PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Makineri metalprerëse: Kina ndodhet në nivelin e parë
2010-08-23 21:06:59 cri komenti juaj Printoni
Shoqëria Aksionare me Përgjegjësi të Kufizuar e Makinerive të Mëdha Digjitale "Qiqihar", që ndodhet në provincën Helongjiang të Kinës Verilindore, quhet "pararojë e sektorit të makinerive metalprerëse" të Kinës. Treguesit përkatës teknologjikë të 6 produkteve të reja të prodhuara dhe të studiuara nga ajo kanë arritur në nivelin e përparuar ndërkombëtar. Vitet e fundit Shoqëria e Makinerive të Mëdha Digjitale "Qiqihar" ka importuar, marrë dhe rikrijuar një sërë teknologjish të përparuara ndërkombëtare prodhimi. Sot niveli teknologjik dhe aftësia e saj prodhuese renditen në radhët e para në nivel botëror. Produktet e kësaj shoqërie eksportohen në mbi 30 vende ose rajone të botës.

28-vjeçari Zhang Lei është një kryeprojektues i shoqërisë së sipërpërmendur. Vitin e kaluar grupi i punës i drejtuar nga ai kreu projektimin e një makinerije të re metalprerëse. Treguesit e funksioneve kryesore të këtij produkti arritën në nivelin e përparuar ndërkombëtar. Zhang Lei i tha gazetarit se risitë e pandërprera teknologjike u dhanë projektuesve të rinj më shumë raste për t'u përgatitur.

"Jam i nderuar që m'u dha mundësia të drejtoj dhe të kryej punën e projektimit të makinerisë metalprerëse me saktësi të lartë. Në atë kohë nuk e mendoja se do të emërohesha kryeprojektues, pasi kisha vetëm disa vjet që isha diplomuar. Unë projektova 7-8 vepra, duke studiuar materiale projektimi me vëllim të madh. Projektuesit e vjetër me përvojë të pasur më bënë shumë propozime racionale. Me përpjekje të përbashkëta ne përfunduam vetëm brenda një muaji punën e projektimit. Unë vendosa të punoj gjithmonë me këmbëngulje në këtë fushë."

Pas grumbullimit të përvojës shumëvjeçare, kjo shoqëri e prodhimit të makinerive ka një grup teknikësh të dalluar. Li Wei Wei është një prej tyre. Vitin e kaluar shoqëria "Qiqihar" hartoi një numër projektesh të makinës dhëmbëzuese të tipit të ri. Megjithëse veteranët i vlerësuan lart këto projekte, saktësia teknologjike e prodhimit të makinës dhëmbëzuese është shumë e lartë. Li Wei Wei e mori menjëherë përsipër këtë detyrë, duke analizuar disa ditë me radhë hollësitë e këtyre projekteve. Ai tha :

"Në atë kohë mendoja vetëm kryerjen e prodhimit të makinës dhëmbëzuese, sepse ajo ishte një makinë e re. Kjo makinë ka kërkesë për saktësi shumë të lartë, domethënë gabimi duhet të jetë zero. Trysnia e punës ishte shumë e madhe. Ne bëmë llogari shumë të sakta për çdo të dhënë dhe punonim me kujdes të madh. Më në fund arritëm suksese!"

Në Shoqërinë Aksionare me Përgjegjësi të Kufizuar të Makinerive të Mëdha Digjitale "Qiqihar" talente si Zhang Lei dhe Li Wei Wei nuk janë të pakta. Para 10 vjetëve Shoqëria "Qiqihar" u kushtoi rëndësi të madhe përgatitjes së talenteve dhe risive teknologjike, duke zhvilluar reformën e sistemit të shpërblimeve dhe duke marrë shumë masa konkrete për inkurajimin e të rinjve.

Gjatë vetëm disa vjetëve Shoqëria "Qiqihar" ka arritur përparime të dukshme në projektimin e teknologjive thelbësore dhe prodhoi në mënyrë të pavarur mbi 80 produkte të reja. Në vitin 2009, një shoqëri në Chengdu të Kinës bleu 3 makineri metalprerëse të kësaj shoqërie, për prodhimin e pajisjeve të rënda të prodhimit të energjisë elektrike me erë, duke i dhënë kështu fund historisë së Kinës të mbështetjes te importi për pajisje të tilla.

Siç dihet, sipas mënyrës tradicionale të projektimit dhe të prodhimit, produkteve të reja u duhen 2 vjet që të prodhohen. Tani Shoqëria "Qiqihar" mund t'i mbarojë këto vetëm brenda 6 muajve. Drejtori i përgjithshëm i kësaj shoqërie, z. Liu Jian Rong, tha se ata kanë krijuar Qendrën e Prodhimit Fleksibël - reparti më i madh moden i prodhimit të makinerive metalprerëse në Azi. Atje u shtuan edhe mbi 10 pajisje të përparuara në botë. Kjo do të shpejtojë më tej prodhimin e produkteve të reja.

"Kjo qendër e prodhimit fleksibël është një qendër e përparuar prodhimi në botë. Kjo tregon se niveli i industrisë së prodhimit të makinerive i vendit tonë ka arritur përparim të madh në ndërrimin dhe përmirësimin e produkteve dhe se industria e prodhimit të makinerive e vendit tonë ka pasur përparimin rrënjësor në prodhimin e tipit të linjës së prodhimit fleksibël."

Gjatë intervitës gazetari mësoi se, nën ndikimin e krizës financiare botërore, në shumë shoqëri të prodhimit të makinerive të mëdha, u ul sasia e shitjes së produkteve. Në rrethana të tilla disa produkte të përparuara dhe me vlerë shtojce të lartë të Shoqërisë "Qiqihar" u pritën mirë prapësëprapë nga tregu. Edhe vëllimi i prodhimit është shtuar vazhdimisht. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China