PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Grupi "Acer"
2011-01-06 21:04:25 cri komenti juaj Printoni
Grupi "Acer", që është krijuar në vitin 1976, është marka e dytë e kompjuterit personal në botë dhe furnizuesi i dytë i kompjuterëve portativë (lap-top). Që nga viti 2009, me epërsinë e çmimit dhe të cilësisë, "Acer" ka zënë gjithmonë vendin e dytë në botë.

Grupi "Acer" merret kryesisht me kërkimin studimor, projektimin, shitjen dhe shërbimin e lap-topit, kompjuterëve, monitorëve LCD , si dhe produkteve digjitale për përdorim familjar etj.

Në vitin 2009, të ardhurat nga shitja të këtij grupi arritën në afro 18 miliardë dollarë amerikanë. Në të janë të punësuar 6600 punonjës që punojnë në të katër anët e botës dhe produktet e tij shiten në mbi 100 vende dhe rajone të botës.

Grupi "Acer" nuk ishte që nga fillimi tregtar i dytë i kompjuterit në botë, por në bazë të përpjekjeve të shumta dhe deri në vitin 2009, filloi të marrë suksese të dukshme dhe u bë me të vërtetë tregtari i dytë i kompjuterit në botë.

Grupi "Acer" prodhon dhe shet kryesisht këto produkte me marka si Acer, Gateway, Pakkard Bell, E-machine, Founder etj.

Marka "Acer" zë absolutisht vendin e parë në tregjet e Evropës dhe Afrikës. Marka "Gateway" zë vendin e tretë në tregun e SHBA-së. Edhe marka "Pakard Bell" shitet mirë në tregun evropian. Strategjia e Acerit me shumë marka filloi të korrë suksese në treg.

Marka Acer zë vendin e parë në këto vende: Itali, Spanjë, Austri, Holandë, Zvicër, Çeki, Rusi, Portugali, Belgjikë, Danimarkë, Poloni, Hungari, Slovaki dhe Bosnjë-Hercegovinë. Përvec këtyre, Evropa është tregu më i madh i Acerit në botë.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China