". Ky standard me autoritet ndërkombëtar hartohet nga Kina sipas rregullave ndërkombëtare dhe prahohet nga tregu kinez dhe ai i huaj. Mësohet se kësaj here Hongtai SH.P.K. bleu 2012 tonë karbon nga Grupi i Pajisjeve Mjekësore të Shangait, me çmim prej 38 juanësh për ton. Ky çmim ka disnivel të lartë me çmimin e tregtisë së karbonit në tregun ndërkombëtar. Lidhur me këtë, kryeshefi i Informacionit i Uebsajtit të Energjisë të Kinës Han Xiaoping analizoi:
(......3 Han)
"Ngaqë ndodhemi në fazën e kërkimit dhe tregu nuk është zhvilluar akoma, prandaj ky është vetëm një çmim provues. Me t'u nisur tregu, do të nxirret një çmim që do të pasqyrojë tregun e vërtetë dhe pikërisht ky çmim objektiv do të përcaktojë edhe transaksionet në treg."
"Protokolli i Kyotos", i nënshkruar në vitin 1997, e konsideron mekanizmin e tregut si një rrugë të re të pakësimit të shkarkimit të gazit të serrës, që do të thotë: e drejta e shkarkimit të dioksidit të karbonit trajtohet një mall si gjithë mallrat e tjerë dhe me të mund të bëhet tregti. Vendet e zhvilluara përkrahin vendet në zhvillim në zbatimin e objektivave të pakësimit të shkarkimit të gazit serrë nëpërmjet blerjes së të drejtave të shkarkimit të karbonit, që të balancojnë vëllimin e shkarkimit të vetë të karbonit. Kjo rrugë e realizimit të pakësimit të shkarkimit karbonit quhet Mekanizmi për Zhvillim të Pastër. (CDM).
Kina ka marrë pjesë në tregtinë ndërkombëtare të karbonit kryesisht nëpërmjet objekteve CDM dhe ka qenë furzuesi kryesor i kuotave të shkarkimit të karbonit në tregun ndërkombëtar. Kështu vendet e zhvilluara kanë ngritur gjithnjë e më shumë kërkesa ndaj Kinës në pakësimin e shkarkimit. CDM ësht mënyra e tregtisë së karbonit, e përcaktuar nga "Protokolli i Kyotos", kurse tani fakti nëse do të vazhdojë të jetë në fuqi ky protokoll apo jo ka shkaktuar debate të ashpra. Z. Han Xiaoping është i mendimit se nuk është e arsyeshme kërkesa e vendeve të zhvilluara të cilat i kërkojnë me detyrim Kinës të pakësojë shkarkimin e karbonit, me pretekstin se Kina zë përqindjen më të madhe në tregun CDM.
(......4 Han)
"Kina duhet të ndjekë rrugën e pakësimit të shkarkimit të karbonit me iniciativë, jo me detyrim. Në fakt, vjet të gjitha sistemet e pakësimit të shkarkimit u hartuan nga vendet perëndimore, duke përfshirë blerjen e kuotave kineze në shkarkimin e karbonit. Nëse do të vazhdojë sistemi i "Protokollit të Kyotos", Kina do të marrë përsipër më shumë përgjegjësi."
Tregu evropian i tregtisë së karbonit, që filloi nga viti 2005, ka qenë lideri i tregut ndërkombëtar të karbonit dhe duke përbërë afro 80% të tregtisë globale. Sipas parashikimeve të bëra kohët e fundit, tregtia globale e karbonit do të arrijë vëllimin prej 3.5 trilionë dollarë deri në vitin 2020, shifër kjo do të kalojë tregtinë e naftës dhe që do të bëhet tregu më i madh i energjisë. Kinës do t'i duhet të bëjë shumë përpjekje në këtë treg. (Wang Lei)