PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Haibao: Ju rrëfej për ekspozitat botërore të kaluara
2010-02-24 20:08:10 cri komenti juaj Printoni
Ekspozita e parë botërore është Ekspozita Industriale Botërore që u organizua në vitin 1851 në Parkun "Hajder" të Londrës, ishte. Në atë ekspozitë anglezët që kryen revolucionin industrial ekspozuan mbi 100 mijë eksponante, si motori me avull me fuqi të madhe, lokomotiva, vinçi etj.

Koka-kola është një pije e preferuar nga shumë njerëz, por a dini se ajo u bë e famshme nga ngjitja e saj në skenën e Ekspozitës Botërore të Nju-Jorkut në vitin 1964. Përveç kësaj lindi në këtë ekspozitë edhe mendimi strukturor i parkut "Disney", ku ëndërrojnë të luajnë shumë fëmijë të botës.

Rakia kombëtare e Kinës – rakia "Maotai" - mori medaljen e artë në Ekspozitën Botërore të Panamasë në vitin 1915. Lidhur me fitimin e medaljes së artë nga rakia "Maotai" në këtë ekspozitë është përhapur gjerësisht një histori legjendare: Në atë kohë rakia "Maotai" ishte paketuar me vazo balte dhe ishte ekspozuar së bashku me produktet bujqësore si liri, soja, vaji ushqimor etj., prandaj nuk kishte tërhequr vëmendjen e vizitorëve. Në atë kohë do të përfundonin së shpejti vlerësimet e pijeve alkoolike në këtë ekspozitë dhe për rakinë "Maotai" nuk pyesnin fare njerëzit, prandaj punonjësit pjesëmarrës kinezë në këtë ekspozitë ishin mërzitur shumë. Një ditë disa anëtarë të jurisë erdhën për vizitë në pavijonin e ekspozitës, po në atë kohë një punonjësi kinez i lindi një ide e mençur: ai ngriti lart një vazo me raki "Maotai" dhe e hodhi në tokë, ndërkohë aroma e këndshme e rakisë mbizotëroi në gjithë pavijonin, duke tërhequr shumë vizitorë dhe duke mahnitur anëtarët e jurisë. Kështu rakia kineze "Maotai" në fund u shpall fituese.

Përveç produkteve tekniko-shkencore më të përparuara dhe koncepteve më prijëse në botë, në ekspozitat botërore ndërtimi i pallateve me karakteristika të ndryshme ishte shumë tërheqës. Në fakt krijimtaria arkitekturore ishte gjithmonë një pikë e ndritur në ekspozitat botërore. Për shembull, në ekspozitën e parë botërore Pallati i ekspozimi ishte ndërtuar me materiale hekuri dhe xhami, dukej i ndritur e i tejdukshëm, prandaj quhej nga njerëzit "Pallati i kristaltë". Një shembull tjetër, Kulla Eifel është një nga ndërtimet urbane në Paris, por a dini se ndërtimi i saj buroi nga Ekspozita Botërore e Parisit në vitin 1889. Në Ekspozitën Botërore të Shangait në vitin 2010 Pallati Kinez me karakteristika kineze me figurën e kapelës antike, boshti rrugor i Ekspozitës Botërore dhe arkitektura të tjera të përjetshme do të mbeten patjetër të famshme në historinë e ekspozitave botërore.

Ekspozita Botërore e Shangait është edicioni i 41-të, është hera e parë që Kina organizon këtë takim madhështor dhe është gjithashtu hera e parë që organizohet në vendet në zhvillim. Tema kryesore e Ekspozitës Botërore të Shangait këtë vit është: "Qytet, që jeta të bëhet më e bukur". Tani popullsia qytetare rritet me shpejtësi duke arritur gjysmën e popullsisë së gjithë botës, prandaj rruga e zhvillimit të qytetit në të ardhmen do të mbetet një problem që duhet menduar medoemos nga njerëzit. Besojmë se konceptet, shkenca e teknologjitë, si dhe produktet lidhur me jetën me karbon të ulët, me kursim të energjisë e me pakësim të lëshimit të gazit do t'ju ndriçojnë syrin patjetër.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China