PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, niveli i borxhit të administratave vendore është në përgjithësi i sigurt
2011-10-28 20:33:47 cri komenti juaj Printoni

Paralajmërimi i rrezikut të mosplotësimit të përmasës së borxhit nga Evropa dhe ShBA-ja ka tërhequr vëmendjen e madhe të administratave vendore të Kinës për sa i përket problemit të borxhit të vetë atyre. Rezultati i auditimit tregon se deri në fund të vitit 2010 borxhi i administratave vendore të Kinës ishte 10.72 trilionë juanë. Kjo shifër është një tregues i fortë që niveli i përqindjes së borxhit të administratave vendore të Kinës është në përgjithësi i sigurt. Por përmasa e financimit të borxhit të administratave vendore duhet të mbahet e kontrolluar brenda një sfere të sigurt nëpërmjet risive në administrim.

"Traktati i Mastrihtit" i Bashkimit Evropian e ka përcaktuar nivelin e alarmit të përqindjes së borxhit të sektorit publik në 60 %. Ky është një tregues relativisht i autoritetshëm për matjen e rrezikut të borxhit të sektorit publik. Në të vërtetë, përqindja e borxhit të sektorit publik vendor në Kinë duhet të jetë në masën 50 % - 55 %.

Prandaj Kina ka aftësi të parandalojë dhe të zhdukë kërcënimin e sjellë nga rreziku i borxhit në nivel vendor. Për sa u përket disa rreziqeve të pjesshme, duhet të shtohen pandërprerë fondet rezervë për kreditë e këqija të bankave. Administratat vendore mund të krijojnë shumë "mjete për mbrojtjen nga zjarri", duke përdorur fondet e emergjencës dhe kapitalet e bashkërenduara. Edhe ngritja e potencialit kompleks të vendit siguron më shumë mjete për parandalimin e rrezikut.

Sipas statistikave të Komisionit Rregullator të Bankave të Kinës, deri në fund të qershorit të vitit 2010 kreditë e platformës kombëtare për financimin vendor arritën në 7.66 trilionë juanë, duke e ngritur shumë nivelin e parandalimit të rrezikut.

Rezultati i auditit tregoi domosdoshmërinë për nxitjen e krijimit të "sistemit të financimit vendor". Sektori i auditit propozoi që të përmirësohen ligjet dhe rregullat përkatëse, me qëllim që tejdukshmëria e borxhit të administratave vendore të jetë më e lartë.

Për sa u përket risive në administrim, për shkak se sistemi i buxhetit qendror nuk mund të tregojë gjendjen e ndërlikuar në nivel vendor, krahinat e ndryshme mund të shohin vetë mundësinë e krijimit të formave konkrete të buxhetimit dhe mënyrat e financimit e të administrimit të buxheteve e të borxheve vendore. (Hai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China