PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritu me ne
2010-03-01 21:09:10 cri komenti juaj Printoni

Ekspozita Botërore e Shangait do të organizohet nga 1 maji deri më 31 tetor të vitit 2010. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Ekspozitë Botërore të Shangait të vitit 2010 është përcaktuar më 11 korrik të vitit 2006 dhe Shqipëria nënshkroi me Kinën kontratën e pjesëmarrjes në dhjetorin e vitit 2008. 5 maj ishte dita kombëtare e Shangait në Ekspozitën Botërore të Shangait.

Me hapjen zyrtare të Ekspozitës Botërore të Shangait të vitit 2010 u hapën njëri pas tjetrit pavijonet me karakteristika të ndryshme, duke hapur perden e tyre misterioze për të pritur vizitorët nga vendet e ndryshme të botës. Tema e pavijonit shqiptar është "Rritu me ne" dhe qëllimi i tij është njohja e vizitorëve me një Shqipëri në zhvillim nga ana historike, kulturore, energjetike dhe turistike.

 

Më datën 3 maj në mëngjes pavijoni shqiptar, që ndodhet në ndërtesën e dytë të përbashkët të Evropës, u hap zyrtarisht për publikun.

 

Muri i jashtëm i pavijonit shqiptar është në ngjyrën e flamurit kombëtar, ngjyrë të kuqe. Mbi të, me ngjyrë të bardhë, është shkruar në gjuhën angleze "Albania,grow up with us" ("Shqipëria, rritu me ne").

 

Pavijoni ka dy kate dhe ndahet në disa pjesë. Me të hyrë brenda, të bie në sy imitimi i një kështjelle, që përfaqëson kulturën e vjetër dhe qëndresën e shqiptarëve. Brenda kështjellës ndodhet një fotografi e madhe e Butrintit të lashtë, ndërsa në frëngjijtë e saj ka pamje nga vende të tjera me vlerë arkeologjike, historike, etnografike e arkitekturore, si Apolonia, Berati, Gjirokastra, Kruja etj.

 

Pasi kalojmë historinë dhe kulturën shqiptare, na del përpara natyra e bukur e Shqipërisë: qielli i kaltër, retë e bardha dhe malet e larta. Shqipëria quhet edhe "vendi i shqiponjave", pasi pjesën dërrmuese të saj e zënë malet. Prandaj shumçka shqiptare është e lidhur ngushtë me malet. Përveç natyrës, paraqiten edhe zhvillimi dhe potencialet e Shqipërisë në fushën e turizmit, infrastrukturës, energjisë së gjelbër etj.

 

Po të ecim më tej na del përpara një shatërvan dhe sipër tij është një reliev i hartës së Shqipërisë, të cilën duket sikur shatërvani e lag me ujë, këtë burim jete. Shatërvani rrethohet nga breza drite në ngjyrat e ylberit. Këto drita janë me teknologjinë LED, prandaj ndryshojnë pandërprerë, duke e bërë ylberin të duket më i bukur dhe duke simbolizuar larminë e jetës së qytetit. Pastaj, disa shkallë të ngjitin në kat të dytë, që është edhe maja e ylberit. Nga ajo lartësi mund të shohim në një ekran të madh zhvillimin e madh që ka arritur Shqipëria në vitet e fundit, si edhe jetën e ardhshme të bukur.

Ambasadori i Shqipërisë Maxhun Peka ka pritshmëri të mëdha për pavijonin shqiptar:

 

"Për mua është kënaqësi e veçantë që edhe Shqipëria përfaqësohet me një pavijon dinjitoz. Në pavijonin e vendit tonë, vizitorët kinezë do të njihen me një Shqipëri në zhvillim, një Shqipëri turistike, Shqipëri që po integrohet në Evropë".

 

Përfaqësuesi i Firmës Shqipëtare Albi

nvest që përgjigjet për punën e përgatitjes së pavijonit, u tha gazetarëve se gjatë disa muajve të fundit firma e tij ka bashkëpunuar ngushtë me palën kineze dhe është shumë e kënaqur me ecurinë e punëve për ndërtimin e pavijonit.

 

Sipas tij, vizitorët do të ndiejnë nga afër historinë dhe kulturën e Shqipërisë, sidomos zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë së sotme, dhe për këtë ai ndihet krenar.

 

Si mike e vjetër e Kinës, pavijoni i Shqipërisë është pritur shumë mirë nga vizitorët kinezë

 

Ka ardhur miku i vjetër, pa tjetër duhet të shikojmë, Ekspozita Botërore zhvillohet për herë të parë që prej më shumë se një qind vjetëve që ka filluar të zhillohet, është një gjë shumë e rëndësishme për ne, kemi shumë dëshirë për të parë pavionin shqiptar.

 

5 maji do të jetë Dita e Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë, që do të jetë edhe e para ditë pavijoni kombëtar në Ekspozitën e Shangait. Siç mësohet, me këtë rast do të vijë posaçërisht një ansambël artistik nga Shqipëria për t'ia shtuar ngjyrat pavijonit, ndaj le të presim më shumë mrekulli.

 

Shpresojmë se interesi i vizitorëve për pavijonin e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë i madh edhe në ditët e tjera në vijim të ekspozitës dhe që më shumë njerëz të njihen me një Shqipëri plot forcë e gjallëri, e ardhmja e së cilës do të jetë edhe më e bukur. (Vera, Çang Çuo, Artan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China