PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kufizon nxjerrjen dhe eksportin e mineraleve të rralla
2011-01-27 21:24:11 cri komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, Ministria kineze e Tregtisë, njoftoi pakësimin e sasisë së mineraleve të rralla për vitin 2011. Sipas të dhënave, eksporti do të pakësohet me 10%, ndërsa sasia e parë e eksportit të mineraleve të rralla është 14446 tonë. Ekspertët thonë se pakësimi vjen si pasojë e politikës kineze për një standard të rreptë në mbrojtjen e mjedisit.

Minerale të rralla, është emërtimi i përgjithshëm për 17 elemente metalesh. Këto metale janë tepër të rëndësishëm për produktet e teknologjisë së informacionit, industrinë biologjike, energjinë dhe për mbrojtjen kombëtare. Në të njëjtën kohë, mineralet e rralla, luajnë një rol shumë të rëndësishëm për bujqësinë, industrinë kimike, materialet e ndërtimit etj. Ndryshe ato quhen edhe "vitamina industriale".

  Tani, sasia e rezervës së mineraleve të rralla është 100 milionë tonë në botë dhe vetëm Kina ka 36 %. Por për një kohë të gjatë, Kina ka furnizuar mbi 90 % të kërkesave botërore.

 Nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve të rralla mund të sjellë pasoja të mëdha për mjedisin. E pikërisht për të mbrojtur mjedisin, vitet e fundit, Kina ka rregulluar sipas ligjeve rendin e nxjerrjes së këtyre mineraleve. Të gjitha masat merren për të ruajtur mjedisin ekologjik, burimet natyrore dhe për pakësimin e ndotjes. Pritet që këto masa të ndikojnë për një shfrytëzim sa më të gjatë dhe efektiv të burimeve me minerale të rralla.

  Për furnizimin e gjithë botës me këto minerale, Kina ka paguar një çmim të lartë. Në zonat më të ndotura, uji i pijshëm përmban sasi të tepërt fluori dhe madje kafshët shtëpiake ngordhën për shkak përzierjes së barit me mbetjet.

Doktori Lu Xiaodong, nga fakulteti i tregtisë ndërkombëtare në Universitetin Zhongshan tha:

"Ne kemi paguar çmim të lartë. Tani, përpunimi, pasurimi dhe ndarja mineralit, shkatërron mjedisin. Prandaj, kjo është një arsye e rëndësishme që Kina ta kufizojë nxjerrjen e mineraleve të rralla."

  Në vitin 2009, rezerva e Kinës ishte 36 milionë tonë, apo 36 % e sasisë së përgjithshme të globit. Ndërkohë sasia e pasurimit të mineraleve të rralla në Kinë, ishte 120 mijë tonë apo 97 % e sasisë së përgjithshme të prodhimit botëror. Ndërkohë u vu re se disa vende që kanë rezerva të madha të mineraleve të rralla në botë, nuk merren fare me pasurimin e tyre. Doktori Lu Xiaodong, sqaron se gjatë procesit kimik të ndarjes së mineralit, shkaktohet ndotje e madhe dhe kjo është një nga arsyet që vende të ndryshme nuk dëshirojnë ta pasurojnë mineralin.

  Për ndarjen e mineralit, si lëndë e parë që përdoret më shumë, është acidi sulfurik. Gjatë procesit të pasurimit, sasia e madhe e acidit shkatërron tokat e punueshme ndërsa dëme pëson dhe atmosfera."

Pikërisht për të mbrojtur mjedisin natyror, vitet e fundit, qeveria kineze pakësoi sasinë e pasurimit dhe eksportit të mineraleve të rralla. Gjithashtu ekzekutivi, ka marrë masat e duhura kufizuese për nxjerrjen, pasurimin dhe shitjen e këtyre mineraleve.

  Në vitin 2010, nxjerrja e mineralit u pakësua me një të katërtën e sasisë së vitit 2009. Kështu, sasia e pasurimit të mineraleve të rralla, u pakësua 23 % në vitin 2010 dhe në vitin 2011, sasia e eksportit të Kinës do të pakësohet edhe me 11.4 % se në vitin 2010.

Qeveria kineze kontrollon burimet minerare dhe e konsideron të drejtë sovrane, në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Kufizimi i eksportit për burime të rëndësishme natyrore është gjithashtu metodë që aplikohet edhe nga vende të tjera.

 Arsyet e reduktimit të eksportit për mineralet e rralla i tregon edhe zyrtarja kineze, Wang Caifeng:

"Qeveria kineze ka rregulluar sasinë e eksportit për mineralet e rralla jo me qëllim reduktimin e eksporteve, por për arsye se Kina ka paguar një çmim të lartë me dëmtimin e mjedisit dhe konsumit të burimeve natyrore. Përveç këtyre, edhe Kina ka vetë shumë nevojë për këto minerale, ndaj është normale që të reduktohet eksporti i tyre. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China